Kulturë
Përparim Hysi: Palimpsestët e mi (4)
E merkure, 29.04.2020, 09:01 AM
Palipsestët
e mi/4 :-Burra të mëdhenj, me"cene të vogla".
JOSIF STALIN (1879-1953)
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Ka
qenë aty nga viti 1950-të (atëherë isha vetëm
7-vjeç), kur ndjeva emrin e
Stalinit. Ndodhi në një dasmë,kur fare rastësisht dikush ia tha këngës:
"Një letër dërgoi Stalini/ erdh haberi në Shqipëri/ ta marr vesh vetëm
Enveri/dhe asnjë nga shokët e tij./ Kënga si kënga,por plaku që drejtonte
dasmën qe pirë,qe bërë karroqe dhe ashtu, tym siç qe, bërtiti:- Pa ma ndalni
atë këngën dhe çapuni urgjent në Moskov dhe ma sillni BABA STALININ njimëni
këtu. I dhanë dhe i morën që t'i
mbushnin mendjen që Moskovi qe "hane bir, larg", po pse hante pyka ai
?! O BABA STALINI në dasmë,o s'ka as drekë dhe as dasmë. Ne, fëmijtë sytë
kllap,por më keq e patën burrat se u mbeti koka në tra. Vetëm ndërsa ndiqnim sy
e veshë,se si do ishte ai BABA STALINI nga MOSKOVI, kur shohim që mbrriti,sikur
të ishte aty, prapa gardhit. Pak çehrezi, me mustaqe, veshur ushtarak: me
kapotë ushtarake dhe me çizme. Dinaku që pruri,sipas porosisë "Stalinin
nga Moskovi", i ra përpara "Stalinit" dhe, pasi hyri brenda,
tha:- Xha Qazim (kështu quhej plaku që drejtonte dasmën), e solla. Dhe,ndërkaq,
u kthye nga "Stalini" duke i thënë:-Baba Stalin ky është Xha Qazimi
dhe,ndërsa takuan duarët,xha Qazimi iku në të tejmet. Duke iu referuar ksaj
ndodhie apo shpotie,unë kam shkruar tregimin" Stalini në Shqipëri",sado që e di mirë
që Stalini veç gjer në Jalltë ka qenë dhe kurrë s'ka lëvizur jashtë shtetit.
Por ky qe veç një "Stalin" i sajuar, se ky, i sajuari,qe Sadiku nga
Petova,polic aso kohe. Me atë vërtetin,
u "takova" virtualisht më 5 mars 1953.E mbaj mend sikur të ketë qenë
sot. Isha nxënës në klasën e pestë. Aso kohe banoja pranë xhaxhait në Lushnje
dhe,pasi dilja nga shtëpia për në
shkollë, për t'i rënë shkurt, i bija jo
xhades,por në një rrugë pa rrugë dhe një copëherë, pranë ca zyrave(quheshin të konsumit
apo ku të di unë), unë ndiqja me qejf një lojë
voleibolli nga punonjësit e kësaj zyre, pa para orës tetë që fillonin punën. Dhe, tek po ndiqja
këtë lojë, shoh që erdhi një grua nga ato të zyrave:- Lërini lojën dhe vrap se
pret drejtori: ka vdekur shoku STALIN! Ata kush e kush të vishej më shpejt dhe
unë nxitova për në shkollë. Së pari,dëgjova shoku Stalin! Unë e dija
për"baba" dhe,megjithatë,kur mbrrita në shkollë,i gjeta shokët të
rreshtuar. Tërë personeli para shkollës dhe drejtoresha na ftoi që të mbanim zi
dhe jo vetëm kaq: qe e premte dhe në shkollë do vinim të hënën tjetër. Ç'është
e drejta, nuk mbaj mend në u brengosa për vdekjen e Stalinit,po,së brendshmi, u
gëzova: do kënaqeshim duke lozur me top për gati 10-ditë.
* * *
Dalëngadalë,
për Stalinin e vërtetë, unë do dëgjoja,kur qeshë nxënës në Pedagogjiken
"Luigj Gurakuqi" në Elbasan. Filma si"Mbrojtja e
Caricinit","Beteja e Stalingradit", " Rënia e
Berlinit", sa vinin e më formonin me një bindje tjetër për Stalinin e vërtetë. Po më bëhej trim
legjendar, i zgjuar, i guximshëm,tmerr i gjermanëve. Ua hodhi atje në Jalltë
edhe ROOZVELTIT,por dhe ÇURÇILLIT! Pastaj mësimet e historisë, të marksizmit,po
se po,por dhe në Metodën e Rusishtes nga e famshmja NINA POTAPOVA,pothuaj
kishim mësuar përmendësh,faqe të tëra heroizima të STALINIT.
Dhe
sot më vjen ndrmend heoizimi i ZOJA KOSMEDEMJANSKAJA:"Stalin s'nami/Stalin
pridjot". E si mos ta doje vërtet këtë njeri kaq të zot që, në gjykimin
tim prej adoleshenti, ishte fat i madh për popujt sovjetikë, po se po, edhe për gjithë botën? Ke parë që kisha filluar ta doja. Epo
mendjeaxhamiu! Pse kot nuk thonë:- Rrushi i papjekur nuk hahet!
Më
vonë, përsëri në shkollë të mesme,kur Hrushovi filloi të nxjerë
ca"cene" për BABA STALININ, unë u nxeha shumë dhe thashë:- Ke hair
nga "qerozi",se më kujtoheshin qerozët e përrallave tona. Goja
asnjëherë nuk më lë rehat dhe ndodhi një ngjarje që,sado nuk ka lidhje me
Stalinin,por unë nuk kam se si e harroj. Në Elbasan erdhi për një takim një
staf artistësh rus. Qe JURI OZEROV ai,regjisori i filmit "Furtuna".
Qeshë në grupin që do e takonim dhe takimi u bë tek"Shtëpia e
kulturës". Nuk kish protokoll do
flisnin apo do pyesnim. Unë e doja OZEROVIN se qe regjisor i filmit"Shtegtojnë
krillat" dhe qeshë dashuruar sa me TATJANA SAMOILLOVËN aq dhe me ALEKS
BALATOVIN dhe, impulsiv si qeshë, shpërtheva:- Pse e vratë BALATOVIN? Më dukej
vetja si më i mençmi i gjithë shokëve,por OZEROVI qe burrë i mençëm dhe ma
priti:- Në luftë s'ka se si mos vritesh dhe kur e pa se takimi mund të ndiqej
edhe nga ndonjë tjetër,rrëfeu:- Mos kujtoni se vrasjet janë të vërteta dhe,sa
për dijeni,kur xhironim"Furtuna",sadoqë në xhirime përdoren
fishekëmanovre,qëlloi që dikush kish harruar në pushkë një fishek luftarak. Për
fat të keq, ky fshekluftarak goditi mu në rrëzë të veshit aktorin NAIM FRASHËRI
që,si shqiptar i vërtetë, e kaloi plagosjen me heroizëm. Na tregoi dhe shumë të
fshehta rreth filmave dhe,kur mbledhja do mbaronte, unë prapë shpërtheva:- Pse
e kritikoni STALININ? Sa thashë kështu,
tek sa OZEROVI po mendohej, u ngrit një grua që e shoqëronte ( me sa mbaj mend ka qenë KATINA STARJA që
punonte në komitet të partisë,por ndoshta dhe gaboj se ka mbi 60-vjet që u bë
ky takim),që tha:- Ky takim është vetëm për filmin. Ika i brengosur,por në
shkollë profesori i marksizmit më bëri për ujë të ftohtë. -Ke nevojë për lavazh
truri, më tha.
* *
*
Dhe
tani STALINI i vërtetë. Them që nuk kam lënë gjë,të përkthyer shqip, pa lexuar
për Stalinin. Dhe në memorien time, gjatë kohës, pak nga pak filloi dhe të zhbëhej. Në qëndrimin ndaj
miqëve; në qëndrimin si familjar; në qëndrimin për luftën e klasave; në
qendrimin ndaj pakicave apo kombësive të tjera. Ndërsa më parë më dukej i ditur, i drejtë, njerëzor,
i pajisur me kulturë ( sa më pëlqente libri i shkruaar nga ai për MARKSIZMIN e
gjuhësinë).Mundoja si ai të këndoja
këngën gjeorgjiane:"Seliko".Pse
ta mohoj: për mua qe BABA STALIN!!! Por...
* *
*
Por
si mund ta duash këtë JOSIF STALININ që shokët
intimë (ata qenë të paktë se i qëroi një nga një) i thërrisnin
"KOBA". Gjithmonë flas dhe shkruaj vetëm për gjëra që di.
Stalini:-
Nuk ka rëndësi se kush voton dhe për kë voton. Rëndësi ka kush i numëron!!!
-
Në zyrë kish instaluar një telefon të fshehtë që përgjonte shokët e
tij.Kuptohet që kushdo që fliste keq,e paguante me kokë. Telefonin e kish
montuar një inxhinier çek (komunist,sgurisht)
që, për të ruajtur skeretin, u ezekutua.
-
Qe antisemit i sëmurë, kishte urrejtje patologjike kundër çifutëve dhe,sado në
byro,dy të tretat qenë çifutë, ai u mundua që t'i qërojë një nga një: duke
ftlliuar me Trockin ( e dëboi nga Rusia dhe qe dora e tij që i mori jetën në
ekzil në MEKSIKO). E dëboi me votat e çifutëve të tjerë,si ZINOVIEVI e
KAMENIEVI.
-Me
ZINOVIEVIN e KAMENIEVIN pati miqësi. Qe pragmatist i kulluar: iu lipsën kur qe
rrezik të përjashtohej nga BYROJA,sipas amanetit të LENINIT dhe, pasi u bë
sekretar i përgjithshëm, i vuri para togës së pushkatimit,
Kamenievi:-
KOBA,e njeh mirënjohjen ti?
KOBA:-
E njoh: është ajo sëmundja e ligë e qenit!!!
Bënte
politikë individuali për kuadrot. Kuadrot për të qenë si figura prej plastelini
që mund të lozte me ta siç donte.
E
terrorizoi antarin e Byros Poliltike,çifutin KANGANOVIÇ, që të mohonte
prejardhjje prej hebreu,sa të thoshte:- Unë nuk jam çifut. Unë jam komunist!!!
MOLOTOVIT,byroistit
tjetër, ia internoi të shoqen. Po kështu ia internoi dhe KALININIT. Dhe që të
dy këta qëndruan para KOBËS si pula të lagura.
Sa
e propozoi çifutin SHLIANSKI për "atashe tregtar" në SHBA, pa filluar
nga puna,pësoi aksident në det.
E
kishte dorën të gjatë për t'u hakmarrë dhe nuk harronte,edhe po të kalonin 20-vjet.
SIMON
BUDJONIN nga nënoficer carist e
shpërbelu me një automobil dhe i dhuroi testën e partisë. Ai arriti deri në marshall.
Despot
aziatik në familje. Ia hëngri së gjalli mëlçitë gruas së dytë,NADIAS.
Djalin,Jakovin, me gruan e parë e tallte, nuk e shkolloi,dhe,kur ra rob tek
gjermanët, e la që ta pushkatonin,duke
deklaruar:-Nuk kam djalë.
E
shoqja tek e shihte se sa mizor qe, mundohej që ta zbuste. Por a zbutet bisha?
NADIA tek vazhdonte institutin qe njohur me shumë shokë që vinin nga baza dhe ata i qaheshin për politikën e
ashpër që ndiqej me popullatën, por ai quante veprimtari armiqësore. Dhe ajo
zuri dhe lakoi një sërë emrash (KOBA mbante shënim). Si bashkëshorte e sinqertë
që qe i thotë:-Kova vetëm drejtori nuk ankohet. - Po si quhet ai?-NIKITA
HRUSHOV,- tha jo me zë të dlirë.
Po
ku ta dinte ajo që,pas ca ditësh, ankuesit u ekzekutuna,kurse HRUSHOVI u bë sekretar për Moskën.Nadia kur mori vesh
që i vrau fatkeqët me dorën e saj,bëri vetvrasje. Dhe me drama e kaluan jetën vajza e tij ,SVjetllana dhe
djali, Vasili.
Dhe
mund të vazhdoja dhe me cene të
tjera.Them "cene" se fajet e tij,sa malet të larta. Ka bërë genocid
mbi pakicat; ka mbytur në gjak popujt e republikave balltike dhe ka qenë ai
që"pagëzoi" gulagët famkeqe.
Tiranë, 28 prill 2020