Kulturë
Prend Buzhala: Kumtar nga shpellat e vetmisë (4)
E shtune, 02.05.2020, 12:04 PM
KUMTAR NGA SHPELLAT E
VETMISË
(Roman
me një frymë, në vazhdime), 4
Nga
Prend BUZHALA
Të
më ndjeni, rrëfimet në kohë jonormale, ngjajnë së tepërmi në rrëfime të
përçudshme. Në rrëfime fantastike. Kur vetë e di se si po jetoj, këtu i mbyllur
në dhomë-kibucin tim, në dhomë-shpellën time në qytet (quajeni si të doni),
gjithçka po më duket se po e jetoj një tjetër botë. Një tjetër realitet, që ia
kalon fantastikes, siç e thoshte ai Dostojevski që bisedonte me demonët e tij
krijues.
(Edhe
sot ky rrëfim para jush, është kallëzim fantastik me një precedent).
1.
Sot
është hera e tretë (në Ditën e Katërt) që më paraqitet Njeriu i Shpellës. (As
sot nuk po ju tregoj se si quhet miku im, siç ju premtova në fillim).
Nga
Shënimet në rrjetin social të Mikut tim, Njeriut të Shpellës:
"E
mbajta fjalën. Po të paraqitem nga Afganistani. Rrugët edhe këtu janë të
zbrazëta. Jo nga muaji i shenjtë i Ramazanit e as nga corona-virusi.”
Eh,
më duhet t'i marrë vetëm si pjellë e imagjinatës këto që mi shkruan,
telefonatat që m’i bën, mesazhet që mi’ dërgon. Lajmërova policinë qysh dje që
ta kërkonin se ku gjendet. Ua dhashë edhe numrin e telefonit se nga ku
lajmërohet. Deri më tash gjithçka e kotë. Nuk i ka ra në fije!
Si
ta lëshonte toka e ai më shkruan, flet e paraqitet nga kushedi çfarë vendi!
Këso
ndodhish të jashtëzakonshme, të padëgjuara, këso sjelljesh që i ngjasojnë një
bote a planeti tjetër, njerëz e protagonistë nga më të paparët, nga më të
panjohurit; po më godasin në kokë. Po ndiej dridhma në zemër. Edhe këtë rrëfim
po ua lexoj e paraqes me zemër të dridhur.
2.
Nga
rrrëfimi i Mikut tim (Njeriu i shpellës) në inbox, në rrjetin social:
“Arrita
parpitmas, sipas një energjie a fuqie të pashpjegueshme nga universi, më bartën
dhe u gjenda në Kandahar.
????. Përshëndetje
????????? ?? ?? ???????. ? ?????? ?. Mirësevini në
Afganistan. E Kandahar.
?? ? ???? ?????? ????? ??. Ky është muaji i shenjtë i Ramazanit.
??? ? ???? ?????? ???. Jemi në grevë urie.
Përkthimin
e tekstit e bëra nëpërmes Fjalorit në internet. Tekstin mund ta lexoja në
gjuhën arabe, por gjuha pasho ndryshon.
Mu
duk sikur u gjenda në kapërcyellin e një bote tjetër. Bote tejet drithëruese.
'O
Zot, mëshiroma shpirtin tim', pëshpërita. Kur po qëndroja në Kandahar, mendova
se ishte kohë agjërimi.
Se
qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të coronavirus-it.
Jo!
As coronavirusi nuk iu bënte aspak përshtypje!
Edhe
vetë agjërova, iu luta Zotit të ma bënte kabull.
Por
jo!
Ishte
grevë masive urie.
Një
i urtë ka thënë: 'Agjërimi nuk është grevë urie. Agjërimi i nënshtrohet
urdhrave të Perëndisë. Kurse një grevë urie e bën Perëndinë t'i nënshtrohet
kërkesave tona.' Prandaj ishin hedhur në grevë: për ta detyruar Perëndinë t’ua
plotësonte dëshirat. Një tjetër urtak e kishte thënë të kundërtën, se agjërimi
e shton dashurinë ndaj njerëzve, kurse te greva e urisë shtohet Urrejtja ndaj
Tjetrit.
Njerëzit
agjërojnë që t’u falen mëkatet. Kurse greva e urisë lufton kundër mëkatit të
tjetrit.
Njerëzit
agjërojnë që ta sigurojnë parajsën, të heqin dorë nga epshet.
