E shtune, 27.07.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Bardhyl Maliqi: Fjalë dashurie

E premte, 10.04.2020, 09:17 AM


Bardhyl Maliqi

FJALË DASHURIE

Kushtuar mikut tim, poetit Skënder Rusi

Fjalë  dashurie mund t’i pëshpërisësh në vesh si zakonisht një vajze,

Fëmijës si pikë loti, maces larushe, lulishtes së bukur si një bije mbreti,

Korçës, qytetit tonë, fjalë dashurie i them unë por dhe miku im, Skënderi.

i puthim  kryet të dy kuronën si Bajroni agorës së bukur të një qyteti.

I ndezim qirinjtë e ditëlindjes qytetit tonë vetë çdo përvjetor,

Skënder, or mik, si shok i një dhome, ti gjithëmonë bën ca gjëra,

sa Detin Marmara dhe Trëndafilat e Venecias m’i bën kurorë

dhe m’i vë në krye me dorë, i sjell befas si të gjalla, të bukura, të tëra!

Këto vajzat e qytetit, shejtankat, në qytet, miku im, nuk dalin pa të parë,

ato baresin rrugëve e në parkun “Rinia” vallëzojnë si perëndesha dashurie,

si ne djelmosha dikur ne dikur nëpër tela kitare na kapnin çaste marrëzie,

kur shkruanim poezi se vetëm një motiv zemrat i lodronte, serenatë dashurie!

Miku im e di që Korça e Serenatave është edhe qytet i pleqve të korit “Lira”,

I dashur Dritëro, shpesh qytetin e Korçës kuqëlonte në fytyrë  dritërimi yt,

ndodhte të lëngonte poeti, ne dritëroanëve të rinj na mbyteshin gjemitë,

por xhepat vajtonin, se një xhin në Jjupiter a nje raki dëllinje e pinim përditë.

Poet, si çdo pranverë, prilli yt i moshës pulsonte te zemra e një miku,

vargje poetikë lamtumire recitonim nga nobelisti grek Jorgo Seferi,

ndërsa ti më pikturoje me cicërima dallëndyshje në vend të nje portreti,

unë thurja një triptik për Balliun, Sizifin dhe mettodën e moshës Skënderi.

Ju nuk e dini, dëbora në Korçë nuk ishte lojë ku nuk e di ç’të mundon,

Porsi  Natyra live në lulishten me emrin e Vngjushit zhvishej nga mjegulla

dhe me dëborën e parë balerinë luante ballo në rrugë në fund tetori,

ndërsa unë zgjasja duart te kristalet e misterta, që rrëshqisnin nga tjegullat.

Për mua jo vetëm blerimi, por edhe shiu në Korçë është i magjishëm, i artë,

si çdo fund tetori. Dimri qe ca hapa larg dhe m’u kujtua koha kur lulëzojnë blirët,

nëse njeriu vdes nuk mbetet si trung i papërfillur, shibora dhe vjeshta në Korçë,

nga trishtimi dhe puthja e gabuar, e dashur Era, si deshtë të vringëllojnë brirët.

Te Karedralja ku kaloj shpesh, shkon një grua, që pëshpërit dhe falet çdo ditë,

e ka takuar dikur në Kajro, me një autobuz turistësh, rastësisht, në një çast kritik,

ta hajë dreqi, sot më doli sërish përpara në festën e birrës dhe mua bota m’u vërtit,

Vjedhësi i unazës dhe kjo grua e trotuareve më metamorfizojnë si bli krishtlindjesh çdo vit.

Si është e mundur them: Kur vdiqa unë që qenkam shëndrruar në bli mbuluar me brymë,

ndërsa mesnata shkon e nxin mëngjesi në Korçë sërish rrugët e zbardhura shndrin,

ky jam unë, djaloshi i zellshëm që leximet me zell i përpin, jam si Skënderi, që rrugën e prin,

nëse vdes një ditë, mos më qani, do të qajnë stalaktiket e borsë kur dielli ja mbrin!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora