E hene, 14.10.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Eminja shëtiste në Prishtinë me portretin tim në setre

E hene, 13.04.2020, 01:11 PM


EMINJA SHËTISTE NË PRISHTINË

ME PORTRETIN TIM NË SETRE

NGA KALOSH ÇELIKU

(Vjeshta vdiq moti

në Bregliqe)

Vjeshta, moti vdiq në Bregliqe

E mbanë mend Di, te plepat:

Pasmesnate, kur Ti posa rripin

Ma shpërtheve: Erdhi kamarieri

Trokiti, në derë atë natë Vjeshte

Ndihmë, Dy shtamba me verë.

Nuk u pamë te “Parku i Grave”

As nën Rrap me shtamba verë.

Nën hije, ta lidhim Gjokun. Mallin

Nesërmen, ta shalojmë në Vjeshtë.

Prenverë e vonë. Patëm, Dimër

Dhe, pak Vjeshtë në Bregliqe…

(Hotel “Biseri” qeshi me Mua)

Verës, kur shkoja shpesh te Liqeni

Strehohesha, Vetë në Hotel “Biser”:

Dhe, posa hyja Vetëm te dera. Qeshte:

Mike, mos ikë! Ndal, mbamë përdore

Qentë, m‘u ndërsyen. Qentë me zgjebe.

Zgjata dorën. Askush, pranë meje

Tek, tashti u binda, se: Jam Vetëm…

(Xhypka*)

Në shkollë të mesme, e kisha mike

Edhe, një xhypkë azgane. Bjondinë:

Me të cilën i kaloja në disko - klube

Netët me Beatles. Rolling Stones.

Sot, më kujtohet Babai, kur thoshte:

E di, pse nuk të ndizet zjarri flakë?

Jo, përgjigjesha: Kërkon, krëndëthata

Qeshte, Babai. Dhe, ma kthente shkurt:

Siç, duket: Ende, nuk ke pickuar xhypkë.

Nëse, do të të ndizet zjarri në shi. Borë

Patjetër, duhet ta pickosh një xhypkë.

Nuk ia ktheva fjalën. Ia dhash Besën

Një natë Dimri të Madh, Xhypkën:

E pickova. Rrëzova, te “Parku Grave”.

Ikën ato ditë te “Parku i Grave”. Shkup

Unë, ika pas studimeve, në Prishtinë.

Mëkot, e kërkova xhypkën te “Bozhuri”

Nuk e gjeta Bjondinën. As, në “Gërmi”…

(Ara rrëzë Çukës Ilire

nuk lërohet me një ka)

Edhe Sot, ulem si dikur nën Rrap

Turr, vjen kamarieri! Urdhëroni!

I them: Dopio raki rrushi t’bardhë!

Pasi, merr porosinë “hallall”. Ikë

Turr, mes karrikeve. “Bit-Pazar”.

Dikur, e kam zbrazur më gotën. Heu!

E thirr: Kamarier! Edhe, një “hallall”!

Shkaku, se: Ara, nuk lërohet me një ka

Qeve, duhet t’u pri para: Edhe, një kalë…

(Zjarrin e madh me flakë

e ndezi një xhypkë)

Mike, e sheh këtë zjarr me flakë

Si turret të dalë për oxhaku. Çati.

Dikur, e ndezi një xhypkë azgane

Mëkot, Sot përpiqemi ta shuajmë

Me verë, në Dimër: Unë, dhe Ti.

Mike, ndize zjarrin! Hudhi, dru lisi

Sa, nuk e ka mbuluar Bora. Dimri…

(Eminja shëtiste në Prishtinë

me portretin tim në setre)

Vite të çmendura në Prishtinë si student

Rrugëve, kur zinim pusi para “Bozhurit”:

“Druri Kaloshit”: Mjekra. Flokë të gjata

Gunat e zeza deri në fund të këmbëve.

Isë Pampurri shpesh-herë, dhe thoshte:

Gjeneratë jemi, që bëjmë Revolucion.

Asaj kohe, “Vukica” (Ujkesha). Serbe

Në takim, dilte vetë e dyta me kukull.

Eminen, ia dhurova “cimerit”*, Isës

Me gjithë potretin tim në setre. Korzo

Përshkak, emrit: Patriotit, Isë Boletini.

Mezi e bëra dhëndërr, mbylla me çelës

Nuk donte të hyjë brenda, te Nusja?!

Dhe, pas tri ditëve, shkova ta nxjerr

Uluronte Tarzani, s’dilte nga dhoma.

Vërtetë, ajo Prishtinë, ishte një Xhungël

Plot baltë të kuqe. Pa makina. Semaforë.

Jetë  e bujshme studentore. Dhe, Dashuri.

Kohë, kur e dëgjonim Ajshen në “Bozhur”:

Elbasan i bukur, Elbasan”. Gjithë Natën

Krahpër krahu me Beatles. Rolling Stones…

(Përshkak një Xhadie u zumë

me banditët e Prishtinës)

Natë për natë, në korzo: Para “Bozhurit”

Edhe, në korzon: Anën tjeter të rrugës.

Prishtina, asaj kohe: Viteve shtatëdhjeta

I kishte dy korzo: Shqiptar dhe atë serb.

Nuk shëtisja. Pusi rrija para “Bozhurit”

Pështetur, me shpinë te “Druri Kaloshit.

Herë - herë, shkaku “Vukicës” (Ujkeshës)

Kaloja, edhe në anën tjetër: Korzon serbe.

Një natë, përderisa isha në pusi te Druri

Mes korzos, një tollovi e madhe. Lëmsh.

U turra, shoh: Çka po ndodhë në rrëmujë

Isën e kishin zënë: E rrihnin me grushta.

Vrik, nxorra thikën me patent nga Parisi

Dhe, e shpartallova gjithë grupin. Ikën.

Edhe, Unë ika me gjithë thikë në banesë.

Pas pak kohe, erdhi Isa me një të panjohur

I cili më mori në pyetje. Ishte polic civil:

Dhe, ma mori thikën me patent nga Parisi

Përçudi, nuk më dënoi, s’e bëri të madhe.

Vonë, e pamë me cilët kishim pasur punë

Banditët e njohur: Iliaz dhe Gani Kolevicën.

Asaj kohe, ecja i armatosur edhe me revole

Fati im, babai i gruas nga Drenica martire:

Pajtoi me banditët e Prishtinës. Rrezikun…

(Hija ime më ndjek

edhe në gjumë)

Posa lind Dielli, Hija ime pas shpine

Më ndjek rrugës. Ulet, në Tavernë.

Dihet, pas Meje si Engjëlli Grua

I porositë dy gota me raki rrushi:

Një për vete. Dhe, tjetrën për Mua.

Përçudi, ajo nuk e pi gotën e vet

Të dy gotat m’i len Mua, si Poet.

Dhe, pasi pimë në Tavernë raki

Të dy si miq, nisemi për në shtëpi.

Arrimë. Ajo, mbetet roje pas dere

Unë, e hap derën. Hyj në dhomë.

Nuk ha darkë. I dëgjoj dhe lajmet

Pak më vonë, edhe ndonjë film.

Pasmesnate, më ka zënë gjumi:

Mua në kanape. E, atë: Pas porte...

(Unazë në gisht nuk vura

që kur isha student)

Unë, dikur studenti Prishtinës. Rrugaçi

Pesë unaza në gjithë gishtat e dorës:

Vdekje. Gjarpër. Plumb. Ujk. Flutur.

Zingjirë, përqafe. Përdore argjenti

Hajmali të Dervish Nures Llagjeve

U martova në Prishtinë. “Gërmi”

Nuk vura unazë tjetër ari në gisht.

Unazë në gisht, jo! As, kur u martova

Edhe me gruan e dytë. Nuk e di Nesër:

A, do të varë përqafe kollare. Kërpesh.

Shkaku, se: Herët, ua lash politikanve.

Kurrë, nuk e lidha Veten në Grazhd…



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora