Kulturë
Brahim Avdyli: Gjuha simbolike shqipe dhe gjuhët e tjera konvertuale
E marte, 05.05.2020, 02:11 PM
GJUHA SIMBOLIKE SHQIPE DHE GJUHËT E TJERA KONVERTUALE
(I)
-“Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëherë kur do të
marrin pjesë në shkrim shqiptarët”
Maximilian Lambertz
Nga Brahim
Ibish AVDYLI
Sa për të njoftuar publikun tonë lexues, po ua tregojmë peripecitë tona me gjuhën e parë e të folur të njerëzimit, gjuhën e vjetër, që është gjuha shqipe.
Disa thonë se ajo është
shkruar nga Kongresi i Manastirit,
më 1930, e disa thonë se ajo ka qenë e shkruar edhe më përpara, p.sh. nga
Sumerishtja. Një analist të përkryer të saj e kemi në Shqipëri, e ai është miku
im, Anastas Shuke. Disa të tjerë
thonë se fillon të shkruhet nga Sankskritishtja. Ate e ka studiuar Petro Zheji. Ndër pasuesit e tij, po e theksoj
Agron Dalipajn...
Është e vështirë që të
lexohen mirë vizatimet e para, grafikat apo shenjat Thotit, pra gjërat e vjetra mija vjeçare. Qindra herë kthehemi në filllim.
Mija vjet më parë, kur
ka filluar të flasë njeriu, e cila mund të quhet nga disa personalitete, e
njërin nga këto personalitete po e parafrazojnë me fjalët e mira e qëllime të
vërteta, ka qenë një gjuhë imituese e zhurmave natyrore, të cilën Fredi Balaj e quan si gjuhë onometopeike, të kuluar e
gurgulluese, praktike dhe njërrokshe, sugjestionuese dhe dehëse,[1]
si një oqean nga i cili formohen gradualisht provat e para të folura të
njerëzimit. Në këtë kohë fillon gjuha e parë e njerëzimit, por gjuhëtarët e
botës nuk kanë mendime të përbashkëta. Një pjesë e tyre janë rob të shkrimeve
të vjetra, të nxjerra në opinion. Në radhë të parë, janë gjuhët artificiale. Ato kanë lindur shumë më vonë në histori
dhe e kanë pasur qëllimin shkatërrues për gjuhët paraprake.
Mjerisht, pjesa dërmuese
e shkencëtarëve bien pré e literaturës së lexuar greko-italiane. Ka gjuhëtar më
të mirë e që janë shqiptar, si Spiro
Kondo, Niko Stylo, Arif Mati, Eqrem M. Zenelaj, Mëhill
Elezi, Dhimitër Pilika, Muharrem Abazaj, Anastas Shuke, etj. Anastas
Shuke, e deshifron gjuhën shumerike,
përafërsisht 5300-5200 vite, pra 3300-3200 vite p.e.s., ndërsa, për veten time, jam zhytur në deshifrimin e alfabetit
diellor, para gjuhës shumerike. Thonë se shkronjat e Vinçës, janë diku 6000
vite p.e.s.
Kodi i zbërthimit të
këtij misteri të mbarë njerëzimit, zë fill me Fjalën. Zotri Kastriot Melyshi,
na e thotë:
“Çdo fillim
ka të bëjë vetë fjalën. Në Bibël shkruhet se <fjala ishte e para dhe me
te u bë gjithçka>...”[2]
Në fakt, gjuha shqipe ka qenë në fillim, në zanafillë, fjala e parë e Biblës, të
shkruar në gjuhën shqipe, “Nephillim”, ndonëse është përkthyer në 2000 e
sa gjuhë të botës, por këtë thënie shqipe dhe gege nuk ka mundur askush që ta
përkthejë.[3]
Dokumentohet pra se gjuha shqipe ua ka
dhënë të gjitha gjuhëve të tjera rrënjët e veta, të cilat kanë lindur në
radhë të parë nga gjuha shqipe, e ka
marrë prej tyre këto fjalë me shtesa e papashtesa. Pa e njohur etimologjinë,
nuk mund t`i studiojmë mirë këto gjëra të gjuhësisë.
