E hene, 09.12.2024, 07:01 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Dëshmi e gjallë historike shkencore

E enjte, 07.05.2020, 02:29 PM


DËSHMI E GJALLË  HISTORIKE-SHKENCORE

JANINA – QYTET SHQIPTAR

Nga Luan Kalana

Me ngacmoi kujtimet fotoja e derguar nga poetja Iskra Thomai, me te pavdekshmin, te madhin studjuesin e Folklorit Shqiptar, labin e aposionuar Fatos Merro Rrapaj, me te cilin beme disa ekspedita gjuhesore-folklorike, ne fshatrat kufitare me Greqine te Devollit, per te germuar e mbledhur folklorin dhe fjalet e vjetra te shqipes, nga banoret e ish  fshatrave shqiptare, 26 deri 38, te mbetura ne teritorin e shtetit Grek, pas copetimit te Shqiperise nga Fuqite e Medha  dhe aneksimit te shteve Fqinje Serbise dhe Greqisene vitet 1913 dhe 1926.

Kjo treve autoktone shqiptare, gati gjysma e Devollit te sotem, te quajtur Devolli i Siperm, toponim qe ruhet e sot, , me qender administrative qytetin Kostur (Castoria) e deri ne qytetin e Follorines, me grumbullimin e deshmive te gjalla  nga ish banoret e asaj zone shqiptare te mbetura ne fshatrat e sotem te Devollit, te regjistruara ne magnetofon, ne perfocuam tezen e nje deshmie dokumetare te gjalle te vertete te madhe historike mbare kombetare, se nje “Cameri e vogel, Devolli i Siperm” ne teritorin e shtetit Grek, packa se banoret, shqiptaret  i shperngulen ne ishujt grek te Egjes e sollen ketej banoret  e atjeshem.

Duke regulluar dhe evidentuar regjistrimie me magnetofon, me shenimet perkatese dorehkrime, Mamaja ime nderhyn papritur dhe befasoi Fatosin.

-E di, z.Fatos, qe Nenai im rahmet paste, ishte  nga Janina.

-Dale dale zonja Hysnije-, nderhyn studjuesi e ndepret punen duke degjuar folsen, me thote mua

-Ore Luan, po ne e paskemi gjahun ne shtepi, dhe kerkojme gjurmet andej kendej.

Mamaja ime leskoviqare  sot 91-vjeçare tek motra ne Elbasan, refente  me një kujtesë për t’u admiruar.

Ajo mban mend fare mirë nënën e saj.

“Fetije e quanin, ishte nga Janina, nga një familje tregtare çame, martuar me gjyshin tim nga Leskoviku, me vreshtarin tregtar, Nevrus Guda, i cili bënte tregëti në Janinë.” Fetija ishte një grua kapedane, trimëreshë, trupmadhe dhe bukuroshe. Ajo ishte vajza e vetme e tre vëllezërve, tregëtarë të dëgjuar të një familjeje të nderuar në qytet. Punonte si burrë, - kujton mamaja, - në vreshtë e në shtëpi, amvisë nikoqire e rrallë, të tëra punët, si brenda e jashtë. Ajo e ndihmonte shumë gjyshin i cili ishte një vreshtar dhe specialist në zierjen e rakisë dhe përgatitjen e verës. U lindën tre vajza, mamaja ime ishte më e madhja. Fatkeqësisht, vdiq para kohe, gjatë nje  lindje  duke lënë jetime tre vajz dhe djalin e vogel, për të cilin u kujdes ajo, mamaja ime si vajza me memadhe.

Pastaj gjyshi u martua prap me një grua të fisme nga Radati i Leskovikut, me tete Selimenë, siç e thërrisnin nipërit, e cila u kujdes për fëmijët jetimë njësoj si të ishin fëmijët e barkut të saj. Kur vdiq Fetija, e moren vëllezërit e saj dhe e mbuluan në Janinë. Gjyshit i mbeti peng. Kushedi sa herë më merrte babai, - kujton mamaja, - dhe shkonim te varri i saj, te varezat e shqiptarve, poshte kalase te Pashait(Aili PasheTepelens), me vone i zhduken ato vareza, bashke me banoret shqipatre qe i shperngulen. Babai qante fshehurazi meje si fëmijë. Janina është në breg të liqenit, në kodër është kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Aty poshtë ishin varret. Mamaja sjell ndërmend shtëpinë e vëllezërve të saj, në mes të qytetit, shtëpi trikatëshe ndërtuar me gurë. Kur shkuam në Greqi, në qytetin ish-shqiptar të Kosturit, kisha në plan të shkoja Janinë te varri i gjyshes sime, por nuk u realizua.

Nuk shkoi gjatë dhe qeveria greke i shpërnguli familjet shqiptare nga Janina në Anadoll të Turqisë, për më tepër vëllazërinë që mbante llagapin Çami e që më pas nuk do të figuronte më si mbiemër. Pas çlirimit, gjyshi mori nja tre shokë të besës dhe kaluan kufirin për të nxjerrë eshtrat e gruas së tij. Edhe varret i kishin rrafshuar grekët, kështu që nuk gjetën as nam e as nishan. Pas vdekjes së gjyshit, në demokraci, shkoi një nga dajat me mbesën në Turqi për të gjetur familjen e nënë Fetijes. Pas shumë peripecive mundën të kontaktojnë me disa nipa të saj, por të ftohtë e të turqizuar. Mamaja kujton me mall e nostalgji tete Selimenë (me vjen rëndë ta quaj njerkë), se ato e quanin nënë. Por nënën e saj Fetije, gruan çame të Janinës, e ka pikë në zemër. Unë e ngacmoj shpesh e i them të më tregojë për nënë Fetijen. Ajo tregon me nostalgji, pastaj fillon e qan…

Ja keshtu, me te madhin Fatos Merro Rrapaj, mblodhen, evidentuam dhe i derguam keto deshmi te gjalla dokumtare gjuhesore dhe folklorike ne Institurine e Folklori dhe te Gjuhesise, me titull -”Nje Cameri e vogel, ne Devolline Siperm”-F.M.R, bashke me studimin historiko -gjuehsor “Fjalet e shprehjet e ralla te vjetra te gjuhes Shqipe, ne treven e Devollit, Shqiperi” -L.K.(rreth 1200, te pastruara nga huazimet sllave-bullgare dhe turqizmat), te cilat me shkurtime te permbeledhura  i kam botuar ne Librat e mij.

Por, nje fatkeqesi e madhe Kombetare, ato u zhduken pa lene gjurme, me prishjen e ketyre Institucioneve  dhe arkivave dokumentare, kasetat dhe doreshkrimet tona dokumentare te gjalla, thesare te cmuara me vlera folklorike-historike kombetare.

Luan Kalana-Florida SHBA, ish Mesuses i Gjuhes Shqipe dhe i Letersise, Devoll



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora