Kulturë
Prend Buzhala: Migjeni i vetmisë
E marte, 14.04.2020, 02:03 PM
MIGJENI I VETMISË
(Lexime poetike. Poezia
“Vetmija” e Migjenit), VI
Nga
Prend BUZHALA
Migjeni
i vetmisë! Në poezinë “Vetmija” (i përfshirë te “Vargjet e lira” në ciklin
“Kangët e fundit”), i lexojmë kohët e djeshme e kohët e sotme që po i
përjetojmë. Secila kohë e ka Migjenin e vet. Po ky Migjen zbret edhe në kohën
tonë.
Sa
zë profetik na del sot ai te tema e tillë e vetmisë së madhe planetare!
1.
Për
cilën vetmi e ka fjalën poeti?
Te
poezia "Vetmija", Migjeni shfaqet i drejtpërdrejtë: e urren këtë tip
vetmie që i sjell mërzi, përbuzje,
urrejtje...
Më plakë mërzitja
që vetmija më sjell,
perbuzja, urrejtja
papritmas,
në vargun e katërt, ai jep situatën më të rëndë të kësaj gjendjeje:
të gjith sendet m' i
mbështjell
dhe kam shum anmiqë
të ligë
në këto sende pa shpirt.
Të
gjendesh mu në zemrën e një bote të pashpirt, në situatën më të shurdhër?
E
çka mund të dëgjojë në një botë të tillë vetmie kaq sfilitëse? Heshtja është e
plotë, qetësia është vrastare. I rrethuar me përbuzjen, urrejtjen, mërzinë, ajo
vret më së shumti, është shurdhësia. E dimë si ndjehet një njeri që nuk dëgjon,
për së paku për të, janë krijuar jo pak kanale të tjera komunikimi. Por, nëse
një botë e tërë është e shurdhër (që nu merr vesh a që nuk dëshiron të marrë
vesh), a thua, cila shqisë i mungon asaj?
Së
këndejmi, poeti e do thyerjen e një situate të tillë. Nuk është kjo, ajo vetmia
e dëshiruar për ngritje shpirtërore, as ajo e dëshurar për vetënjohje, as ajo e
kërkuara për paqe e qetësi të brendshme. Jo. Është një vetmi e imponuar, e
dhunshme. E, vetmia e tillë sjell vetëm vuajtje e dhimbje. Mërzi, përbuzje,
urrejtje. Është përvojë e hidhur:
aty janë
vetëm të më plasin
zemren t' eme që po vuen
dhe në merzi vetveten
truen.
Kështu
klith në fund të kësaj poezie. I mbetet vetëm të grindet me vetveten. Në një
monolog sfilitës. Madje, skajshëm: edhe ta mallkojë (ta truejë) vetveten.
Gjërat
përreth, a thua, kaq të pashpirta qenkan në atë vetmi?
Armiqtë janë aty.
E nuk flasin.
Janë
të mekur. Të mbetur eng! Këtij folësi lirik (që mund të jetë vetë poeti),
gjithçka i shndërrohet në prani armiqësore.
dhe kam shum anmiqë
të ligë
në këto sende pa shpirt.
E,
gjendja më e rëndë armiqësore, qenka, kur armiku as nuk të vëren, as nuk flet,
as nuk të shan! Thjesht,, aty, në vetmi, gjërat përreth nuk kanë si të
dialogojnë. Kjo botë e pashpirt e gjësendeve, është asociacion figurativ i një
bote jashtë...
2.
Migjeni
e kishte pikasur tipin e tillë të vetmisë, që mbyll kanalet e marrëdhëniet e
komunikimit. Është ai tipi i vetmisë që e tëhuajëson, që e tjetërson individin
në shoqërinë moderne. E moderniteti tashmë kishte trokitur në shoqërinë
shqiptare të viteve '30. Është ajo situatë, kur përfshirja e individit në
strukturat shoqërore është tejet e vështirë. Idividi, ky i ri i shkolluar,
vetmohet, izolohet, jo me dëshirën e tij, por për shkak se shoqëria nuk i ofron
asnjë shans për realizim të qenies së tij, të punës, dijes e prirjeve të tij.
Individi pothuajse traumatizohet, për shkak të papajtueshmërisë së tillë me
këtë gjendje dhe për shkak të shumë kontradiktave që lindin në familje e në
shoqëri. E, as familja, as shoqëria, as që kanë shans të ndryshohen!
Mbi
tisin e mosmarrëveshjeve, konflikteve apo dallimeve ideologjike, krizave
social-ekonomike, papunësisë, krizave mendore e emocionale, dëshpërimit;
shfaqen pasiguria, vetëmbyllja, veçimi. Migjeni i njihte mirë këto dallime e
këtë spektër ideologjik të kohës. Ishin rryma mendimi që qenë dhënë në kërkim
të ndërtimit të shoqërisë shqiptare. Në kërkim të rrugëdaljeve. (Shpejt e
shpejt mund ta kujtojmë neoshqiptarizmën e Branko Merxhanit, "Botën e
re" të Korçës me prirje revolucionare, françeskanët në veri...). Sado që regjimi
i kohës e mbyste zërin pluralist (qenë hequr me ligj nga shoqëria partitë
plurale politike, me dekret mbretëror), Migjeni e aspironte pikërisht këtë zë!
Këtë zë plural. Së paku, edhe për ta sharë, siç e thotë vetë Migjeni. Por ky
pluralizëm vdiq. S’ka më mendim, s’ka më lëvizje, gjithçka shndërrohet në
izolim, në vetmi, në gjendje të pashpirt.
Sa
profetik ky zë i Migjenit për kohët që erdhën. Vetmia komuniste, burgjet.
Vetmia tjetërsuese e shoqërisë së sotme post-modertne!
Prandaj,
personazhi lirik i kësaj peozie nuk ka se si të mos e përjetojë këtë përvojë të
dhimbshme.
3.
Vetmia
e tillë është tragjike dhe merr përmasa serioze, jo vetëm individuale, por edhe
shoqërore. Edhe ata që janë "të papajtueshëm njëri me tjetrin" në
pikëpamje ideologjike, nuk duan të flasin! Nuk lëvizin! Nuk (duan të) shohin!
Nuk flasin.
As sy s' kanë.
Po mue më bahet
se aty janë
vetem që të më plasin
zemrën.
Ky
realitet i boshllëkut shpirtëror e mendor, social e emocional, prodhon vetëm
humbje të rënda e të pazëvendësueshme nga stisjet e vetmisë së tillë
totalitare! S'ka më ideale, s'ka më synime për qëllime të larta, as për
interesa të bukura për jetën. Zbrazëtia shpirtërore është gjithëkapluese.
Pothuajse, një shoqëri e tërë është futur në çmendurinë e një vetmie të madhe!
A
është i aftë njeriu të mendojë në këso situatash që e rrëgjojnë edhe mendjen?!
A
është e aftë shoqëria që përzgjedh stilin e tillë të jetës?
Gjithçka
është tkurrur në përkeqësim të gjithçkaje. Janë verbuar (nuk shohin), as nuk
dëgjojnë! Njerëzit më nuk mund ta japin ndihmën e kërkuar. Janë të kufizuar në
vetminë e tyre. Në botën e shurdhër s'ka as informacion, as lëvizje.
4.
Por
poeti gjakon diçka të madhe, ëndërron lëvizjen, botën e gjallë në lëvizje, në
përplasje, në pluralitet mendimi, qoftë edhe mendimi armiqësor që të vë në
lëvizje, ndryshe (pra, jo mendim monist, apo uniform, pa zë, pa shpirt); sepse
ai, poeti, nuk është qenie e dobët, sepse ai është profil i një personaliteti
të qëndrueshëm, me ekuilibër ndjesish, mendimesh e qëndrimesh. Ai, me vizionin
e tij poetik, e mposht këtë gjendje, sepse pikësynon pikarritjen e kulturës
shpirtërore e shoqërore: ndryshimin e gjendjes!
Së
.paku të më shajnë:
- I mallkuem !
