Kulturë
Xhemaledin Salihu: Pjesë nga libri i D. Dediq
E merkure, 06.05.2020, 09:58 AM
PJESË NGA LIBRI: D.DEDIQ, ZHVILLIMI URBANISTIK DHE DEMOGRAFIK I JAGODINËS, SHEKULLI XIV-XX
/Jagodina
kishte: 60 shtëpi të krishtera, 160 shtëpi turke, 40 shtëpi arbanase dhe 30
shtëpi rome,8 hane, 6 kafene, 7 furra buke, sipas regjistrimit të popullatës në
vitet 80-ta, të shekullit XVIII./
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Në
fund të shekullit XII territory i krahinës së Moravës, Levçës dhe Belicës hyri
në kuadër të shtetit serb, i cili territor do të mbetet deri më ramjen e
shtetit të despotit nën pushtetin turk, më vitin 1459.
Në
shekullin 12, shkruan autori se në vendin ku sot gjendet Jagodina nuk kishte
vendbanim, me ndonjë emër, edhe pse nuk pati fakte për ta ta vërtetuar.
Mirëpo,
lugina e Moravës,pastaj vendi, në të cilin kryqëzohen dy rrugë me rëndësi
kishin kushte shumë të volitshme për ndërtimin e një vendbanimi edhe të vogël.
Në
Jagodinë, më vitin 1430 fillon ndërtimi i manastirit Joshanica, 12 kilometra në
perëndim të qytetit.
Gjatë
gjysmës së dytë të shekullit XV deri në
fund të shekullit XVI, Turqit vendosin qeverisjen e pushtetit të tyre në
Jagodinë. Pra, çthurren famullit dhe themelohen sanxhaqet, rajone
administrative-politike.
Gjatë
qeverisjes turke, për disa dekada të para, nuk ka aq shënime, mungonin burimet
historike.Pasqyre më reale për Jagodinën e atëhershme, japin regjistrimet turke
të popullsisë.
Kështu,
defterët e viteve 1476-78, cekin se Jagodina/fshat/i takonte kadillëkut të
Bërvenikut, në të cilën kishte 101 shtëpi robë/raje/ dhe 4 vejusha, 26 shtëpi
vllehe, e tjerë, por nuk përmendet asnjë shtëpi turke dhe shqiptare.
Regjistrimi
i vitit 1516 regjistron ramjen e popullsisë: 98 shtëpi robë/raje/, 26 të
pamartuar dhe 2 vejusha.
Sipas
autorit, popullëzimi i kësaj treve me popullatë muslimane fillon kah shekulli
XVI.Jagodina, në këtë kohë fiton statusin e kasabës /qytet I vogël/dhe ate e
merr në administrim Dervish-Beu, Jahjapashiqi.
Pos
kësaj, Jagodina, dalëngadalë fillon të marrë pamjen orientale me hamame, me
hane, me xhamia, me çeshme, me sahat-kulla, e tjerë. Por më i bukuri në këtë
kasabe ishte saraji me oborrin e Dervish- Beut.
Aty
kah viti 1555 ndërtohet një xhami e re në Jagodinë, ndër më të bukurat në
Ballkan.
Më
vitin 1560 në xhami varroset Dervish-Beu dhe xhamia e merr emrin e tij.
Popullata
serbe, e cila gjendej në anën e majtë të Belicës, grumbullohet rreth kishës dhe
merrej kryesisht me zanate dhe bujqësi. Edhe pse pati shumë privilegje
popullata serbe nga administrate turke, ajo me kohë u zvoglua, kështu gjatë
viteve 60-ta të shekullit XVI ra në 40 shtëpi dhe 22 meshkuj të pamartuar,
ndërsa popullata muslimane u rrit në 110 shtëpi, prej tyre vetem 25 djem të
Abdullahut.
Autori
shkruan se në shekullin XVI filloi një islamizim i pashallëkut të Beogradit dhe
se popullata locale, e cila nuk donte të islamizohej dhe ikte nga Jagodina në
fshatra për rreth, manastire dhe pjesët veriore.
Regjistrimi
i popullatës ndodhi gjatë sundimit të sultan Muratit/1574-1596/ në Jagodinë:
114 shtëpi, prej tyre 77 të krishtera, 27 shtëpi muslimane, prej të cilave
vetëm të 8 shtëpi të djemëve të Abdullahut. Këtu te shtëpitë e krishtera,
sigurisht janë llogaritur edhe shtëpitë e shqiptarëve të krishterë dhe shtëpitë
e shqiptarëve muslimanë në vete, sepse regjistrohej popullata sipas përkatësisë
fetare e jo edhe kombëtare.
Ky
regjistrim tregon se në Jagodinë bie numri i shtëpive dhe popullatës muslimane,
sipas autorit.
Udhëpërshkruesi
turk, gjeografi dhe historian Evlija
Çelebija, në vitin 1573 udhëtoi për
Carigrad dhe për Jagodinën thotë se i kishte 1.000 banorë, pa e treguar
raportin e populates të krishterë dhe ate muslimane.
Autori
shkruan se më vitin 1697, Porta i
urdhëroi vezirit të Beogradit, Bujuk Xhafer-pashës që në Jagodinë të vendos 150
familje arnaute dhe t’i ndaj nga 5 grosh ndihmë shtetërore. Mirëpo shtohet
pyetja prej nga erdhën këto familje shqiptare, sepse autori nuk e përmend
burimin.
Në
fillim të viteve të 80-ta të shekullit XVIII, në të gjithë territorin e
pashallëkut të Beogradit, Austria organizon shërbimin informativ që të mbledhin
shënime mbi kështjellat turke, komunikimet turke, rrethanat ekonomike dhe
demografike, mbi disponimin e popullit dhe të tjera.
Një
regjistrim i tillë tregon se në Jagodinë kishte: 60 shtëpi të krishtera, 160
shtëpi turke, 4o shtëpi arbanase dhe 30 shtëpi rome,8 hane, 6 kafene, 7 furra
buke.
Nahia
e Jagodinës filloi të zhvillohet gjatë dekadës së fundit të shekullit XVIII,
kështu në Jagodinë kishte më shumë popullatë turke, pastaj kishte Arbanasë,
Romë, Ebreitë, Grekë, Cincarë dhe Serbë.
Sipas
autorit, më shumë popullatë turke kishte, sespe këtu bënin pjesë të gjitha
grupet e islamizuara të Ballkanit.
Poashtu
sipas autorit, Arbanasit i shërbenin turqëve si roje e besueshme e karaullave,
si përcjellës të karavaneve, si patrollëxhi të natës e tjerë.
Në
Jagodinë, më 1790 përmendet Mëhalla e Arnautëve. Romët-muslimanë u sollën nga
Lindja e Afërtë, Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia.
Më
1804, Jagodina me Kryengritjen e Parë serbe u çlirua dhe filloi të popullëzohet
nga Serbët e nahisë, nga Nishi, Leskoci, Vranja, Metohija dhe Maqedonia.
Në
periudhën prej vitit 1815 deri më 1832, nga Jagodina shpërngulet popullata
turke, në jug të Nishit dhe për Bosnje, ndërsa ajo popullohet me Serbë nga
Serbia Jugore, Kosova, Maqedonia, Bosnja, Dalmacia.Kështu sipas autorit
zvogelohet popullata turke, por edhe e Jagodinës.