Agjërimi
është vepër e Perëndisë, kurse greva e urisë është vepër që e kanë shpikur
njerëzit dhe e marrin në dorë Rolin e Perëndisë. Në vend të Perëndisë, gjykime
kundër ' njerëzve jonormalë' e me barkun plot, vendime marrin grevistët...
Kisha
dëgjuar për greva të urisë për liri, si diku në Irlandë.
Dhe
perëndia i ka dëgjuar kërkesat për liri e popujt janë të lirë.
Kisha
dëgjuar për greva urie të minatorëve. Dhe ato kërkesa Perëndia i ka dëgjuar e i
ka ndihmuar.
Kisha
dëgjuar për greva urie nëpër burgje dhe kurdoherë me të vuajturit ka qenë
Perëndia.
3.
Por
kjo, në Kandahar, ku u gjenda unë, ishte krejt diçka tjetër.
'Kështu
ishte edhe para ramazanit. Kështu ishte edhe para pandemisë', më tha miku
afgan, Abu-Al Turab. Gjatë ditës qyteti kishte pak njerëz. Pothuajse i zbrazur.
Nata gjallërohej nga turmat e gëzuara, të shenjta.
Ditën
njerëzit dukeshin të zbehtë, në dritë të diellit. Vetëm nata ua sillte nurin e
perëndishëm. U sillte lumturi.
Kundër
ditës duhej shpallur mëri, nata u sillte shenjtërim.
Grevë
urie kishin shpallur komplet një rajon i Kandaharit, diku afro dy milionë
njerëz, me gra fëmijë, arsimtarë e talebanë, njerëz të qeverisë, miq të
Amerikës që mbanin bashkëpunim qeveritar e ushtarak, dhe armiq të Amerikës, të
tillë që kishin vrarë shumë ushtarë amerikanë.
'Kemi
shpallur grevë urie, që, kur të përfundojnë këto ditë të shenjta të agjërimit,
dhe ky coronavirus, në mësim nuk mund të shkojmë me barkun plot, sepse barku
plot nuk është cilësi e njerëzve normalë për të dhënë mësim', thoshte një
pedagog.
Ata
mësimdhënës që nuk pranonin grevën, u shpallën heretikë dhe i quajtën njerëz
jonormalë. Për heretikët e tillë thoshin:
'Njerëzit
jonormalë, jashtë grevës së urisë e me barkun plot, nuk mund të japin mësim,
sepse nuk mund të vlerësojnë drejt, nuk mund të shpjegojnë qartë, flasin
turbull dhe janë të paqëndrueshëm, prandaj u bie të fikët...'
Për
mjekët heretikë, jonormalë, që nuk mbanin grevë urie, thoshin:
'Mjekët
me barkun plot, mjekët jashtë grevës së urisë, janë njerëz jonormalë, prandaj
ata nuk mund të bëjnë operacione, nuk bën të shkojnë te ta pacientët, sepse
japin diagnoza të gabuara dhe pacientët vdesin.'
Madje,
edhe për shoferët e për pilotët thanë njësoj:
'Shoferët
jashtë grevës së urisë, e me barkun plot ushqime, janë jonormalë, prandaj
vozitin si të dehur, përplasen në pikë të rrafshit dhe rrezikojnë jetën e të
tjerëve.'
Grevë
urie kishin shpallur edhe administratorët, gjyqtarët, qeveritarët, policët,
sepse, tërë këta administratorë, gjyqtarë, qeveritarë e policë administrojnë më
mirë, qeverisin më mirë, ndajnë drejtësinë më mirë, e trajtojnë më mirë rendin
publik, se sa administratorët, gjyqtarët, qeveritarët e policët jonormalë, me
barkun plot: që e bëjnë rrëmujë administratën, që e bëjnë rrëmujë qeverinë, që
nuk dinë të bëjnë drejtësi (e dënojnë të pafajshmin me 10 vjet burg e
kriminelët i lënë të lirë), apo që policët jonormalë e me barkun plot, të
arrestojnë njerëz të pafajshëm e kriminelët t’i lënë të lirë, njerëzit e
sinqertë t’i vënë para drejtësisë apo mashtruesit e batakçinjtë t’i t’i shpërblejnë
dhe mbrojnë.
3.
E
kështu me radhë.
'Nuk
mund t’i lejojmë dy sisteme: sistemin e veprimit të njerëzve jonormalë e me
barkun plot, dhe sistemin e shumicës së njerëzve normalë, që bëjnë grevë urie',
thoshin drejtuesit e grevës.
Tashmë,
në një sistem të tillë, të vendosur, fitoi sistemi i grevistëve.
Për
njerëzit jonormalë filluan të thuren legjenda, si për njerëzit që hynin në
grevë urie nëpër burgje.
Rrëfimet
e tilla, për njerëzit normalë që vdisnin të kënaqur nëpër rrugë për veprat e
tyre të larta,
me
shpresën se direkt shkonin në parajsë,
ishin
tejet të varfra në krahasim me legjendat për njerëzit jonormalë që e kishin
barkun plot.
Një
legjendë e tillë u thur për njerëzit jonormalë me barkun plot, që kishin guxuar
të shkojnë në vendin e punës.
I
nxorën para drejtësisë: si kanë guxim të punojnë me barkun plot?!’ “
4.
Po
u them: ende personazhi i këtij tregimi, që po vetëquhet Njeriu i Shpellës, nuk
e kuptoi përse gjendej në Kandahar?!
Ende
nuk e dinte si të largohej nga Kandahari.
Më
kot i lutej asaj energjie a fuqie të pashpjegueshme nga universi, që ta
largonte së andejmi.
“
'Do të arrij të largohem. Do të lutem. Do ta thërras atë fuqi nga universi të
më dalë në ndihmë", më premtoi.
5.
“U
gjenda në njërën nga rrugët e Kandaharit. I pashë tre veta.
'Jam
i uritur. Dua të diçka të ha!, tha më i riu.
'Dyqanet
janë të mbyllura. Një dyqan është i hapur. S'ka mbetur gjë në të për t'u
shitur. Edhe nëse ka diçka nga ushqimet, janë jashtë përdorimit.'
'S'ka
gjë, e edhe jashtë përdorimit e ha. Jemi mësuar të hamë ushqime jashtë
përdorimit.'
'Na
duhet edhe të dyve të hamë diçka.'
'E
bëjmë me short se cili duhet të hajë?'
'Jo,
atë atë kanaqe prej alumini me mish gjedhesh po e marrim,. Qenka e vetmja. Po e
ndajmë në tri pjesë'
'Më
mirë ta hamë vetëm një, e njëri bile ngihet, e dy të tjerët nëse durojnë, le të
shpëtojnë, nëse nuk arrijnë të durojnë, vdesin. Bile një prej nesh shpëton.'
Nuk
u morën vesh se si është më mirë.
'Çka
thotë programi i partisë sate për këso situatash’, pyeti më i riu.
'Thotë
se duhet të dalim e të plaçkitim ndonjë kolonë mallrash në rrugë, ose ta
thyejmë ndonjë dyqan.. ose të shkojmë te rezervat e shtetit të shohim në ka
diçka.’
'Por
tash nuk lëviz më askush as nga bota e jashtme. S'kemi kë ta sulmojmë. Dyqanet
e bankat janë zë zbrazëta. S'kemi çka të gjejmë në to. Edhe shteti nuk ka më
asnjë rezervë'
'E
programi i partisë sate', e pyeti i riu të dytin.
'Po
ia lëmë fushatës së zgjedhjeve. Besoj që fushata e zgjedhjeve e zgjidh
problemin.'
'Jo,
s'ka mundësi zgjedhje. Është kohë e rëndë. '
'Unë
e kam projektin tim. Ne të dy po bëhemi bashkë. Po e marrim pushtetin me ushtri
e polici. Krijojmë disiplinë, ata që e prishin disiplinë e janët ë
poadëgjuehsëm, i burgosim e i vrasim.’
'Jo,
nuk ju lejojmë ashtu', tha më i riu. 'Duam të jemi të lirë.'
'S'ka
çka na duhet liria. Liria është një virus tjetër i rëndë. Ajo do të na
varfërojë edhe më shumë’, tha ai I Pari.
I
Dyti ia miratoi.
Nuk
u morën vesh.
'Le
ta diskutojmë gjendjen dhe zgjidhjen te qytetarët.'
Ashtu
ia nisën: e hodhën ta diskutojnë gjendjen e rëndë te qytetarët. Qytetarët zunë
të diskutojnë, dikur të bërtasin, dikur të grinden. Dikur zunë edhe të
përgjaken...
E
luta Zotin e Madh e të Mëshirshëm të më hiqte prej këtij vendi që aq shumë
dikur e kam dashur. Për trimërinë që kanë treguar në luftëra. Për shpirtin e
madh luftarak.
6.
“Rrugëve
ecja lirshëm, i sfilitur e i lodhur. Njerëzit, sidomos ata me kësula kombëtare
në kokë, më përshëndetnin me dorën në zemër. Përshëndetja me dorën në zemër
është sjellja më e përzemërt afgane.
Më
pa në atë gjendje dorëzimi një vëlla taleban, që ishte këshilltar i
bashkëluftëtarëve të tij. Ai ma tregoi edhe emrin e tij. Quhej Ahmed Al
Nasrulah Junus Kanoni. I tregova se prej nga jam.
'E
di, kam dëgjuar për vendin tuaj. Vend i mrekullueshëm. Mos i bëni gabimet
tona.'
'Mua
më pëlqen Afganistani. I dua afganët, janë vëllezërit e mi', nuk e dija se a po
e thosha të vërtetën apo e kisha nga frika.
'Të
kuptoj. Mos u frikëso! Këtu gjithçka ka shkuar keq. Aq shumë është prishur
imazhi ynë në botë prej kësaj dreq Al Kaeda-s.'
Ia
gapërrova sytë prej frikës: mos e ka të më sprovojë?
Heshta
si gur, ec e fol diçka.
'Mos
u mërzit. Mos u habit! Aq keq i kemi punët. As Muhameti, as Krishti i anëve
tuaja, as Buda i fqinjëve tanë, as Buda ynë i dikurshëm që e lusim të na
rikthehet; po të vijnë e zbresin në mesin tonë, nuk do të kenë sukses. As
perënditë tona të Hindukushit, Baglan-ita, Kunduz-t, Mazar-it e Sharifa-s, të
pashtanëve apo të tagjikëve, hazarëve, e të dhjetëra fiseve e popujve tjerë që
jetojnë në shtetin tonë, as Kanuni i pashtunëve, s’mund të bëjnë gjë. Madje as
ligjëratat e myftiut Nuradin Abu Shima-së. Aq të pabindur jemi. Aq kokëfortë.
Dikur, kur e kishim Budën tonë, multikulturalizmi nderohej, secili nderonte
traditat e veta e të tjetrit. Tash ato po i zhdukin metodat e selef-it e të
halef-it. Nëpër botë sheh turma afganësh, që vdesin nëpër dete duke ikur, apo
nëpër kamionë.’
Më
shpjegoi, mandej edhe për shumëçka tjetër: për murid-ët dhe sufizmin, për
ndalimin e grave t'i vizitojnë varrezat, për akid-in e deobandi-n që janë
eshari e maturdi (halucinacionet, mashtrimet e sidomos iluzionet e tyre), po
edhe për njerëz që janë të ehlu sunnet-it, për metodat e selef-it e të
halef-it, për ata që e shtrembëruan krejt mësimin islam.
‘Me
talebanët e mi, dmth me nxënësit e mi, gjithnjë jemi në kërkim të rrugëve të
mexhebit, dmth të vërtetës.’
Mu
duk se kishte një formim civilizues, mbasi arrinte të bënte një komunikim të
kulturuar, meqë e njihja mirë gjuhën arabe, që e kam mësuar nëpërmes
gjermanishtes. Më tha se ishte adhurues i madh i natyrës.
'Këtë
adhurim ndaj natyrës e kam mësuar nga Basho, poet i haiku-t japonez, duke
shikuar një bisk krejt të hollë të një bime, se me çfarë dashurie Allahu e ka
bërë ngjyrat, delikatesën, për të mos rënë aspak në sy.'
Kështu
mendoj që është më së miri: mu duk se unë isha ajo bimë, kaq i pavërejtshëm, i
butë e i brishtë. Mu duk se te ai kishte diçka nga shpirti i lashtë e i
pamposhtur afgan.”
7.
Këtu
përfundonin shënimet e sotme të Mikut Tim, njeriut të Shpellës, me porosinë: “Romanin
tim quaje ‘Nga Shënimet e Grevës në Kandahar dhe nga ligjërimet e Junusit’.”
O
Zot! Deri më tash ky është titulli i tretë që ma propozon për romanin e tij.
Nga
televizioni po ekzekutohej një serenadë muzikore. Muzikë e denjë për t’u
shkëputur nga këto rrëfime gjithë ankth, nga përjetimet e budallallëqet tona të
ditës. Tinguj të madhërishëm për ta kujtuar një çast takimi me Bletën time.
Bletën time?
Ashtu
po them, edhe pse ajo më thotë se ende nuk është koha të jetë Bleta ime.
(Prend N. Buzhala, 26 prill 2020)