Kulturë
Sevdail Hyseni: Izolimi shtëpiak
E shtune, 18.04.2020, 10:57 AM
Sevdail Hyseni
Satirike
IZOLIMI SHTËPIAK
Kurrë
shtëpitë tona s'gjetën qetësi,
As
në kohë lufte dhe as në liri..!
Dikur
na përzunë me dhunë e dajak,
Bile
na dënonin me burg shtëpiak !
E
tani kur erdhëm në këto ditët tona,
Në
Vetë-izolim na mbylli "Korona" !
Por,
nejse kujdesi e ka një kuptim,
Mund
t'na qeras me një dëmshpërblim !
Ka
të drejtë njeriu t'luftoj për shëndet,
Po
a nuk luftuam edhe ne për shtet ?!
E
tani kur shtete kemi me bollëk,
S'na
lënë të vdesim për kore bukë !
Kjo
dorë Qeverie, që është në detyrë,
E
kërkon n'popull ndihmën me dëshirë !
Lekët
me vullnet, besimin me votë,
Lavdin
me meritë, disponimin n'gotë !
Jeta
me probleme e ka dhe një shpresë,
Ama
këtij Virusi, nuk i zihet besë !
E
pyeta Burdushin për këtë pandemi?
-
Më tha për frikë nuk ka "hajmali" !
S'ka
dyshim Koronës i gjendet "ilaçi"...
Luginës
së Preshevës s'i hiqet haraçi !
Në
kohë pandemie, nëpër trojet tona,
Vdesim
nga "egjeli", apo nga "korona"?!