E diele, 28.04.2024, 05:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Aforizma nga Mevlud Buci

E diele, 26.04.2020, 12:00 PM


MEVLUD BUCI

AFORIZMA

Mevlud Buci, autor i 26 librave  dhe i pesë mijë aforizmave, paraqitet  me 30 aforizma të reja me temë etike-morale –social politike

*Vlerat e çmuara hyjnore,kanë mirësi e shpirtbardhësi njerëzore.

*Më vrastarë se virus-korona janë politikanët shpifacakë dhe të padrejtë në vendet tona.

*Kur i bën mirë njeriut që ka mendjelehtësi, ai ta kthen me hile e dredhi.

*Cilido që merret me shpifje për të tjerë,përfundon  dështak e pavlerë.

*Njeriu që ka kuriozitet e smirë,përfundon i zhgënjyer dhe i pështirë.

*Atëherë kur në vetvete mendon t`i bëjsh keq njeriut të fisit,ti je pis i pisit.

*O njeri i zotit,atij që është ziliqar e tip mashtruesi ,i vjen hakut korona virusi.

*Tri vese çnjerëzore ka gruaja e ligësisë:hilen,urrejtjen dhe pamjen e trifytyrësisë.

*Njeriu që nuk di dhe i duket vetja i zgjuar,i ngjan drurit të shtrembër që s`merr të latuar.

*Dituria është kryevlerë e njeriut të shkolluar,intriga gen vesi i njeriut dredharak e të djallëzuar.

*Mos kujto se fitove kur akuzove njeriun që të ka bërë mirë,je damkosur me turp si i pështirë.

*Kush zbaton mësimet e Biblës dhe Kur`anit në jetë, ka në shpirt dritën e zotit,pranverën e vërtetë.

*S`ka meë të zi e pis ,sesa kur ke një të pabesë në fis.

*Mosmirënjohësi i ngjan gjarpërit që nuk i duken këmbët,por helmin e ka te dhëmbët.

*Zoti i madh toleron,por çdo politikan dredharak e dështon.

*Hajdutët ziliqarët hiqen bestarë e të zgjuar,si kryemjeshtra të mbaruar.

*Politika dhe pordhilikanët e Shqipërisë, zgjodhën vetëm rrugëne llafollogjisë e të pasurisë.

*O njeri i zotit të drejtësisë hiq dorë nga mosmirënjohja zilia e trillet e hajnisë.

*Kur mendon se ia ke hedhur dhe dredhove keq,je barazuar me hiç e dreq.

*Kujt i mungon dituria e arsimi,vendin e ka  te zilia e zhgënjimi.

*Po të mos ekzistonte zilia,pabesia,hipokrizia ,te çdo zemër do ndizej lumturia.

*Vetëm rasti i bamirësisë e drejtësisë janë matësi i njeriut të perëndisë.

*Kur gratë trumbetojnë nderin,burrit i hedhin vrerin.

*Libri “Fshati mosqofsh” i Xhafer Martinit,për nga madhështia u ngjan Korabit dhe Drinit.

*Naplon Bonoparti strateg në jetë,në moshën 90 vjeç ia provoi nënës moralin e vërtetë.

*Tradhtitë, në familje shoqëri e fis, i njeh njeriu i mirë me karakter e i fortë si lis.

* Ajo që e ka damkos politikën shqiptare të pabesisë,është dashuria e marrëzisë.

*O njeri i perëndisë largoju ligësisë,mosmirënjohjes e dredhisë,rri faqebardhë si çdo kush në fis,shiko familjen tënde dhe mos u bëj stërkopil e pis.

*Koha i stigmatizon antivlerat e ortakërisë binjak me shejtanin me politikanin,servilin binjak me shtriganin,zismiri binjak me vampirin,shpirtkatilin binjak me debilin,premtarin me gënjeshtarin,karrieristin binjak me socialpistin,tellallin binjak me veshgjatin,por e vërteta e drejtësisë do të bjerë si sëpatë mbi antivlerat e dredhisë.

*Kur kujton se ia hodhe dikujt e rri krekos e hiqesh kolos,aty o njeri nisesh me u fundos…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora