E enjte, 01.05.2025, 05:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Mergimtaria - Argjentinasia Devolleshe

E marte, 21.04.2020, 09:55 AM


Mergimtaria-Argjentinasia Devolleshe

-e paharuara Sulltana (Elmaz Kaso) Bejleri, nga Vishocica (1926- 2018)

Nga Luan Kalana

-Ashtu si shume burra e djem devollinj, qe shkonin ne mergim, edhe Elmaz Kaso , nga fshati Vidoheve i Devollit, emigraoi ne SHBA, dhe me pas ne Argjntine.Aty benenin pune te rende , qe nga punetor ne minierat e me pas sherbenin neper lokale.Me kursimet e me nikorqillek mund te hape nje restorant dhe me pas nje punishte gelqereje, aty ne lagjen e shqiptarve-greke me origjine nga Kalivishti (fshat shqiptar ne kufi me Vidohovenn, sot ne teritorin Grek) ne Buenosajres, ne afersi te qendres te kryeqytetit.

-Aty ai u martua me nje vendese, nje argjentinase inteligjente dhe simpatike, Karmen, te cilin e kishte , menaxhere-kamarjere te lokalit. Bizneset i ecen mire dhe me sukses.Elmazi ishte nje patriot i flaket per shqiptarizmin, ai mbante jashte lokalit nje flamur shqiptar, dhe ishte lokal i prefruar jo vetem per shqiptaret por dhe vendasit me origjine italiane.Per arsye “sheri “me ortaket shqiptare “greko filo”, per mbajtjen e Flamurit shqiptar, jashte e brenda ne restorant,  ai detyrohet te kthehet ne atdhe ne vendlindje ne Vidohove,  ne Vitin 1936, bashke me dy femijet, Sulltanen (Susame)dhe Pepen e vogel.

-Sulltana ishte 13 vjece kur erdhi ne Shqiperi, e therisnin “susame”me perkedheli , ishte e cilter dhe qeshur,  fliste gjysem shqip e gjysem spanjisht.

-Per aryen e klimes te fohte ne Devoll, pasi e Ema,  Karmen ishte e semure, Vidohova nen hijen e maleve te Gramozit, ata shperngulen ne Lushnje.Edhe aty pas dy vjetesh e Ema i vdes, dhe pas dy vjeteve te saj dhe i ati, Elmazi. Ata mbeten jetime.

I vellai i Elmazit, detyrohet dhe shkon i merr te dy jetimet i sjell perseri ne Vidohove.

Kur u rit, Sulltana argjentinase, e martua ne nje dere te pasur ne Bejleret e Vishocices, me Veli Bejlerin.Ajo iu pershtat fisit , fshatit e tashme , ajo ishte nje bujkeshe vishocicare devolleshe, nje grua e fisme e ndershme dhe shume puntore , sa ne fushe e ne shtepi , duke ritur me sakrifica pese femijet , tre vajza dhe dy djem, pas dhe i shoqi Veliu vdiq shume shpejt.

Ne vitet ‘80, Sulltana, me perpjekjet e femijve e te miqeve, mundi te siguroje nje vize tremujore e te shkoje ne Argjntine, per tu takuar me te afermit e nenes se saj Karmen, te cilet e deshin shume, kur ishte vogel ne Buonesajres e i therisnin ”susama albaneska”

Me pas ne vitet e demokracise, kur Shqiperia u hap, i vellai i Sulltanes, qe tashme ia kish nderuar emerin Elmaz, emrin e te Atit, vendosen te shkojne ne Argjetine , ku kishin lindur, me te motren.Por sa do prisnin biletat per te shkuar , i vellai Pepe, Emazi vdes nga nje hemoragji cereblare.

Histori tragjike, nuk munden te shkojne me ne Argjentine.Por enderrat e Sulltanes per Argjentinen, nuk u shuan, ajo deri sa nderoi jete ne qershor 2018,  e kish lene si amanet, kur te vdes, bashke me flamurin shqiptar, me vini dhe flamuri blu me diell te Argjentines.

Vajzat dhe djemte u riten iu bene te hajrit e te nderuar, Platoni, Donika, Tomori, Sadeti dhe Andoneta, ata nuk e harojne dhe kujtojne me respekt Nenen e tyre argejntinase, princeshen devolleshe.

Per kete grua, zonje fisnike, te ndershme e bujkeshe devolleshe, ruaj kujtimet e mbersat me te pashlyeshme, per nje arsye tjeter se kur ishim ne Vishocice, ajo ishte shoqe me Mamane tine, dhe i thoshte shpesh here , ne kemi pasur te njetin fat , jemi ritur jetime, ndresa mua me theriste me simpati “dhender” , se isha martuar ne fisin e tyre, ne Bejleret e Vishocices.

Mirenjohje dhe respekte familjare, pafund per keto Nena dhe Gra devollesha te pavdekshme.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx