Kulturë
Sinan Gashi: Trinia artistike e Agim Ramadanit
E shtune, 02.05.2020, 03:01 PM
TRINIA ARTISTIKE E AGIM RAMADANIT
(Në 57 vjetorin e lindjes)
NGA SINAN
GASHI
Nga se është quajtur edhe art diçka nga
manifestimi ushtarak, e dihet për atë
poetik dhe atë të pikturës, që të tria këto janë dhuntitë brenda që
qenje madhore njerëzore, që quhet Agim Ramadani, dëshmor i lirisë së Atdheut.
Por në madhështi sikur është edhe fatkeqësia: ato na lënë shpejt. Ikën nga kjo
jetë e zallahisë, duke lënë shembëllesën e modelit të të qenit Njeri por edhe
poet sa edhe piktor.
I. Arti luftarak i Agim Ramadanit
Njeri i përcaktuar që heret për t'u bërë
ushtarak, për ta dëshmuar një ditë këtë mjeshtri të veçantë dhe mjaft të
rrezikshme, vetëm për vendin e vet të robëruar aso kohe, mësyu Akademinë
Ushtarake në Zagreb drejtimi i komunikacionit) dhe e mbaroi atë me sukses sa
dhe me një përkushtim të rrallë. Agim Ramadani (3 maj 1963 – 11 prill 1999)
mësoi shumëçka nga mësheftësia dhe arti ushtarak, i përvetësoi ato deri në
finesa, duke menduar e ëndërruar përherë se një ditë kjo do i t’i duhej për
atje, në Kosovën e vet dhe për Kosovën që e deshti si askush tjetër. Me këto
synime dhe me një kënaqësi që jep mundësia e jetës që ëndrrën t'ia afrosh
realitetit, u rekrutua në ushtrinë shqiptare të Kosovës, në shërbimin e parë të
armës së këtij vendi. Atë punë e bëri pas një angazhimi të gjatë dhe të
pandalshëm nëpër Evropë, mes njerëzve tanë të përmalluar dhe të vetëdijes
kombëtare, që t'i shpjegojë se na duhet një mësymje në koalicion me
perendimorët për ta liruar Kosovën nga fara e keqe e sllavizmit, fizikisht dhe
shpirtërrisht, njëherë e përgjithmonë. Dhe Agim Ramadani fliste nëpër tubime,
dhe i besonin të gjithë për falët e ndezura flakë, për përcaktimin për
sakrificë, për siqeritetin që i ndriste në nurion e ballit të gjerë. Ajo i
vërehej po ashtu në sytë shkëndi dhe në pastërtinë e shpirtit. Ai kurrë nuk
mendonte as besonte në të keqen brenda vetes, brenda së vetës, brenda
bashkëkombasëve dhe bashkëluftëtarëve. Shikimin e mbnante vetëm përpara,
mësynte vetëm në një drejtim pa menduar për drojen prapa. Është moment i rrallë
historik, sikur thoshte veprimi i tij, që ta falë një herë në një shekull a më
gjatë, për të bërë diçka të mbarë për qenien tënde, për të thënë diçka me vlerë
e peshë po për vendin e të parëve tuaj. Ai kështu nuk bënte vetëm një
organizim, por edhe në stërivitje, edhe në veprimet ushtarake, në akscionet
luftarake. Të gjitha i bënte me një art veprimi, me një saktësi qëloimi dhe me
një bukuri planifikimi, në mënyrë që gjithçka të jetë e suksesshme por edhe
hijeshisë së atij arti të lashtë e përplot me rreziqe, që kur është kushtëzuar
veprimi luftarak. Madje i shkonte në menje arti luftarak i heroit tonë të madh
Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, fitorja e tij me pak mjete e ushtarë përballë
një ushtrie lubi turke. Aty ishte mençuria e mjeshtria e organizimit të tij e
jo gjithmonë forca. I bëhej sikur ka një ngjashmëri me disa raste, në disa
fronte. Por një e kishte të qartë, se edhe kështu, në ushtri e me armë,
asnjëherë nuk mund të ketë fitore të mbarë dhe hijeshi akcioni po të mos ishte
respektimi i linjes së veprimit, të organizimit shtetëror, ashtu siç u kishte
hije luftëtareve të vërtetë dhe idealistëve që kishin hyrë në front për të
vdekur e jo për të bërë lakadredha interesash të shëmtuara.
Ashtu veproi, ashtu hoqi barrën e rëndë sa
një shekull: gurin e kufirit që ndau dysh zemrën e mendjen tonë, dhe mbeti
lapidar kohërash për gjeneratat, që të dëshmoi konkretisht se si adhurohet
Atdheu, si luftohet armiku dhe si duhet sakrifikuar sinqerisht për vendin e të
parëve dhe të ardhmen e atyre që po do të vijnë më pas.
Kështu rrumbullakësohet pastaj vlera e
paluejtshme dhe e mbarë që do futet në historinë kombëtare si veprimi më
pozitiv dhe si akcion që e vlenë sakrificën e madhe aq sa është jeta.
Guri i kufirit të zi u rrokullis para këmbëve
të tij për mos t’u vënë kurrë më i tillë, guri ndares i trupit përgjysëm, i
shpirtit të plasaritur i dëshirave të gjeneratave të tëra. E hoqi ai këtë me
bashkëluftëtarë për të mbetur aksioni i madh në heqjen e barierave të vendosura
dhunisht me padrejtësitë që dashakëqinjtë e shqiptarëve i kishin vendosur.
Rënja e tij heroike, sikur tha: këtu unë jam
roje e përjetshme e dëshmisë së bashkimit të këtij kombi të ndarë pa dëshirën e
tyre. Ashtu mbeti si roje legjendare që natë e ditë nuk lë kënd më të afrohet
me qëllim të keq këtu, të vendos kufij të pengesave antinjerëzore dhe
antikombëtare.
II. Agim Ramadani, poet i mirëfilltë krijimtarie, ose dhuntia e dytë e
tij
Agimi dhuntinë e shkrimit, vargëzimit, e
kishte të lindur. Lexonte, po se po, por nuk ishte tërë ajo që e cyti të
krijojë poezi. Na bëhet se ngulfatja ndjenjore, kur nuk kishte mundësi të
thoshte publikisht atë që e mundonte, e shprehte kështu, duke arrië dy synime:
edhe ta nxirrte dyfin lehtësonte paksa shpirtin e ndjeshëm, edhe të arsyetoi se
shpirti i tij është edhe artistik. Kjo nuk është pasuri e rëndomtë e një
krijese njerëzore. Madje aq më pak e një ushtaraku, që e kishim menduar se i
thotë gjërat me një rreptësi natyre, ashtu troç, ashtu siç kërkohet nga profesionalisti.
Vargu i poezisë së Agim Ramadanit është
përplot mendime, ide e shprehje të bukura. Fjala e tij e zgjedhur reflekton
shumanësi preokupimi, duke rrëfyer të mësheftën e një bote të pasur ndjenjore –
artistike, që e manifestonte edhe në jetën e rëndomtë, edhe në atë të shërbimit
e edhe në këtë të krijimit.
Ajo që e cilësonte këtë poezi është
origjinaliteti dhe individualiteti krijues, sepse autori kishte dëshirë të jetë
unikat, të mos varet si jarg në kopjen ideore të askujt. Ashtu edhe realizoi krijimet
poetike, që nuk janë të pakta. Ç’është më e habitshmja për një ushtarak,
frymëzimi i tij krijon kontastin, nga e dinamizuara kah qetësia shprehëse, por
gjithmonë në brengën e njëjtë po të ushtarakut – bërja e diçkahes për vendin e
vet që priste nga këto gjenerata.
Pritje e thinjur
Në vaj të heshtur
Mbi myshqet e pikëllimit
Ushqen
Ëndrrat e ngjalljes
(Rekiuem)
Nëse nuk e ndjeh biografinë e tij, nuk mund
të konstatosh se si një ushtarak i karrierës, që ka ngrysur orët mbi projektet
e vrazhdësisë shërbyese profesionale, të ketë një shpirt kaq të butë, një
ndjenjë kaq njerëzore. Madje ai shpreh e edhe kulturën artistike, që pak kush e
ka edhe nga krijuesit e dëshmuar me vëllime të tëra.
Për një pikë
Ujë Kosove
Ëndrrat më këputën
Valët
Ngrihen peshë
(Për një pikë ujë Kosove)
Është me interes të thuhet se ai poezinë e
shkruan vazhdimisht, në muaj e vite të ndrzshme, për çka dëshmojnë diçiturat në
fund të ktijimeve. Ajo sikur e përcjell hap pas hapi, në hapësira e gjendje të
ndryshme emocionale. Sido që të jetë, strumbullari i interesimeve të tij është
i njëjtë, i qartë dhe i paluajtshëm: gjithçkaja që ka të bëjë me Kosovën, me
fatin e saj, me ardhmërinë që besohej se do të jetë e mbarë. Ai ka parandjenjën
edhe për fatin e vet, atë që e kishte përcaktuar për këtë truall.
