Kulturë
Prend Buzhala: Figura e pelegrinit modern
E enjte, 23.04.2020, 11:04 AM
FIGURA E PELEGRINIT MODERN
(Lexime
poetike. Poezia "PELEGRIN" e Dritëro Agollit), XV
Nga
Prend BUZHALA
Te
libri poetik “Fletorka e mesnatës”, e shohim poetin Dritëro Agolli, duke
biseduar me miqtë, me aleatët dhe kundërshtarët, me njeriun ashtu siç është.
Është një bashkëbisedim i prekshëm e i trishtë, ndryshe nga fazat e mëhershme
të lirikës së tij, këtë komunikim të ngrysur ai e nis që nga vëllimi “Pelegrini
i vonuar”. Shtylla të poetikës së tij janë thjeshtësia e ligjërimit poetik,
idetë e porositë sa shqiptare aq edhe botërore, dhe shprehja e hapur. E tërë
krijimtaria e tij mund të thuhet se përbën Poetikën e Shmangies, do të thotë
poetikën e risive letrare.
1.
Në
poezinë “Pelegrin” Dritëro Agolli shfaq këtë poetikë të pelegrinazhit a
shtegtimit jetësor e kombëtar (tema aq e dashur e udhëtimit, shtegtimit gjatë
gjithë gjysmës së dytë të shk XX te ky shkrimtar).
Figura
e pelegrinit, ngjet në rendjen e marathonomakut të Fan Nolit nëpër shekuj,
kurse ky pelegrin agollian lëviz nëpër mijëvjeçarë e nëpër hapësira historike
gjithmonshëm:
Unë jam prej kohësh
pelegrin
shtegtar i karvanit të
humbur.
Ndarja
“nga karvani” ishte e prekshme dhe rikthimi edhe më i dhimbshëm:
dhe bart në kurriz një
premtim
të dhënë gjyshërve të
mundur.
Është
një monolog që e ka jehonën e tij nëpër vite, dekada e shekuj. Mbasi në dekadën
e fundit të mijëvjeçarit që e lamë pas (1990-2000), plasën e u bënë copë e
grimë ekzorcizmat totalitare, pushtuese e ideologjike, ishte Letërsia ajo që
triumfoi mbi to, me proceset e reja letrare, së bashku me motrën e saj të
përjetshme, me Demokracinë. Këto procese, sikundër dihet, karshi mësimit të
dhunshëm zyrtar të kulturës, të letërsisë dhe të historisë, nxorën në pah një
Letërsi Tjetër, dhe, si rrjedhojë, edhe një Kulturë Tjetër e një Histori
Tjetër. Janë dy hapësira që karakterizojnë botën shpirtërore të shkrimtarëve
(në dy kohë të ndryshme...)
2.
Mirëpo,
Dritëro Agolli ndoqi rrugën e jetës. Dhe pushton hapësira gjithnjë e më të
gjera të lirisë, të lirisë së shprehjes, formësimit e formimit, të veprimtarive
të tij të pakufishme njerëzore e shoqërore dhe të manifestimeve tejet të pasura
psikologjike e shpirtërore, me enigmat e fatit dhe përplasjet dramatike në
thellësinë e qenies së personazhit lirik midis shpresës dhe zhgënjimit:
Unë jam prej kohësh
pelegrin
udhëtar në vendin e
shpresës së thyer
jam ndarë pa dashur nga
karvani im
mes shtigjeve nga vapa e
shirat gërryer.
E
shohim, këtë pelegrin shtegtar, të lodhur, të rraskapitur, posi një Jezus që
ngjitet kalvarit të jetës së tij. A thua, e kanë lodhur shpresa e thyer,
politika e cinizmit, i sfilitur nga britmat e rënkimet sociale, nga shpirtrat e
plagosur, të cilëve plagët e fatit iu kullojnë gjak? Dhe, si do ta ndiejnë
veten, njerëzit e Agollit, kur konsiderohen qytetarë të rendit të dytë e të
dhjetë, aq të përbuzur në fatin e tyre? Por Agolli shtegton, qoftë dhe si një
pelegrin. E rëndësishme është që ai e ka shtegtimin e tij, e ka cakun e
pelegrinazhit. “Jam ndarë padashur nga karvani im”- a nuk janë këto rendjet
historike që aq shumë na ndanë nga “karvani” i qenies sonë, ndërsa ai karvan ka
shtegtuar tutje? E ky, mbeti si ai personazhi epik “Me shami të grisur lidhur
në kokë.” Shtrofimet identirare kanë qenë të tmerrshme. Por rendja nuk ka
munguar. Me përgjakje historike kohësh... drejt një Caku të Lartë,... drejt një
premtimi *(vargu i fundit), drejt një Vendi të Shenjtë të shpirtit shqiptar a
të kohëve që i ëndërrojmë... e ëndrrat vriten shpresat mbyten... por rendja
vazhdon. Ky është dhe një udhëtim në thellësitë e shpirtit. Kur jepet portreti
“i jashtëm”, vetëm mund ta përfytyrojmë se çka e mundon shpirtin e tij.
I
sfilituri a mund të shohë larg (“Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit”)?
I humburi në udhë e ka
zërin e vet: këndej gjendet rruga.
Porse zemra punon, sado
i rraskapitur e i mposhtur të jesh.
Ky
pelegrin mund të jetë metonimi e Protagonistit që simbolizon një komb.
Kuptimi
i kohës humb, kurse perceptimi i hapësirës shënjohet vetëm me paralelizmin
figurativ të gjendjes së këtij pelegrini: i ka buzët shkrumb për ujë, sytë që
therin, lotët (e dhimbjeve0) kanë shteruar, ai është i vetëm, nuk dihet se sa
kohë është ndarë “nga kar vani”...
Më duhet të arrijë
karvanin e tretur qëkur
Capitur mes vapës, mes
shiut e të ftohtit
E
vetmja gjë që bën, është ecja, ngutja për ta zënë karvanin.
Karvani
është pjesë e qenies së tij. Ecën me besimin e madh se do ta arrijë, për të mos
qenë i humbur e i ndarë. Në këtë situatë kaq sfilitëse, të lodhshme,
rraskapitëse, ai e ka një hapësirë në zemrën e tij që të mos ndalet: është
besimi i tij! Është mbajtja e një premtimi të stërgjyshërve!
Dhe bart në kurriz një
premtim
Të dhënë në hirin e
gjyshërve të mundur.
ush
qenkan këta gjyshër të mundur? Nga kush e nga çka kanë humbur? Ç ‘paskan lënë
si amanet premtimin te pasardhësit që ta çojnë në vend atë ëndërr të largët, të
bukur? Cili qenka ai premtim?
A
thua, në mos është ky karvan, metaforë e lirisë së udhëtimeve? Apo e tregtisë,
hulumtimeve? Karvani janë njerëzit, së bashku me gjësendet, kafshët, qerret...
e aty mungon një pelegrin? Karvan pelegrinësh qenka? Jo, se pelegrini ecën
(ndër shekuj) për ta çuar “në vend”, një amanet shekujsh, stërgjyshërish.
Atëherë,
përse është ndarë nga karvani?
3.
Ai
nuk e kërkon qetësinë, nuk kërkon as të ulet në tokë të pushojë, nuk ka kohë As
të meditojë, as të jepet pas ndonjë mençurie të rrallë, por synon vetëm ecjen,
këmbënguljen për ta rritur karvanin, për ta përcjellë atë premtim. Atë e mundon
ky ankth kohësh, si një ankth historik, si një llogari a borxh i palarë.
Nëpër
tokën ku ecën, në gjirin e kësaj toke, janë stërgjyshërit e tij, brezat
njerëzorë. Ata, të mundurit. Ata presin kumtin e premtimit e të fitores. I
vetmi ndërlidhës në mes pelegrinit, karvanit dhe stërgjyshërve, është udha
nëpër dheun e të parëve... Ky pelegrin nuk i drejton duart kah Qielli për t’u
lutur, as ulet të meditojë a lutet, por vetëm ecën, i sfilitur, i lodhur. I
mbështetur në forcën që ka brenda vetes, te besimi që nuk e lë të dorëzohet. Ai
është te fuqia amtare e tokës. Ai prek tokën me këmbët e tij. Si nëpër Tokën e
Shenjtë. Ky është altari i tij. Kjo lëvizje, për të mos qëndruar në vend, por
për të ecur, për ta zënë karvanin.
Ai
e ndien peshën e tokës, e ndien peshën e udhëtimit; secilin hap që e bën, e bën
i mbështetur për këtë truall dheu. Ky udhëtim është frymëmarrja e tij që e mban
gjallë. Pelegrini nuk ndalon, ecën, sepse ai lëviz, gjallëron, të rrahurat e
zemrës i ka më të forta, si ritmet e lëvizjes, ecjes, kurse ritmet e tokës janë
si ato të zemrës. Gjatë shtegtimit ka peizazhe, por ku mungon një pikë ujë, ku
ka vapë, shi e të ftohtë: shenjë se stinët ndërrojnë, kohët këmbehen, ai nuk
ndalet...
Për ujë buza ime u bë
zhur
Dhe sytë më shpojnë nga
shterrja e lotit
Më duhet të arrijë
karvanin e tretur qëkur
Çapitur mes vapës, mes
shiut e të ftohtit
Nga
thellësia e tokës i flasin stërgjyshërit, i ligjëron toka, dhe ata e bëjnë që
të mos e përjetojë bukurinë e një peizazhi, bukurinë e arave a të vreshtave, të
blerimit a të pemëve në vjeshtë, të akullnajave e të dëborës në dimër. Çka ka
ndodhë me karvanin që paska shkuar aq larg, si ishin pjesë e këtij karvani
stërgjyshërit, në mos janë ndarë ata apo: si
ishte ky pelegrin pjesë e këtij karvani?
