Kulturë
Përparim Hysi: Palimpsestët e mi (5)
E hene, 04.05.2020, 08:54 AM
Palimpsestët
e mi/5:- Burra të mëdhenj, me"cene të vogla"
ERNEST HEMINGUEI
(1899-1961)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Disa
vjet më parë, kam shkruar një ese për HEMINGUEIN me titull"Korrikët e një
Nobelisti". Natyrshëm, që kam shkruar me superlativa. Nëse po rikthehem
përsëri për këtë nobelist në letërsi, sikur cedoj,paksa, me ç'kam shkruar. Kjo
ndodh se njohja ime për këtë shkrimtar të madh,aq qe dhe,ngaqë nuk shkruaj
kurrë me apriori, sipas njohjes qe dhe shkrimi.
Por vjen puna dhe ndodh ajo që
thuhet me të drejtë:- I madh dhe i mirë nuk është i njëjti njeri.
* * *
HEMINGUEI
e ka prejardhjen nga një familje me kulturë: babai, mjek i shkëlqyer që veç
profesionit,merret me sport, gjueti,kurse e ëma,është një grua me
kulturë:shkruan prozë e poezi;u bie veglave muzikore; kompozon dhe
këndon.Pikturon dhe "dekoron" mobilje. Në këtë mjedis,lindi dhe u
rrit Ernesti dhe familja shpresonte që edhe ky do ndiqte këto gjurma. Jo vetëm
kaq: prindërit qenë besimtarë dhe këtë e transmentonin dhe tek fëmijët. Po ta
shohësh nga prejardhja, të tërë treguesit flasin për një fëmijë që të ardhmen e ka të shtruar
(si shesh me lule) dhe mjafton të vazhdojë.
Heminguei
nuk eci në (atë sheshin me lule),por zgjodhi një rrugë tjetër: që i ri, vullnetarisht shkoi në
luftë (bëhej Lufta e parë botërore), si shofer ambulance në Itali dhe në luftë
dhe u plagos. Nga e ëma, duket trashëgoi,sa leximin e librave,aq dhe të
shkruarit.
* *
*
Ka
shkruar tregime dhe kishte një stil tërheqës. I pari që e vuri re, veç të
tjerëve, ka qenë POETI i Madh Amerikan EZRA PAUND. Ngaqë HEMINGUEI shkruante
edhe poezi, edhe prozë, EZRA PAUND thotë: " Shkruan vargje të shkëlqyerë
dhe në prozë është shkrimtari më i talentuar stilikisht." EZRA PAUND qe
dhe"nuni" që e shtyti që të kalonte nga tregimi tek romanet. Më bëhet,sikur e zë"prej veshi" dhe
i thotë: - Si,akoma do rrishë duke shkruar këta tregime të"mallkuar"?
Dhe EZRA PAUNDI ishte një zë i fuqishëm që duhet ta dëgjoje. Më duket,fal
këtij"nuni",kemi romanet" Për kë bien kambanat"," Të
kesh a mos kesh",Lamtumirë armë!". Mandej novela ( edhe novelat në
Amerikë quhe romane),"Plaku dhe deti". Me" Plaku e deti"
Heminguei mori çmimin "Nobel"
në vitin 1954. Tek përmend EZRA PAUND nuk kam se si mos ndalem edhe në dy
detaje që flasin shumë. TOMAS S.ELIOT, fitues i NOBELIT në vitin 1948, ka thënë
njëherë:- Do të isha i lumtur që një libër imi të botohet qoftë vetëm me një
kopje, me kusht që këtë ta lexojë EZRA PAUND!!! Por, i MADHI EZRA PAUND, gjatë
LUFTËS së dytë BOTËRORE, u bë mbëshetës i
BOSHTIT FAMKEQ"ROMË-BERLIN-TOKIO" dhe,pas luftës, në vitin
1945 ia vunë "kokën në tepsi":gati për në karrike elektrike.
Pikërisht,atëherë, u dëgjua zëri bubullimë i ERNEST HEMINGUEIT:- Më gjeni kund një tjetër altruist që të ketë ndihmuar
shkrimtarët dhe krijuesit si EZRA PAUND ! Pa dyshim,- bubulloi,- ka qenë prej
kohësh i çmendur dhe nuk ka ditur se ç'bënte!!! Ky epitet i trishtë: i çmendur,
u rrok si alibi nga avokatët mbrojtës dhe POETIN E MADH,e mbyllën në pavionin psiqiatrik.
* *
*
Nga
natyra, ka qenë zhurmues. Kishte energji
që nuk dinte si t'i"digjte". Bashkëkolegë që kanë punuar me të si
gazetarë,tregojnë se ndërsa fliste,vinte vërdallë sikur kërkonte dikë për t'u ndeshur: deri dhe ajërin e qëllonte
me grusht. Pse ishte i tiië,shkoi vullnetar në Luftën e Spanjës dhe,mandej, në
Luftën e dytë Botërore.
Ajo
që e sfumon këtë shkrimtar të madh, është fakti shumë domethënës: se ç'tregon
me fjalë e me shkrim,janë paksa larg të vërtetës. Gënjen me naivitet dhe fare fëmijërisht,pa
u skuqur fare. Qoftë për luftën dhe, ca më shumë për aventura gjatë jetës,si
"dokrra të tilla": "5-vjeç i vetëm ndaloi një kalë të tërbuar!!!
Pretendonte se qe fejuar me një artiste të kohës që e kishte parë vetëm në
film; një herë pretendonte se kish prejardhje indiane.Më të rënda janë
gënjeshtrat për familjen:- për një motër,tregon se e kanë përdhunuar qysh
12-vjeç; më vonë u divorcua dhe vdiq.Aspak e vërtetë. Ajo jetonte dhe shpifësi
e bënte çdo gje se urrente kunatin. Gënjeshtra më të"trasha" janë ato
të luftës: nuk dua t'i rreshtoj të tëra,por si mund të mos skuqesh,kur
thotë:" mora tridhjetë e dy plumba kalibër 45!!!
Ose:-
Jam i pari që hyri në Parisin e çliruar
në vitin 1944!!! Mos flas për gënjeshtrat me bisht në fushën e seksit.Ia bën pis portretin moral qëndrimi
i tij për nënën.E quan pa turp"kurvë" dhe ky"devijim moral i
tij"(kështu po e quaj unë) nuk u koregjua dhe kur nëna u bë 80-vjeç dhe
kërkoi ta vizitonte në KUBË:- Ajo grua nuk ka pse të vijë këtu! Ai skur e kish
gënjeshtrën,si"zanat të dytë",se thoshte sheshit:" Nuk është
çudi që shkrimtarët më të mirë, të jenë gënjeshtarë!!!
* *
*
HEMINGUEI
ka qenë sexoman dhe nuk numërohen gratë që kanë vuajtur nga dhuna e fyerja e tij. Sikur SERVANTESI të
kish qenë bashkëkohës i HEMINGUEIT,pa dyshim do lëshonte mallkimin mbi të. SERVANTES thotë:" Gruaja është prej qelqi,prandaj nuk bëhen prova:
në thyhet apo jo?". Katër gra e kanë paguar sa frëngu pulën bashkljetesën
apo kurorën me të. Të katra:
HENDLI,PAULINA,MARTA dhe MERI jetuan më gjatë me të dhe,që të katra, kanë një
rezultane: qe i alkolizuar;i dhunshëm; i zhurmshëm dhe kurrë nuk merrte
përsipër qoftë dhe fajin më të vogël.Asnjë kujdesje për fëmijët që pati me HENDLIN
apo me Paulinën. E sa për gra të tjera apo"lojtarë rezervë", lista
është e gjatë. Po të përemendja këtu, veç tjerash,MARELEN DITRIH,që duhet t'I
këndonte ndërsa rruhej e plot perveristete të tjera. HEMINGUEI vrau veten me
çifte më 2 korrik 1961. Po, kur bëj një parashtrim sado pak të kësaj eseje
modeste, s'kam se si mos sjell për ta qartësuar më shumë portretin moral të
këtij shkrimatri të madh, atë që ka
thënë 8-shekuj më parë,DANTE ALIGHERI:"Prejardhja nuk e bën fisnik
individin,por është individi që fisnikëron prejardhjen"
Dhe
nuk kam se si e mbyll këtë ese,për këtë
shkrimtar të madh, që, megjithëse ka këto cene, unë e dua, me thënien e bukur
të novelistit dhe dramaturgut të madh rus,ANTON ÇEHOV që thotë:" Njeriu duhet të ketë gjithçka
të bukur:dhe shpirtin,dhe mendimet,edhe sjelljen,edhe veshjen!"
Mjerisht,HEMINGUEIT, i mungonte sjellja dhe as kujdesej fare për veshjen.
Tiranë,3 maj 2020