Tani unë jam hi dhe hije nuk kam
Se kam ndërruar jetë askush nuk e di
Më kërkojnë pyesin kum kam mbetur
Në trupin tënd të brishtë jam shkrirë
Nuk jam tretur
(Në mungesën time)
Agim Ramadani, poet, i ravijëzonte lirinë në
letër, me shprehjen e fjalës së zgjedhur, nga se atë të projekteve ushtarake e
kishte në çantën e eprorit.
Ato që i tha me fjalë, si shprehje ose si
poezi, ato edhe i manifestoi në jetën e rëndomtë sado që ajo ishte ecje e rëndë
e hapave të historisë kombëtare.
Tinëzisht hyjmë shtigjeve të ujkut
Grykës dhelparake
Varre duke lënë pas
(Shtigjeve të ujkut)
Ky ishte kushtëzim i frymazënjes etnike,
momentit kur kishte arrirë çasti i një shpërthimi dhe veprimi përmbyllës.
Vetëm sa për mallkim e ofshamë kishte jetë
Ata të mbushur raki dhe epsh shtazarak
Në rreshtin e vdekjes përpimë pështymën symbyllur
Në luftën e sllavëve nuk ekziston njerëzorja
Sa për përmbyllje mendimi do thënë se
krijimtaria e tij poetike jep tëq kompletuar një personalitet të rallë, të
cilin vepreimi ushtarak ia dëshmon idealin e jetës, kurse arti i shprehjes ia
zbulon shpirtin e dhembshur dhe të zjarrtë njëkohësisht.
Të gjitha ato që bëri, kur ishte vetëm a kur
ishte me të tjerët, i bëri vetëm në emër të një qëllimi: idealit kombëtar.
Agim RAMADANI
DIÇKA E NEMUR PARA
BJESHKËVE
Le të shkyhet terri kur marshojmë drejt Majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera të djegura zgjohen në vargun e Nëntorit të Tretë
Me plumb filuam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrë të mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kokën e Skënderbeut e shuajmë etjen
Trimëria flakëron në kulmin e ëndrrave hëna
Lartësia e mendimit tejkalon breshëritë e plumbave
Kokrrat e mëdyshjes kaherë e bluan
Ndërmjet shtëpive të kallura të Dukagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije bërrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhojë e lëbyruar e mendimit
Diçka e nemur po fshihet para bjeshkëve
(Gusht, 1998)
III. Peneli artistik i Agim Ramadanit, apo dhuntia e tretë
Kur i mbetej një kënd i pambushur me jetë, me
art, atje ku nuk mbërrinte arti ushtarak e as ai i fjalës së bukur, Agimi
merrte penelin dhe plotësonte tërësisht një botë njeriu e artisti dhe
kompletonte kuptueshmërinë dhe bindjen tonë se kush është ky personalitet, cili
është veprimi i tij i jashtëm dhe cila është pasuria e tij ndjenjore nga
brenda. Vetëm kundur në këto forma del tërësorja e pagabueshme e konstatimit.
Peneli i Agim Ramadanit është përplot
emocione, me tone të theksuara ngjyrash që gjatë gërshëtimit japin çaste të një
bote të trazuar, momentet që nuk i kishim hasur në shprehjen poetike, se ai
kishte shumë për të thënë, shumë për të bërë, vlonte si vullkan nga brenda dhe
nuk kishte hapësira t'i nxirr te të gjitha. Shprehja e tij figurative është
specifike, ku loja e gjyrave japin herë një pamje kaosi, herë një dyluftim dhe
kundërshti ngjyrash, herë shprehjen e ka kahjen një qetësi e pushim shpirtëror.
Nga ato krijime mund të “lexosh” shumëçka,
kredhjen në një botë sa fantastike aq edhe afër realës, e mbi të gjitha del
shprehja e bukurisë komunikuese me atë që e shikon. Madje, për ta kuptuar
drejtë këtë llojë krijimtarie, nuk mjafton venerimi i shpeshtë dhe i një
hershëm. Piktura e Ramadanit do një ndalesë me respekt në mënyrë që të
detajohen të gjitha: kuptimi, dom,ethënja,
forca e shprehjes së ngjzrave dhe bota tepër e ngajtërruar e përdistshmërisë.
Ngarendja e ngjyrave, shkrirjet ose kundërshtitë mes tyre, të kredhin nëpër
disa hapësirta që shpesh edhe humbin kuptimin e reales dhe jetësores. Funbdja
arti ka edhe këtë kërkesë.
Edhe në pikturë, Agim Ramadani jep dëshminë materjale se di shumëçka, mundet të krijojë bukur por jeta ka fatet e mëshehta që nuk të lë të shkosh deri në fund.