Së paku të më tallin :
- I uruem!
Së paku të më këndojnë :
- I yni Zot!
Ose të më thonë :
- Jeton kot!
Të flasin, të flasin se
fjalë due
në ket vetmi me ndigjue.
Ose të më tregojnë
historinë
· e tyne, autobiografinë
;
ndosht' aty do gjej
gjasim .
me jeten t' eme pa
tingllim
Vëllezërit
e tij të vetnmisë gjenden gjithandej, me ejtët e tyre "pa tingëllim",
pa jehonë, domethnë, pa shfaqje qëndrimesh a mendimesh.
E,
këtë thirrje e bën ndërgjegjshëm, në disa plane: në radhë të parë, për ta
pohuar të vërtetën ekzistenciale të kohës së tij; në radhë të dytë, për ta
kërkuar rrugën e vërtetë (komunikimin, si tip marrëveshjeje a mosmarrëveshjeje,
nuk ka rëndësi... por thelbësorja është që një shoqëri ta ketë të ndërtuar
komunikimin); në radhë të tretë, duke medituar kësisoj, në vetmi, ai e
shndërron vetminë e tij të përvojës tragjike, në vetmi krijuese! Vetmia e
shndërron qenien (subjektin lirik, këtu) në yll kërkimi e malli... Një shtresë
më vete përbën artikulimi poetik mbi komunikimin, pra, mbi marrëdhëniet që
ndërton të folurit e munguar!
Shfaqet
malli për komunikim! Ka ndodhur diçka e trishtë deri në ato çaste, diçka
jeseniniane, diçka si melankolia simboliste-parnasiste e mallkuar e Artur
Rembosë. Aty ku lind burimi i jetës, qoftë edhe me zënka... E, po qe se nuk
ndodh kjo, atëherë dyshimi e kaplon qenien e folësit lirik:
që në vetmi po e kaloj -
dhe s' po dii a rroj a
s' rroj.
E
pra, nuk është kjo një vetmi e mistikëve, e asketëve a murgjve, a kërkim i
situatave të vagullta mistike! Është drama që prodhon vetmia: a rroj a s' rroj!
E,
megjithatë të duket se aty ai aq mjeshtërisht i gërsheton këto përvoja mistike
me artin, pikërisht pse e dekompozon realitetin (shoqërinë), e quan "send
pa shpirt"; për ta afruar më afër nesh të vërtetën e thellë! Në këso
gjendjesh shpirtërore e vetmitare, SHKRIMTARI do ta shquajë krejtësisht ndryshe
të vërtetën artistike karshi realitetit; ndryshe se ç ‘shikohet ajo në gjendje
të tjera. Pra, e pafuqishme për t’u shqiptuar me anë të ligjërimit normal! Duke
qenë dhe njohës i mirë i filozofëve të kohës, ai sikur e përfill atë thënien e
Niçes për vetminë: “Në vetmi lëshion shtat ajo që dikush e mbjell brenda asaj
situate, qoftë ajo edhe egërsi e ngulur në shpirt. Kjo është arsyeja pse aq
shumë i druhemi vetmisë.”
Së
këndejmi, në poezi ndodh rijetimi, aty ku poeti arrin ta thurë me kaq madhështi
monumentale këndimi!
5.
Tashmë
në fund, ripërsëritet situata e fillimit:
" Sendet heshtin. -
Sa të pa mëshirë !
Më bajnë dhe 'mue të
hesht me pa hirë,
pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë
vetëm të më plasin
zemren t' eme që po vuen
dhe në merzi vetveten
truen.
Nëse
në letërsi figura e antropomorfizimit a e personfikimit mishëron gjërat dhe
realitetin përreth (kur gjërat e pashpirt marrin tiparet e njerëzve, të botës
së gjallë), në këtë poezi ndodh e kundërta! Bota kthehet përmbys. Asociacioni i
gjërave të pashpirt, është personifikim i botës shqiptare të amullt!
Personifikimi shndërrohet në figurë të reifikimit, depersonalizimit (kur bota e
gjallë merr tipare të gjërave të pashpirt)!
Më ti nuk je vetvetja!
(Më bajnë dhe 'mue të
hesht me pa hirë...)
Shoqëria më nuk është
vetvetja!
(pse gojë s'kanë
dhe nuk flasin,
aty janë).
Nuk mund të quhet as
shoqëri!
Kaq në skajshmëri ka
shkuar gjendja!
Heshtja
është tejet tjetërsuese, më shumë se krim kundër vetvetes! (Sendet heshtin. -
Sa të pa mëshirë).
E,
këtë klithmë, për ta shpërthye këtë mur krimi të moskomunikimit, për kohën kur
jetonte, mund ta bënte vetëm Migjeni, kaq i ri në moshë, por me kulturë të
përgatitur letrare, filozofike e kulturologjike. Mbi të gjitha, me botë të
pasur emocionale që i përjeton me tension dramatik situatat shoqërore e
njerëzore të kohës.
Vetminë
e tillë ai e fisnikëron, e shndërron në revoltë pëlcitëse, të stilit ekspresionist
(ekspresionizmi ishte një formacion stilistik i kohës në Evropë e në letërsitë
ballkanike). E shndërron në përvojë të dëshiruar krijuese, të shoqëruar me
kërkimin e brendshëm: liria e tij e brendshme, përvoja e tij krijuese, nuk i
dorëzohen së keqes, ndjesisë negative. Te poeti kjo vetmi sjell besim e
vetëbesim, pikërisht kur shurdhimet/zhurmat e jashtme të turmës së pazëshme, të
histerive sociale apo të realitetit të rëndë do ta gjunjëzojnë...
Folësi
lirik ndien nevojë ta dëshmojë vetveten, qenien vetjake, të dëshmojë se është
gjallë... se ekziston... përballë një masivi të tillë shurdhues planetar (e
njerëzor).
Poezia
t'i dhuron dy kënaqësi estetike: përjetimin e tekstit të thurur mjeshtërisht
dhe imazhet figurative... ndërkëmbimin botë e gjallë-botë e vdekur. E pra,
njeriu ka nevojë të ballafaqohet me vetveten, në vetmi, sepse pikërisht në këtë
hapësirë/medium, ai është vetvetja, është i çliruar nga frika a tjetërsimet e
ndryshme. I vetmuari është diçka tjetër (njeriu pa askënd të vetin, që jeton në
trishtimin e vetmisë).
T'i
bësh shpirtit pyetje në kohë depersonalizimi, reifikimi, bote të vdekur e të
pashpirt, krejt në vetmi, a në errësirën e pëlleshme të frytnimit frymëzues e
ndërgjegjësues - a nuk përbën, situata e tillë, një frymëzim për meditime të
thella lirike?
----------
MIGJENI:
VETMIJA
Më
plakë mërzitja
që
vetmija më sjell,
perbuzja,
urrejtja
të
gjith sendet m' i mbështjell
dhe
kam shum anmiqë
të
ligë
në
këto sende pa shpirt.
Nuk
flasin.
As
sy s' kanë.
Po
mue më bahet
se
aty janë
vetem
që të më plasin
zemrën.
Së
.paku të më shajnë:
-
I mallkuem !
Së
paku të më tallin :
-
I uruem!
Së
paku të më këndojnë :
-
I yni Zot!
Ose
të më thonë :
-
Jeton kot!
Të
flasin, të flasin se fjalë due
në
ket vetmi me ndigjue.
Ose
të më tregojnë historinë
·
e tyne, autobiografinë ;
ndosht'
aty do gjej gjasim .
me
jeten t' eme pa tingllim
që
në vetmi po e kaloj -
dhe
s' po dii a rroj a s' rroj.
"
Sendet heshtin. - Sa të pa mëshirë !
Më
bajnë dhe 'mue të hesht me pa hirë,
pse
gojë s'kanë
·
dhe nuk flasin,
·
aty janë
vetëm
të më plasin
.zëmren
t' eme që po vuen
-dhe
në merzi vetveten truen.
(Prend N. Buzhala, 6 mars 2020)