Kulturë
Doli nga shtypi libri “Besimi Politik në Kosovë” i autores Dr. Ermira Babamusta
E merkure, 13.05.2020, 12:15 PM
Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) i autores Dr. Ermira Babamusta me shitje në Sh.B.A., Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Japoni, dhe Kanada. Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në Amazon si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni dixhital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet direkt nga uebfaqja e NY Elite Press në www.nyelitepress.com. Autorja planifikon që së shpejti t’a botojë edhe në shqip për organizatat, studentët dhe akademikët në Tiranë, Prishtinë, dhe Shkup.
Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe
trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci
tranzicionale?” duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. Dr. Babamusta ka kryer
dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna orgjinale me pyetësorë enkas për
ekspertët. Në vitin 2012-13 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës, dhe 40 të tjerë
në vitin 2017-18 për të bërë krahasimet e ndryshimit të
perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit politik në Kosovë. Pjesëmarrësit
në pyetësorët janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10 fusha kryesore, përkatësisht:
Asambleja e Kosovës, qeveria e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Ministria e
Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, OKB-ja, BE-ja, NATO,
media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Albanologjik.
Libri i kushton vëmendje periudhës para
pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besimin politik
nacional dhe internacional në shtatë fusha të besimit
politik: (1) besimi në qeveri, (2) besimi në politikanë (liderët në Kosovë si Presidenti dhe Kryeministri ), (3)
në sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë -
KSC), (4) besimi në polici (policia e Kosovës, KFOR), (5) besimi në organizata
ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e
Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në media/TV.
Rezultatet tregojnë një ndryshim të dukshëm
midis besimit politik në institucionet vendore nga ato ndërkombëtare.
Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në Kosovë, duke e
krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për vitin 2018.
Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ato me vendbanim jashtë shtetit kishin të
njëjtin nivel të mosbesimit në qeverinë e Kosovës. Kurse të huajt treguan një
nivel më të lartë të besimit në qeverinë e Kosovës në krahasim me shqiptarët.
Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel
të ulët në qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe
Policia e Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO
mori përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77%
dhe OKB-ja vetëm me 51%.
Rreth Autores:
Para pozitës si drejtoreshë e fushatës
presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në
punët e jashtme në Kongresin Amerikan. Ermira fillimisht erdhi në Capitol Hill
për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark
Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara,
departamenti i paqes në Nju Jork.
Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në
Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy grada Master po në
të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtes Kombëtare”
nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së. Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit,
programi i Strasburgut, “Insititucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë.
Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve
si, Çmimi I Artë i Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar
Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid,
Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos,
Ekselencë në Lidership, etj.
Ermira Babamusta është autorja e "Besimi
Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale," (Political Trust in Kosovo:
Exploring Cultural and Institutional Dynamics), "Udhëtimi Legjislativ
i Diskriminimit në Punësim" (#1 në Botimet e Reja në Amazon, “The Legislative Journey of
Employment Discrimination”) dhe "Diplomacia dhe Shtetformimi i
Kosovës" (Diplomacy and
Nation Building in Kosovo).
Botimet:
Political Trust in Kosovo (Besimi Politik në Kosovë)
Botim shtypi në Amazon
https://www.amazon.com/dp/1734935405
Ebook
http://www.nyelitepress.com/books
The Legislative Journey of Employment
Discrimination (Udhëtimi Legjislativ i
Diskriminimit në Punësim)