Do të kthehemi më vonë
te etimologjia dhe gjuhësia, por në radhë të parë të themi se pas
Kongresit të Drejtshkrimit, të mbajtur në Manastir, sot nën Maqedoninë Veriore,
me 1930, thika e dytë në zemrën e kombit shqiptar, vie nga këto dy “disciplina shkencore”, gjuhësia dhe etimologjia
zyrtare e gjuhës shqipe, e cila mbikëqyret prej armiqve më të afërt me
shqiptarët, në radhë të parë të të ashtuquajturëve “greko-serbë”; dhe e të tjerëve varg e vi, nga bota, deri te
organizata ndërkombëtare, si OKB-ja, që e ka venë në listën e gjuhëve “të vjetra” gjuhën ruse, si “gjuhë zyrtare”, e nuk e marrin apo nuk e njohin gjuhën e parë të botës e të
njerëzimit-gjuhën mëmë, gjuhën
shqipe.
E dimë se Sorrosi është multimiliader i botës, por ai qe disa apo dhjetra
vite finacon mafiet serbo-greke për ndarë në mes tyre kombin shqiptar dhe për
ta sunduar Serbia e Greqia, përndryshe do të zhdukeshin si më të parat shtete.
Zatën, ato i mbishikojnë “studiusit”
shqiptarë dhe i dirigjojnë me duar të padukshme e indirekte, edhe “studiusit” e “mëdhenj” shqiptarë, si Eqrem Çabej, Anila Omari e Kolec Topalli,
të cilët nuk e njohin etimologjinë
dhe e nxjerrin "shkencërisht"
shqipen 93% të huazuar dhe 7% e lënë në diskutim.
Nuk jemi të parët që
kemi polemizuar gjatë këtyre viteve, madje një pjesë e jona është bërë themeluese
e Akademisë Alternative Shkencore, që
të kemi mundësi të konstatojmë mirë ndaj Kolec Topallit, Anila Omarit, e të
tjerëve, si pjesëtarë të Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë.
Po ua rikujtoj njëherë një
nga shkencëtarët e albanologjisë, Akademikun e Shkencave dhe të Arteve të
Kosovës, Akad. Prof. Dr. Idiz Ajetin,
i cili thotë:
“Gjuha, si dihet, është një mrekulli e madhe, që e ka
krijuar njeriu.”[4]
Pra, gjuha është e para
që ia ka bërë të mundur njeriut që të dallohet nga bota shtazore dhe të quhet
njeri, që di të mendojë e të flasë. I
dituri do t`ua lë porosi përvojën e mirëfilltë të të gjitha gjeneratave
paraprake dhe ta shprehë madje me shkrim
miliona vite përpara gjeneratave të reja, në vazhdimësi. Njeriu i kohës
sonë nuk e lodhë mendjen apo nuk e futë në punë aspak kokën të sqarojë
shkencorisht pse na quajnë dardano-albanë,
i pari fis nga territori i Yllirëve,
me trekendëshin NISH-SHKUP-SOFJE, i
cili ka qenë tekstualisht trekëndëshi më i mirë i krijimit të parë të gjuhës
sonë, gjuhës shqipe[5].
Aq më pak, ata nuk i studiojnë mirëfilli iliro-shqiptarët,
sikur të zgjoheshin më vonë e flasin jerëm, prej gjumit shekullor. Kjo po na kthen
vetëm në fillim të shkrimit. Kodi i
zbërthimit të çdo misteri lidhet me fjalën, si p.sh. te Petro Zheji, i cili thot se në qendër
të librit të tij është “Fjala”. si në
librat e shenjta.[6] Çdo libër i feve fillon me fjalën, shkrimin e leximin. Askush deri
më sot nuk e ka ditur se në 12 pllakat e
zmeraldit jeshil, të formuara prej një materiali, të cilave nuk u dihet përmbajta, e as që mund të asgjësohen, kjo
sentencë së pari thuhet.
Në të vërtetë janë të
bëra në atë material i cili mund t`u rezistojë të gjitha elementeve dhe
substancave të botës, por në krye të tyre i kanë të shënuara fjalët profetike: “Lexo
dhe mëso!”. Drita mbrenda
ndërgjegjes të atij që di të lexojë përsëri rizgjohet, sepse drita e madhe, që
është brenda njeriut, brenda zemrës, është drita e gjëdhendur në ato pllaka
zmeraldi.
Këta pllaka sot janë
qarta. Në radhë të parë janë sjellur në shqipen tonë e gegërishte, të
përkthyera të gjitha pllakat origjinale, nga Dr. Maurice Doreal; në gjuhën italiane nga Elipo Lupo, e në gjuhën shqipe nga Skënder Hushi, i ndihmuar nga fëmijtë e tij, Erini dhe Romina, të shkruara prej Thotit të Atlantidës,
12.000 vjet p.e.s., i shpëtuar nga
përmbytja e Atlantidës, në mes të Britanisë së Madhe, Irlandës e Islandës
dhe Amerikës. [7]
Këto pllaka, të cilat mbahen ende sekret nga shtetet që i ruajnë,
janë të mbushura me shenjat e gjuhës së
parë simbolike të Thotit të Atlantidës nëpër të gjitha portat e këtyre simboleve, shkrimeve me alfabetin fonetik të tij, janë çelësi për të hyrë tek e vërteta, tek
e drejta, tek hyjnorja.
Në të vërtetë, këto janë fusha mendimesh. Të gjitha ligjet e rregullat që
evoluojnë midis njeriut material, shpirtëror e intelektual e fuqizojnë dëshirën
e mëtutjeshme të dijes e studimit. Neve na futë pakrahasimisht etja për dijen e
vërtetë, për diturinë e saktë, për njohjen sa më shkencore, për DRITË, për
Diell, anipse nuk na e “dëshirojnë” në
radhë të parë armiqtë e pakursyer, të cilët nga veriu e jugu çdo minutë të
vetëdijes së tyre nuk i kursejnë të na e kthejnë kokën mbrapsht, pra në mosdije. Këtë etje të madhe nuk na e
japin as shqiptarët “shkencëtarë” e
as të huajtë, që kanë filluar vonë t`i kthejnë sytë nga kombi i shkapërderdhur
nga robëria e pa shpirtë rreth e rrotull tij. Po e themi se ajo mund të
dokumetohet në histori, me Lojërat Olimpike, 776 vite para lindjes së Krishtit,
pra 2796 vite prej këtij viti, sepse
armiqët tanë bëjnë përpjekje për të na lënë në “shekujt e errët”[8]
dhe të fillojmë prej botimit në gjuhën artificiale “greke” dhe “latine”, të
cilat kanë dalur prej shqipes, por e vjedhin këtë kohë dhe këto akte. Nuk u
dashka që ta njohim të vërtetën!...
E vërteta është e vërtetë, sepse çdo
lakim nga kjo ka të bëjë me lakimet e qëllimta, me gjënjeshtën e të pavërtetën.
Në radhë të parë e kanë harruar “dijetarët”
se kush janë ata që na kanë quajtur neve “albanë” , e studiusit e çështjes së
albanologjisë, “albanolog”. Gjuha shqipe ka filluar të thirret nga latinët "gjuha
albane" apo "Albanensis-e", ndërsa "Albaniorum"-
shqiptarët dhe "Albania"-Shqipëria.[9]
Mos të harrojmë ato që i thashë më parë dhe kanë qenë të dhëna edhe në faqen
time provizore, me të gjitha gabimet ortografike. Në të vërtetë, mos i harroni
disa shkencëtar, si Maximilian
Lambertz, me këtë thënie në krye të
këtyre artikujve shkencor, apo të G. W. Leibniz, e të tjerë, që na i hapin sytë të shikojmë më tutje, apo më thellë, në
kohëra më të vjetra. Po e marrim edhe një, nga kohët antike, Gaius Plinius Sekundus, i cili ka thënë
se “ilirët e kanë krijuar të parin
alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Ate e kanë patur
nëpër duar prej themelimit të kësaj gjuhe (latine) dhe gjuhëve të dalura prej
latinishtes, të krijuara më vonë.[10]
Normalisht, nuk e përsërisin tjetër, përderisa nuk e thonë vetë shqiptarët.
Siç e thotë Akad. Prof.
Dr. Idriz Ajeti, në këto qëllime nuk
duhet të kemi as fijen më të vogël të tendenciozitetit dhe ta arrijnë nëpërmes
të punës sonë sistematike, dhe pikërisht ata që janë të zhveshur nga
paragjykimet.[11]
Çdo trajtim fillon nga gjeneza. Në këtë rast, nga gjeneza e parë e
gjuhës shqipe. Niset nga hipoteza, nga ha-mendejt e njeriut, çka e ka bazë
mendjen e njeriut, që di të mendojë e të shqyrtojë. Njerëzit e mëdhenj japin
ato që ua zë mendja, si mendime e konkluzione të tyre, me aq sa e njohin dhe e
dinë ata. Në lidhje me shkencën e historisë e të gjuhësisë, këto janë hipotezat e njeriut. Një
hipotezë që nuk dëshmohet e vërtetohet si mendime të vërteta të njerëzve për
këtë çështje, nuk ngrehen në teori. “Historia është mësuesja e jetës”, e
thotë fjala e urtë latine. Ka mendime të shumta në botë për këtë çështje të
gjenezës. Midis shkencëtarëve të ndryshëm të botës nuk mund të ketë pajtime të
mira e të menjëhershme, por duhet të bëhen prova sa më të vërteta e sa më shkencore,
që të arrihet një gjë e tillë.
Zgjidhja vie vetëm nga shkenca, siç thoshte Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, sepse të painformuarit
mund të ngatërrojnë çështjen, ashtu siç ndodhë me shumë probleme nga fusha e
historisë e gjuhësisë, edhe me vetë çështjen e gjenezës së gjuhës shqipe.[12]
“Studimi i trashëgimisë kulturore të një populli ka
për qëllim që përveç të tjerash, të dëshmojë vetëmohimet e tij të mëdha dhe
qëndresën në mbrojtjen e të drejtave vitale dhe themelore për një jetë të
denjë, njerëzore në trevat e tij të gjëra ku jeton me shekuj. Kjo është e
nevojshme para së gjithash për ngritjen e vetëdijes së popullit, sidomos të
brezit të ri.”[13]
Po e themi se janë të
paqëndrueshme shumica e gjykimeve të tjerëve për çështjen e studimit të së
kaluarës, në ate të cilën e kanë shkruar dhe po e shkruajnë mëtutje në librat e
historisë, kulturës, gjuhësisë, etimologjisë, apo edhe në zbulimet
arkeologjike, sidomos në parahistori, nga të ashtuquajturit “shkencëtar shqiptar”, por edhe botëror.
Harrojnë ata se iliro-pellazgët janë kombi i vërtetë i tërë njerëzimit të botës
dhe ai ua ka hapur sytë me anë të simboleve,
e të cilat janë forma e parë e shkrimit apo grafikës së tyre, me të cilat lidhet
koha e parahistorisë me kohën e epokës së re.
Nuk duhet te jemi
kokulur ndaj këtyre shkrimeve, të cilat gjenden dikund e na shqetësojnë,
megjithëse autorët aspak nuk i njohin gjërat e tilla, ose janë të “dërguar” përpara nga lëvizjet e tyre të
mendimit dhe nuk e njohin të drejtën e të vërtetën shkencore. Gjuha e mendimit të vjetër njerëzor ka qenë
mendimi simbolik, i shprehur me figura, me simbole, me grafika.
Shkencëtarët duhet t`i
njohin këto gjëra. Nuk duhet të nisen nga mënyra e papërkufizuar, pa e ditur se
prej ku janë nisur këta njerëz me këto gjykime. Nëse nuk e kanë zotëruar këtë
disciplinë shkencore, apo e kanë lënë kështu prej mungesës së njohurive, ose
prej rrugës së gabuar shkencore, e bëjnë me qëllim që ta shkatërrojnë këtë
gjuhë të vjetër, gjuhën shqipe, që është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët.
Siç shprehet Taulant Hatia, në
parathënien e veprës së Xhuzepe Krispit,
duke rekomomanduar shkrimin e tij të gjuhësisë e albanologjisë “Memoria sulla lingua albanese”, të
botuar në Palermo, më 1821, është gjuha
shqipe nëna e gjuhëve[14]
dhe kjo gjuhë jo vetëm që flitet ndër mija vjeçarë në Shqipëri, në Epirin Jugor
apo Çamëri, në Maqedoninë Veriore, në Kosovë (që ka qenë më madhe, si
Dardania), në Serbi, Malin e Zi, në Kroaci, në Italinë Jugore dhe Siçeli, në
Turqi, pjesërisht në Bullgari e në Rumani, por flitet më pak në vendet e tjera
të botës.
Ne, do të shohim këtë
gjë më vonë, sepse janë shumë vende që e kanë për bazë gjuhën shqipe dhe
harrojnë apo nuk e njohin shkencëtarët këtë gjuhë.
Nuk do mend se gjuha
shqipe është gjuha e vjetër, është gjuha mëmë për të gjitha gjuhët; është
baza e etimologjjisë së të gjitha gjuhëve prej Indisë e deri në
Amerikën Latine; është gjuha e shenjtë
fonetike e Thotit.
Kohët e fundit po vërtetohet se gjuhët e vjetra, psh. ajo shumerike
dhe gjuha shqipe janë nënë e bijë
dhe shumerikja është bija e shqipes.
Shkurt, po detyrohemi që
të bëjmë një sprovë të denjë të kësaj teme. A do ta shohin apo a do ta pranojnë
njëherë opinioni i gjërë shqiptarë e botëror vizionin tonë, kjo varet sa ne i
gjurmojmë këto tunele të paditura shkencore dhe se sa janë të shkëputur nga
politika ditore apo edhe nga injoranca që e ka mbuluar këtë shkencë të
njerëzimit. Shkenca nuk varet nga persiatja e jonë dhe nuk varet nga mendimi i
njeriut. Gjithçka që shkuhet prej atyre që quhen njerëz, janë mendime të
njeriut, qoftë i pasur apo i mëkëmbur, prej klasave skllavopronare e deri më
sot, të cilët i kanë mjetet në duar të tyre. Mendimi shkencor bazohet në teori të nxjerrura nga përvoja e gjatë e njeriut,
e cila, na është e vërtetuar tri herë si mendim shkencor, si “e saktë”. Atëherë,
kjo ka rrënjë të thella nga përvoja e gjatë njerëzore.
Çdo gjë që shkruhet nga njeriu, janë meditime të
njeriut. Shkenca bazohet mbi
fakte të dëshmuara, të shqyrtuara në të dhëna të dijeve e të së vërtetës. E vërteta e dijes, si ka thënë ndër të
parët, Thoti, nga përvoja e jonë e
hershme, është drita e vetëdijes sonë.
Thoti, i pari i njerëzve, iliro-pellazgë, që flet shqip, e asnjë gjuhë tjetër, edhe nëse ka lindur prej Nënës
e jo i ardhur prej ZOTIT, e çka është NJERI i takon NJERËZORES, prandaj njerëzorja
e ka DIJEN e DRITËN, si ZANAFILË të veten, është përfshirë e tëra në DIJE TË NJERIUT, pra ai DI, është U DI,
arbërisht, “Unë e DI”, siç thotë Xhusepe
Katapano:
a) u gdhi, agoi, u shfaq drita, u bë dritë;
b) unë di, unë i njoh.[15]
Do të shohim edhe në
vazhdimet tona...
[1] Fredi Balaj, “Gjuha që bota flet dhe simbolika e germave”, Fral 2000, Tiranë
2017, faqe 7.
[2] Kastriot Melyshi, „Shqipja
dhe e vërteta Biblike“,
Geer, Tiranë 2014, faqe 20.
[3] Shikone shkrimin tim, në faqen e „web“-it
provizor “Edhe njëherë për shqiponjën dhe
shqiptarët-I”, të dhënë në http://www.brahimavdyli.ch/shqiponja-dhe-shqiptarët-1/
.
[4] Akad. Prof. Dr. Idriz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore“, Akademia e
Shkecave dhe e Arteve
të Kosovës, libri 33, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Grafoprint,
Prishtinë 2006, faqe 155.
[5] Shikoni po deshët veprën time, Brahim
Avdyli, „Sondazhe për Kosovën dhe kufirin
e saj“, SHB „Lena“, Prishtinë 2019, faqet 36-37.
[6] Petro Zheji, „Shqipja dhe Sankskritishtja“, Vëllimi i parë, Tertiumdatur, Tiranë
2005, faqe 11.
[7] Skënder Hushi, „Thoti i pavdekshëm na zbulon Atlantidën“, EMAL, Tiranë 2009, faqe
13-14.
[8] Shikoni veprën historike të Arif Matit (Aref
Mathieu), "Mikenët-Pellazgët, grekët ose zgjidhja e një
enigme", Plejad,
Tiranë 2008, faqe 23.
[9] Lexone po deshët pjesën IX, në faqen time
provizore, „Evropa e Bashkuar dhe
Shqiptarët- Shpallime për Evropën e Bashkuar dhe Shqiptarët, prej gjenezës e
deri më sot“, pjesa e rishkruar e korigjuar, në http://www.brahimavdyli.ch , apo Engëll Sedaj,"Gjuha Latine, 10, për të gjitha
gjimnazet", Libri Shkollor, Prishtirnë 2011, faqe 234.
[10] Po aty, te ky artikull i imi, në faqen
provizore https://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-9/
.
[11] Akad. Prof. Dr. Idiz Ajeti, „Për të vërtetën shkencore”, e cekur më
lartë, faqe 14.
[12] Po aty,
faqe 21.
[13] Po aty,
faqe 22.
[14] Taulant Hatia, „Dy fjalë për autorin“ faqe 5-6, në veprën e Xhusepe Krispit, “Shqipja, nëna e gjuhëve/gjuha e lashtë e
zanafillës me të cilën fliste Homeri”, Plejad, Tiranë 2009.
[15] Xhusepe Katapano, "Thot-i
fliste shqip", Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 37.