Kulturë
Neki Lulaj: Një urim si hardhia e blertë
E hene, 11.05.2020, 11:00 AM
Neki Lulaj
Një urim si hardhia e blertë
Vëllait
tim
Si
kurrë
më
parë vëlla hardhitë m’u dukën me të bardha
jo
vitet në jetë,
por
jeta në vite ka kuptimin e vërtetë
Sa
shumë shporta
me
urime të djersitura avullonin kuq diellarta.
Sa
Shumë dashuri zgjohet në këtë
ditë të shenjtë
Dua
t’i
shtrëngojmë rripat e sinorëve të jetës së
jetuar
Se
motet
ikin
si uji nën urë e nuk kthehen....kurrë.
Shtatëdhjetë
e një kokrra rrush të ëmbla janë kaq
të ëmbëlsuar
të
shpejta,
të
largëta e të ngadalta me dritë e punë .
Të
shpejta si ëndërrat a pulëbardha mbi
oqean
Të
ngadalta
si
kërmill vreshte a si të atij që duket te
rrëzë lisi....
Do
të shtrëngoja shtatëdhjetë e një herë me kaq mall.
Sonte
më ngjan
si shtizë flamuri e bajrak fisi
Sonte
si kurrë më parë
Ti
cakërojmë nga largësia gota gëzimi
Për
jetën tonë
të
numërojmë brengat e urimet.
Të
kujtojmë uratat që na erdhën nga zemër prindi
Të
kujtojmë ndërkëmsave e kohës e territ në vite..
...
Lugina
e Bellës
të
bëhen për ty ujëvarë, lumë e det.
Le
të zgjohet
dashuria
prindërore e respekti vëllazëror.
Le
të bëhen
si
anija në lundrim mbi detin e qetë
a
si bjeshkë mbi leqet e pyllit që bleron
Ato
buzëqeshje
le
të përpëliten leqet e shpirtit si në qiellin kaltëror
e
thinjat
e bardha le t’i ngërrhatë jeta në kohë
Stinët
ikin
me turravrapin e munguar si akrepat në orë
Le
të mbeten
varur
mbi gozhdën e shekullit lart e poshtë
Të
mos harrojmë
hapin
e parë
që
hodhëm në atë prag të lashtë
ta
ruajmë si Dhiatën e Vjetër te kujtimi
..si
gurin e vatrës stërgjyshore që na ndez një mall
Një
bekim i shtrenjtë vëllazërimi..
9 Maj 2020