Kulturë
Tahir Bezhani: Rrugë të vërbuara
E enjte, 30.04.2020, 10:00 AM
Tahir
Bezhani: dy poezi
RRUGË TË VËRBUARA...
U
zgjova herët ditën e fundit të javës
Retë
e kuqe udhëtonin qiellit të kaltër
Rrugë
do bëja, i kisha thënë vetës
Këmbëve
u kishte ardhur dëshira e vjetër
Dëshirë
për lodhje e shlodhje humbëtirave
Eshtrat
duan të loznin me forcën
Sa
e durojnë zjarrminë e gacave
Shputat
therjen e therrave rrugëve
Sa
e duroj etjen kur thahet edhe gjuha,
E
terrohen dritat e syve...
Alveola
kishte tretur shikimin, përgjonte
Psherëtimat
si melos i këngëve t ‘harruara
Rrugëve
të vuajtjeve gjithmonë
Këndoja
në heshtje, me vajet e shpirtit
I
flisja vetës me ngërmim, sertshëm
Kur
humbja rrugën mu në mes të rrugës
Si
i verbri me shkop në dorë
Pastaj
më vinte të çaja me dënesje
Sa
t’i çmendja edhe zanat e malit
Ecja
rrugëve si lindak i harruar në baltë
Kuptimet
pa dashje treteshin në erë
Të
hutuara kafshimeve në pabesi
Sikur tërhiqeshin zvarrë fijeve të jetës
Nga
gravitet dashurie mashtruese
Vështrimi
ishte ngrirë në dritën e hënës
Me
faqe të mbështetur luginave të natës
Zverdhur
si fytyrë e njeriut të vdekur
Pa
komunikuar për asnjë shtegdalje
Ishte
bërë grumbull mosdurimi
Për
t’ia krisur këngës së përgjakur venave
Përfytyrimet
mjeshtëronin kujtesën
Shikoja
kërcimin e ashklave larg
Rrugët
rrokulliseshin rruzullit
Loznin
apo lotonin, nuk e dalloja
Në
kërkim të fatit të lodhur kotësive
Qenka
e padurueshme flaka në zemër
Kur
zjarrin nuk mund ta ndalësh
Shikon
si cung i djegur vargjeve
Tymon
e nuk flet
Vonë
u ktheva në shtrofullën time
Tepër
i dërmuar......
I DEHUR NË DHOMËN TIME
Kaluan
shumë ditë i vetmuar
Në
dhomën e ngujimit i pa dënuar
Shikoja
gjithë shoqerinë time,miqtë
Në
imagjinatë cakrronim gotat e verës
Bënim
shaka,në dhomën time të vogël
Shtrati
ishte gërditë nga kollitja e natës
Tavolina
kishte ndrërruar ngjyrën e parë
Karrika
vet kishte thyer këmbën përplasjeve
Në
tre këmbë kishte mbetur si ajo në Xhenevë
Nuk
çalonte,rrinte e ngulur,e dehur tapë
Si
unë ditën e natën,njësoj
Ngatrresat
e shpirtit nuk më linin të qetë
As
fjetur as zgjuar,as lidhur as zgjidhur...
Dyluftim
kërkonin mendimet me njeriun e sëmurë
Të
cilit mjekët ia mkishin komunikuar vdekjën
-Shëtit
botën,bënë çef ,rri burrë i buzëqeshur
Vdekja
e mirë është vazhdim i jetës tjetër,
Kishin
folë do zëra e pastaj ishin tretur.....
Në
dhomën time një luftë vazhdonte
E
dhoma tymonte nga avull shpirti
Erë
alkooli,tym duhani, mjegullnajë
Kërkesë
i shtroja shpirtit qejfli...
Doja
fjalën e fundit t’ia nxirrja
Ta
shpoja atë kodër malli si zjarrë i mbuluar
Në
pëshpëritje ndihej flladi që miklon
-Vetëm
dashuri, qëndresë e durim të kesh
Si
fishkëllimë një zë jehoi, pastaj u tret
Dritarja
e vogël kah rruga cijati
Ajo
tani hapet e mbyllet vetvetiu
Unë
ika nga ngujimi i vetmisë
Fluturoj,Fluturoj,
Fluturoj
Në
hapësirë.....
Gjakovë,
prill.2020