E marte, 28.05.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Or? bukurshkrimi

E enjte, 14.05.2020, 02:10 PM


ORE BUKURSHKRIMI

Mbi librin me poezi të Sabit Abdylit

NGA DRITA LUSHI

Ndërsa ky libër me ra në dorë në ver? të vitit të shkuar,munda ta shfletoj e lexoj së fundmi,në prag të datlindjes së autorit!
Sabiti jeton në Zelandën e Re,po mendja dhe shpirti,kanë mbetur atje në vendlindje,kujtimet i zgjojnë mall,dhe malli bëhet vargje për shumëçka…
Libri ndahet në gjasht
? cikle,1- Daullet e lagura,2 -Në kopshtin kuq e zi,3-Ku bren Miza hekur,4- Cicmic me vetveten,5- në krye te vendit,6-fundi i p?rrallës!
Shtrirja kohore e poezive të p?rfshira në k?te libër është e gjerë,ato janë shkruar përgjate viteve, që nga 1989, e deri në 2019, dhe tematikat po ashtu janë të ndryshme dhe  të ndërthurura me gjendjen emocionale të autorit .
Poezia e Abdylit është jo rimuese,por në varg të lire dhe shprehshmëria është më e gjerë në këtë formë.
Permes poetit,shohim njeriun dhe jeten e tij,madje m
? shum? se një poet, lexojmë një njeri, sepse poezia e tij është e vërtetë,reale, nuk filozofohet as ëndërrohet,ajo ësht? fakti dhe ngjarja hedhur në vargje.
Poeti i k
?ndon vendlindjes,motr?s,nën?s,flamurit,Kosov?s,Shqip?risë,t? parëve,fshatit të lindjes,kujtimeve të  rinisë,pastaj vetë titulli i librit ka një titull sinjikativ “Or? bukurshkrimi”,ndoshta se kujtohen kohrat më të bukura e t? pafajshme të f?mij?ris? e rinisë,sepse ato kohra jan? një poezi e pashkruar.
Poeti  shkruan ,kritikon , dënon po asnj
?here nuk ështe i ashpër,ai di t? thotë me varg atë që shqetëson shum? njerëz,dhe prek vese shqet?suese,të shoqërisë.
Kur i kendon Kabashit vendlindjes se tij,ai sikur bëhet  tjeter njeri,
“jete e çiltër fshatçe,
burrat fjalëpakë
nënat rrisin fëmijët
mbështjellë me bajrak”

Poeti jo vetëm që d
?non veset,por është dhe i drejtë në gjykim,dhe thot?: “të njoh e nuk mund të hesht” në poezinë “Të njoh”,duke mos b?rë kompromis me veset e ndryshme,ndonse mund t’i njoh? personat;
“K?nga ishte vet
ë nëna” shkruan autori në poezin? dedikuar nën?s,duke shprehur atë adhurim  të pamatë,për qenien më të dashur në botë!
Ai ka dhe poezi p
?rkushtim q? u kushtohen personave të veçantë me emër e mbiem?r si R.Ymerit,B.Zymberit Kadri Luzh?s,Haxhi Muhaxherit etj ku shpreh,mirënjohje dhe respekt p?r veprat e tyre!
Gjithnj
ë autorin e shqetëson qenia larg vendit:
“…as dimri dimër
as vera verë
larg teje Kosovë
stina e rëndë plumb
as unë nuk jam unë”

Tek poezia “Kosovë” autori ka një temp të fuqishëm,të ritmit dhe fjalës dhe duket haptazi dashuria e tij e munguar,Atdheu!
Tokë e lulëkuqeve- e cilson poeti Kosovën,vulkan,lavë e valë!
sepse “malli çan shpirtin si heshtë”-shkruan ai.
N
? poezinë “Portret njer?zish të munguar” shkruan “…Nuk shitet/nuk shtiret/nuk blihet/nuk di çështë kleçka..”madje duket sikur e merr malli per të takuar njerëz t? till?,që gjithnj? e m? shumë jan? të rrallë!
Ndersa mbesa diçka speciale për t
?,merr krahasimet ma t’bukura në  vargje:
”fytyra e saj si diell m
?ngjesi,
magji nga qielli zbritur,
ëmb?lsir?,
gurgullim? kroi n
ë mal,
më e bukura fjal
?”
Largimi nga vendi yt gjithnj? ësht? një mund?si ekonomike më shum?, por ka një kosto t? madhe sepse të mungon gjuha jote,njerzit q? flasin të njejtin alfabet si ty,vendet;
Thonë kur je larg, ke mall dhe p
?r ferrat, dhe po keshtu autori nuk ben perjashtim dhe e beson plotësisht kete, kur Sabiti  shkruan” Atdheu dhimbja e parë”
Ka plot poezi që mund t
? veçosh nga ky libër si: At? ditë kur po nisesha ushtar,Let?r,Gratë(hyjnesha q? nuk braktisin jetën, rilindin e me duart e tyre rrisin),Lule Maji,N?nëmadhja e për tu mbyllur me “Melodi jete”ku shohim nj? tablo sa vetë jeta,t? dashur si rinia,te çmuar si dashuria dhe t? shtrenjtë si dhembshuria;
Është nj
? vëllim i plot? dhe i sakt? poetik,ku ke çfare të gjesh,t? n?nvizosh,të ruash,t? rilexosh dhe të mesosh!


G
?zuar DatLindjen Poet e suksese!

Drita Lushi
Tirane 13 maj 2020



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora