Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez
E marte, 28.04.2020, 01:09 PM
Luftëtari i Nju Jorkut që mundi Coronavirusin kinez
(Diten
e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në frymëmarrje
dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më shqetësoi
shumë. Në atë moment mendova se mbarova,
dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi.)
Bisedoi
Keze Kozeta Zylo
Z. Imer Laçaj, Ju jeni në ditën e tretë që keni mundur plotësisht Corona
Virusin Kinez, ku ju vuajtët me dhimbje i shtrirë në shtrat nga pasojat e
tij. Mund të na i përshkruani këto ditë
të vështira?
Faleminderit znj.
Kozeta! Unë fitova mbi këtë përbindësh të rrezikshëm që nuk njeh moshë dhe
është i pamëshireshem ndaj njerëzimit. Përfitoj nga rasti të shpreh falënderime
të sinqerta gjithë familjes sime, të afërmëve, dhe të gjithë shoqerisë për
mbështetjen, mesazhet inspiruese, apo këshillat e tyre të pandërprera. Ju u shqetësuat duke menduar rreth shëndetit
dhe fatit tim, më dhatë forcë dhe kurajo për të luftuar dhe fituar, për të qenë
përsëri në gjirin tuaj dhe gëzimet e ardhshme të familjes dhe të shoqërisë
sonë.
Ditët e para
fillova të ndieja shenja dobësie në trup. Ndihesha i lodhur dhe fillova të kem
dhimbje të lehta koke. Kjo më krijoi edhe lëvizje tensioni. I preokupuar,
thërrita departamentin e shëndetit të spitalit ku unë punoj, dhe më rekomanduan
të bëja testin. Brenda 48 orëve mora
përgjigjen që isha pozitiv me virusin Covid-19. Kam pasur shumë dhimble,
sidomos 4-5 ditët e para. Ishte nje luftë shëndetësore për jetë a vdekje. Isha
i këshilluar që duhet të lëvizja sa më shumë, aty ku isha, në dhomën time të
izolimit. Nganjëherë unë ulesha në katin e parë të shtëpisë për lëvizje, por
kur kthehesha për në dhomë, më duhej të zvarritesha nëpër shkallë dhe të
hidhesha në krevat pa pikë force, biles nganjëherë dhe me vështirësi frymëmarrje.
Kisha dhimbje shumë të mëdha në të gjithë trupin. Më dukej sikur mijëra forca
të padukshme më çukisnin në trup, sikur po më bënin tatuazh dhe trupi më
pickonte pandërprerje. Kokën e kisha tepër të rënduar, sa më dukej se ma kishin
futur midis dy morsetave dhe vetëm e shtërngonin atë pa mëshirë, e unë nuk e
lëvizja dot. Përdorja Tylenol për dhimbje koke, vitamin C, Zinc 50mg, Vitamin
D3, baby aspirin si edhe Losartan për tesionin gjaku. Nuk më rekomanduan asnjë
ilaç, për këtë virus, dhe ky fakt më shqetësonte. Gjatë gjithë këtyre ditëve
bashkëshortja ime ishte në rolin e një infermireje shumë të kujdeseshme, më
maste tensionin dhe temperaturë 3-4 herë në ditë. Me shumë vështirësi mundohej
të më ushqente, pasi mua më kishte lënë oreksi dhe ndryshuar shija. Arrita të haja gjysmë avocado në ditë dhe e
ndieja që familja dhe shoqëia gëzohej, se merrja energji për të luftuar
sëmundjen. Sigurisht që humba peshë rreth 12 Lb për një kohë tepër të shkurtër.
Unë djersitesha shumë gjate natës. Arrita të ndërohesha tre ose katër here.
Diten e pestë rreth orës 1:00 të natës fillova të perjetoj vështirësi në
frymëmarrje dhe mungesë të pamjaftueshme oksigjeni. Arritja e ambulancës më
shqetësoi shumë. Në atë moment mendova
se mbarova, dhe nuk do kishja mundësi të shikoja më familjarët e mi. Fillimisht i thashë paramedikëve se “nuk vij”
dua të vdes në shtëpi” por pastaj mendova pak më thellë e i thashë vehtes
duhet të zbatosh rregullat. Në spital shërbimi ishte shumë i shpejtë dhe mjaft
cilësor. Parametrat u normalizuan në dalje të ditës dhe ata vendosën të më
dërgojnë për kujdes të mëtejshëm në
shtëpi. Po atë ditë fillova edhe një antibiotic “Azithromicyn”. Ditët që vijuan
ishin edhe më të lehta. Pas ditës së gjashtë fillova të kisha ndryshime të
dukshme si në ecje ashtu edhe në perdorimin e ushqimit. Mendova se e kisha
fituar betejën me virusin kinez.
Si ishte trajtimi mjekësor dhe a u bë testimi në kohën e duhur?
Departamenti i
Shëndetit të Spitalit ku unë punoj, më rekomandoi të lidhem me qendrën e
testimit. Më bënë disa pyetje rreth shëndetit tim aktual, për të më kualifikuar
që të bëja testin. Unë nuk kisha as temperaturë mbi 100 (F) or (38 C) as
vështirësi në frymëmarrje. Megjithatë
nga dhimbja e kokës dhe trupit që kisha më kualifikuan për test, për të
nesërmen në mëngjes në ora 10 paradite.
Bashkëshortja ime më shoqëroi tek klinika “GoHealth-Urgent Care” në
lagjen time, që përfshihet në sistemin e spitalit ku unë punoj Northwell
Health. Për fat EKG dhe X-Ray më dolën
mire. Pra virusi nuk kishte arritur të
prekte mushkëritë, gjë që doktori e vlerësoi shumë pozitivisht. Të nesermen
mbasdite më telefonuan dhe me dhanë rezultatin se se jam “Positiv” me virus
Covid-19, dhe më dhanë urdhër të vetë izolohesha për 7 ditë.
Tani ju ndiheni i shëruar, kur do filloni punë? Si janë procedurat për një pacient të
infektuar që të rifillojë punë përsëri?
Keni frikë?
Une do të kethehem
në pune me lejen e Departamentit të shëndetit të spitalit ku punoj.Ata do të
më caktojne datën, që besoj do të jetë
javën tjetër.Por ne qoftëse unë nuk dëshiroj të shkoj në punë ata nuk më
detyrojnë,dhe më dërgojnë në programet që quhet :”Disability”. Por unë do të filloj punë menjehere sa të më kualifikojnë. Jeta ushtarake na ka mësuar mos me u shmang
detyrimeve shoqërore dhe vështirësive e përgjegjësive të punës. Në spital i
kemi të gjithë paisjet e nevojeshme të mbrojtjes dhe do të zbatojmë rregullat e
distancës dhe të tjera orientime që vihen nga komanda qendrore e spitalit, që
drjton të gjithë operacionet dhe aktivitetet e spitalit, për këtë periudhë
të Covid-19.
Ju punoni në spital, a mendonit se do të infektoheshit?
Derisa jemi te
“fronti i luftës” edhe të shkon ndërmend se “mund të vritesh”. Spitali ku unë punoj, është spitali më i madh
në Staten Island, që është një nga lagjet e NYC, dhe ka një popullsi prej rreth
500 mijë banorë. Është formuar 150 vjet
përpara si infermieri dhe tani ka rreth 668 shtretër. Është i përfshirë ne kuadrin e sistemit
shëndetësor “Northwell Health”, me shërbimet më moderne bashkëkohore dhe kryen
të gjitha procedurat, deri te Open Heart Surgery. Në spital unë punoj prej 12
vitesh, tek departamenti i informacionit. Nuk kam direkt lidhje me pacientët.
Por në zyrën tonë
vijnë shumë doktorë, infermierë, administrator dhe manager që kërkojnë dokumenta dhe informacione të ndryshme. Këta doktorë u shërbejnë pacientëve në
pavionet e ndryshme me Virus, Covid-19.
Nuk mendoja se do të infektohesha, pasi dhe masat mbrojtëse në spital u
morën në kohën e përshtatshme. Ne punonim me maska dhe doreza,dhe mundoheshim
të ruanim distancën sociale. Nuk e di si e ku e kam marrë virusin.
A mund të punoni nga shtëpia, për të evituar konktaktet me të tjerët?
Jo. Vetë Natyra e
punës time nuk më lejon që programet dhe aplikacionet kompjuterike t’i perdorim
nga shtëpia. Spitali ka investuar shumë
para për t’i blerë dhe përqëndruar brenda sistemit të tyre. Unë përdor disa
password dhe user name, që të kem acces për informacionin që kërkohet, është
shumë konfident e duhen zbatuar me rigorizitet ligjet e shtetit amerikan dhe
HIPAA.
Ju jeni zgjedhur n/kryetar i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej Inc.,
Cili është vizioni juaj për të ardhmen?
Shoqata Shqiptaro
Amerikane “Skënderbej” Inc., është formuar, më 10 dhjetor të vitit 2017, në
Queesn të NYC ku kryetar u zgjodh z.Bashkim Shehu dhe n/kryetar z.Mark Qehaja.
Në bazë të
statusit të saj ne zhvillojmë zgjedhje të reja çdo dy vjet, një anëtar një
votë.
Në Dhjetor të
vitit 2019, organizuam zgjedhjet e reja, ku Z. Mark Qehaja u zgjodh kryetar i
shoqatës dhe unë n/kryetar i saj.
Shoqata jonë është e mbështetur në principet më patriotike të
shqiptarizmit, të bashkimit të të gjithë shqiptarëve dhe të komunitetit
shqiptar në diasporë për t’u ndihmuar dhe gëzuar me njeri tjetrin në harmoni,
mirëkuptim dhe dashamiersi të plotë dhe me respekt reciprok për të gjithë
shqiptarët, kudo që jane. Vitin që kaloi ne organizuam shumë aktivitete si
patriotike ashtu dhe festive. Edhe këtë
vit ne kishim në programin tonë shumë aktivitete, por virusi kinez na ndryshoi
pjesë të jetës tonë e po ashtu dhe veprimtarine e shoqatës. Por edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë të
virusit, shoqata ka dhënë këshilla dhe informacione në faqen e saj në F/B për
mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve të saj.
Por sa të kthehemi në jetën normale, që shpresoj së shpejti, do të
organizojmë më shumë takime me antarë të shoqatës, dhe aktivitete të larmishme
me kuptimin që njeriu fiton mbi çdo të keqe,mbi çdo virus, ngado që vjen nga
Kina apo planet tjetër. Ne duhet të duam
e respektojmë më shumë njeri tjetrin, të kuptojmë më mirë se e vetmja gjë me
rëndësi ku ne duhet të përdorim energjitë tona është thjesht jeta me gëzimet e
ndodhitë e saj të pashmangshme.
Cila është familja juaj?
Unë jetoj me
bashkëshorten time Adelinën prej 30 vitesh. Jemi të parët shqiptarë që kemi
ardhur me llotarinë amerikane si rezident te rregullt në këtë vend të bekuar.
Vitet e para kanë qenë shumë të vështira. Kam pasur mbështetjen e motrës sime
të dashur Zamira. U ingranuam në jetën
dhe shoqërinë amerikane me punë dhe sakrifica.
Investuam në shkolla si unë dhe bashkëshortja ime. Une mbarova CUNY
college në Staten Island, fillimisht me Associate në Accounting, pastaj me
Bachelor në economi dhe financë. Kurse
bashkëshortja ime mbaroi Master ne Edukim, dhe punon si mësuese në Boardin e
edukimit të NYC. Kemi 2 djem.
I madhi ka hapur
biznesin e vet në Manhattan në finance (Hedge Fund). Kurse i vogli po përfundon studimet në një
nga Universitet në Manhattan dhe duhej te gradohej këtë vit, por Coronavirus
ndryshoi shumë plane.
Faleminderit!
Bisedoi Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare
27 Prill, 2020
Staten Island, New York