Përse u detyrua të jetë
një pelegrin nëpër mote?
Ai udhëton në vendin “e
shpresës së thyer”!
Dihet,
një pelegrin e bën udhëtimin e tij të shenjtë, për të marrë bekime te një vend
i bekuar, për t’u spastruar shpirtërisht. Pelegrini i Agollit i ka harruar
miqësitë në ecje, i ka lënë pas takimet me njerëz, ai arrin të shkëpusë vetëm
ndonjë mendim të rrallë për ta përshkruar gjendjen e sfilitjes nëpër kohë gjatë
shtegtimit. Më s’mund të mendojë asgjë tjetër: bota i është rrudhur aq shumë,
horizontet janë ngushtuar së tepërmi - për shkak se ka vetëm një cak e një
qëllim: premtimin e dhënë. Seth Adam Smith (autor bashkëkohor), do të thoshte:
“Unë besoj se secili prej nesh është një pelegrin në mënyrën e vet, ne jemi të
gjithë shpirtra të humbur, duke u përpjekur të gjejmë rrugën për në
shtëpi."
Ecja
e tij i ngjan një ritmi liturgjik, që përsërit vazhdimisht: “Unë jam prej
kohësh pelegrin”. Një jetë të tërë.
Ky
asociacion poetik i pelegrinit, ngjet edhe në e librave poetikë që i ka botuar
sa qe gjallë: e që e mbajnë referencën poetike: udhë, rrugë, shtigje (Në rrugë
dolla -1958, Hapat e mia në asfalt -1961, Shtigje malesh dhe trotuare- 1965,
Udhëtoj i menduar - 1985)...
Ka
humbur karvanin, ka humbur shtëpinë, apo diçka të madhe në jetë e në histori?
A
e kërkon një botë më të mirë, apo një mirëqenie, duke bredhur nëpër aventurat e
pafund të ideologjive, sistemeve shoqërore e botërore? Përse nëpër kohë u
detyrua të marrë e rimarrë religjione, ideologji, kultura pushtuesish, çka
humbi nga vetvetja?
Por
premtimi i dhënë është amanet stërgjyshërish... për kushedi çfarë El Dorado-je.
Dhe
poeti është ai asketi i përjetshëm, i çuditshëm (“Vjen njeriu i çuditshëm”)...
deri te ai shenjtori i fjalës dhe i shpirtit poetik. Edhe ecja e ka filozofinë
e vet të thellë, do të thoshte Frédéric Gros (vepra “A Philosophy of Walking”).
Kurse
ne vetëm mund ta lëmë ende të shtegtojë këtë pelegrin edhe pas vdekjes së tij!
4.
Prandaj,
nuk është e habitshme pse paraqitet qoftë tema e folësit lirik në këtë
tranzicion dramatik të shoqërisë shqiptare; qoftë lufta e Kosovës si njëra ndër
përbërëset kryesore stilistike-tematike; qoftë ajo e rezistencës nacionale apo
pikëzimi refleksiv i botës së brendshme të individit kundruall shoqërisë
shtypëse a pushtuese (cikli i poezive për Kosovën i Agollit)... duke krijuar
dhe ndërtuar shijen e re të lexuesit. Ashtu sikundër që begatohet përvoja
njerëzore në qenien e tij shoqërore, historike e shpirtërore; po ashtu
pasurohet dhe zgjerohet e thellohet edhe struktura poetike ...
Ai
lëviz në hapësirën tonë letrare, tek ka zbuluar e rizbuluar hapësirat dhe
“copëzat” e gjeografisë sonë të jetës e të paqes, të Atdheut e të Trojeve
Etnike, pakënaqësitë, shqetësimet e gjurmët e pashlyeshme të Universit
Shqiptar.
Edhe
njëherë: është Poetika e Bardit.
----------------------
Dritëro AGOLLI:
PELEGRIN
Unë
jam prej kohësh pelegrin
Udhëtar
në vendin e shpresës së thyer
Jam
ndarë padashur nga karvani im
Mes
shtigjeve nga vapa e shirat gërryer
kërkoj
karvanin tim në rërë e në shpat
karvanin
që e ka ndërruar drejtimin me kohë
Ndaj
në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
Me
shami të grisur lidhur në kokë
Për
ujë buza ime u bë zhur
Dhe
sytë më shpojnë nga shterja e lotit
Më
duhet të arrijë karvanin e tretur qëkur
Çapitur
mes vapës, mes shiut e të ftohtit
Unë
jam prej kohësh pelegrin
Shtegtar
i karvanit të humbur
Dhe
bart në kurriz një premtim
Të
dhënë në hirin e gjyshërve të mundur.
(Prend N. Buzhala, rishkrime: 2 dhjetor 2016, 15 prill 2020)