| E diele, 26.04.2020, 12:00 PM |
MEVLUD BUCI
AFORIZMA
Mevlud
Buci, autor i 26 librave dhe i pesë mijë
aforizmave, paraqitet me 30 aforizma të
reja me temë etike-morale –social politike
*Vlerat
e çmuara hyjnore,kanë mirësi e shpirtbardhësi njerëzore.
*Më
vrastarë se virus-korona janë politikanët shpifacakë dhe të padrejtë në vendet
tona.
*Kur
i bën mirë njeriut që ka mendjelehtësi, ai ta kthen me hile e dredhi.
*Cilido
që merret me shpifje për të tjerë,përfundon
dështak e pavlerë.
*Njeriu
që ka kuriozitet e smirë,përfundon i zhgënjyer dhe i pështirë.
*Atëherë
kur në vetvete mendon t`i bëjsh keq njeriut të fisit,ti je pis i pisit.
*O
njeri i zotit,atij që është ziliqar e tip mashtruesi ,i vjen hakut korona
virusi.
*Tri
vese çnjerëzore ka gruaja e ligësisë:hilen,urrejtjen dhe pamjen e
trifytyrësisë.
*Njeriu
që nuk di dhe i duket vetja i zgjuar,i ngjan drurit të shtrembër që s`merr të
latuar.
*Dituria
është kryevlerë e njeriut të shkolluar,intriga gen vesi i njeriut dredharak e
të djallëzuar.
*Mos
kujto se fitove kur akuzove njeriun që të ka bërë mirë,je damkosur me turp si i
pështirë.
*Kush
zbaton mësimet e Biblës dhe Kur`anit në jetë, ka në shpirt dritën e
zotit,pranverën e vërtetë.
*S`ka
meë të zi e pis ,sesa kur ke një të pabesë në fis.
*Mosmirënjohësi
i ngjan gjarpërit që nuk i duken këmbët,por helmin e ka te dhëmbët.
*Zoti
i madh toleron,por çdo politikan dredharak e dështon.
*Hajdutët
ziliqarët hiqen bestarë e të zgjuar,si kryemjeshtra të mbaruar.
*Politika
dhe pordhilikanët e Shqipërisë, zgjodhën vetëm rrugëne llafollogjisë e të
pasurisë.
*O
njeri i zotit të drejtësisë hiq dorë nga mosmirënjohja zilia e trillet e
hajnisë.
*Kur
mendon se ia ke hedhur dhe dredhove keq,je barazuar me hiç e dreq.
*Kujt
i mungon dituria e arsimi,vendin e ka te
zilia e zhgënjimi.
*Po
të mos ekzistonte zilia,pabesia,hipokrizia ,te çdo zemër do ndizej lumturia.
*Vetëm
rasti i bamirësisë e drejtësisë janë matësi i njeriut të perëndisë.
*Kur
gratë trumbetojnë nderin,burrit i hedhin vrerin.
*Libri
“Fshati mosqofsh” i Xhafer Martinit,për nga madhështia u ngjan Korabit dhe
Drinit.
*Naplon
Bonoparti strateg në jetë,në moshën 90 vjeç ia provoi nënës moralin e vërtetë.
*Tradhtitë,
në familje shoqëri e fis, i njeh njeriu i mirë me karakter e i fortë si lis.
*
Ajo që e ka damkos politikën shqiptare të pabesisë,është dashuria e marrëzisë.
*O
njeri i perëndisë largoju ligësisë,mosmirënjohjes e dredhisë,rri faqebardhë si
çdo kush në fis,shiko familjen tënde dhe mos u bëj stërkopil e pis.
*Koha
i stigmatizon antivlerat e ortakërisë binjak me shejtanin me
politikanin,servilin binjak me shtriganin,zismiri binjak me
vampirin,shpirtkatilin binjak me debilin,premtarin me gënjeshtarin,karrieristin
binjak me socialpistin,tellallin binjak me veshgjatin,por e vërteta e drejtësisë
do të bjerë si sëpatë mbi antivlerat e dredhisë.
*Kur
kujton se ia hodhe dikujt e rri krekos e hiqesh kolos,aty o njeri nisesh me u
fundos…