Kulturë
Prend Buzhala: Kosova, baladë poetike
E enjte, 09.04.2020, 11:28 AM
KOSOVA, BALADË POETIKE
(Lexime
poetike. Mitrush Kuteli: Poem Kosovar, 1943), III
Nga
Prend Buzhala
Si
mund të mendohet letërsia në kushtet kundërdemokratike dhe në ato të pushtimit?
Dhe a kishte një letërsi shqipe më 1944, kur në Kosovë po luhej një dramë
tjetër historike, tejet e përgjakshme, përmasash të mëdha, që as sot ende nuk
është ndriçuar sa duhet? Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kishte të tjera
jehona ngjarjesh dhe përmasash, ndryshe nga të gjitha vendet tjera, sepse
çështja shqiptare te ky ripushtim ka burimin e të keqes edhe sot.
1.
Në
këtë kohë na vjen poezia aq e njohur e Mitrush Kutelit me titullin "Poemi
kosovar", më 1943 i shkruar në Prizren, kur kishte shkuar atje vetë
Kuteli, por e cila poemë u botua në Tiranë më 1944. Vetë Mitrush Kuteli
shpjegon:
“Dikur
(1943) e vizitova Kosovën, këtë kopësht të lulëzuar të Shqipërisë së Jashtëme,
dhe shpirti m'u mbush me gaz: në qytet flitej shqip, në katund flitej e
këndohej vetëm shqip. A ka gaz më të madh për një njeri, që ka ngrënë njëzet e
kusur vjet bukën e mërgimit se sa të "zbulojë" se me të vërtetë
ekziston një Shqipëri e jashtëme?
Dhe atëhere, që të mos kthehem me duar bosh nga ky udhëtim, shkrojta një vepërzë: Poemin kosovar. Tani kur m'u thanë pikëzat e lotit të gazit të atëhershëm, e kuptoj se kjo vepër ka qenë tepër e ashpër kundër jugosllavëve, bile shoviniste, por atëhere unë thosha se e kam për detyrë ta dua popullin që flet gjuhën e nënës sime më shumë se çdo tjetër. M'u kujtuan çiliminjtë kosovarë, muhaxhirë, të zbathur, të rreckosur, të verdhë që kisha parë më 1925, në Stamboll, nëpër vagonë kafshësh e baranga, që ku do t'i degdisnin për të kolonizuar shkretëtirat e Anadollit, m'u kujtuan sharrxhinjtë kosovarë, njerëz pa tokë, që brithnin "me kryet përdhe- me sharrën në krah- jaban e beter- derë më derë- për një kotherë bukë" nëpër rrugët e rrugicat e Belgradit të kralit, m'u kujtua e ashtuquajtura reformë agrare e Jugosllavisë së vjetër qene, që ua rrëmbeu tokat bujqve të vegjël shqiptarë dhe ua dha t'i bëjnë ferma dhe çifligje fajdexhinjëve, ushtarakëve dhe të tjerëve ('agrarët, xhandarët, tyxharët- të gjithë tok- u bënë shokë- si sorrat- për kërmë!') dhe këndova kosovarin, njerinë që banon n'atë vend 'prej qindra vjet- prej mijra vjet- rrënjë pas rrënje'. E pohoj hapur se kjo vepër është e ashpër, ka shumë të meta, por ka edhe një thelb të vërtetë. Edhe qymyrguri që nxirret nga toka ka shumë lëndë të huaj, të pavlefshme, por kjo nuk e ndalon të jetë i dobishëm...” (Nga “Ditari i ekonomistit” nga Mitrush Kuteli, Tiranë 2012, f. 207).
"Poemi
kosovar" u shkrua pas qëndrimit të Kutelit në Kosovë në ato vite. E shkroi
me pseudonimin Izedin Jashar Kutrulia. Kjo poemë ndahet në pesë këngë (si i
quan pjesët e saj poeti): Qëndresa, Durimi, Sulmi, Ndërtimi dhe përsëri
Qëndrimi. Kjo do të thotë se poeti i jep jehonë qëndresës si virtyt kombëtar,
si qenësi ekzistimi e mbrojtjeje të identitetit:
Jam
shqiptar
e
kosovar:
Zot
e krenar,
-Zot
e bujar-
mbi
këtë Dhe,
që
e kam fe
e
përmbi fe:
e
kam Vatan!
E
kam Atdhe!
Qe
gjysh stërgjysh,
qe
bres pas bres,
qe
gjithemonë!
Ti
shkja thrret
ti
shkja bërtet,
gjer
lart në retë:
se
jam barbar.
Jo,
s'jam!
si
bërtet ti,
si
buçet ti,
ti,
Mal i Zi.
Po
Vendin tim e dua,
lirinë
e dua,-
e
s'dua
zot
mbi mua.
Shkrimtarët
janë ata që i ndiejnë më thellë plagët e dhimbjet e një kombi. Domethënë, plaga
shqiptare është ndjerë kudo. Në të gjitha pjesët poema i kundërvihet një
robërie të egër e mohimi të egër, sikundër është ajo sllave. E morëm së pari
këtë dëshmi letrare nga Kuteli, sepse poema është më e njohura nga gjithë
krijimet tjera që i kushtohen Kosovës jo vetëm në ato vite, por edhe më vonë.
Nga ana tjetër, duke qenë se Kuteli është dhe shkrimtar i vetëdijes moderne
letrare, kritik e studiues ndër të parët i modernitetit në letërsinë shqipe;
ai, po me këtë vetëdije artistike, e shkruan dhe poemën e tij, me një ritëm të
përshpejtuar, si e një marshi heroik, lartësues. Është shqiptari, si e
përshkruan Kuteli, që nuk e pranon askënd përmbi krye. Porse, ky ton të duket
sikur polemizon poetikisht me letërsinë sllave, që e konsideron Kosovën djep të
vetin, ndërsa Kuteli në atë kohë, kur Kosova ishte gati krejtësisht analfabete,
këndon, megjithatë, me përkushtimin e madh atdhetar të shqiptarit nga Kosova,
shquan vetëdijen e shqiptarit kosovar për autoktoninë, lashtësinë dhe qëndrimin
e amshueshëm në këto troje, me vetëdijen e lartë për vetëflijim:
Se
jam këtu kur s'kish njeri,
kur
s'kish kufi,as fqinjëri,as shqa të zi.
Se
jam këtu kur Mal i Zi,ish Iliri;
kur
nga një det në tjetrin det,isha zot vetë!
Unë
jam këtu nga moti,
kur
vetë Zoti,e bëri fushën fushë,
e
malin mal.
Unë
jam këtu e do të jem,
-
dem baba dem -sa mali të bëhet hi,
e hiri mal përsëri.
Vrasjet, shpërnguljet për në Turqi “e Allbani”, gjenocidi... në kohën kur bota ishte në luftë antifashiste, Kuteli, njësoj si populli shqiptar i Kosovës, vigjilonte mbi një tjetër ultrafashizëm, atë serb, i cii, herë veshte pamjen çetnike me kokarda, herë atë partizane me yje të kuq mbi ballë; ndërkohë që të tjerët sorollateshin me luftëra ideologjike. E pafund është dashuria për truallin dhe shtëpinë e këtj personazhi lirik, që ligjëron në veten e parë, një vete që personifikon shqiptarin e vuajtur të Kosovës.
2.
Shqiptarët
tashmë e kishin të zhvilluar ndjesinë e tyre për ngjarjet, duke parë, pikërisht
në ato vite dramatike, se ndaj tyre nuk po ndiqej një politikë e drejtë; se
edhe nën ish Jugosllavinë po copëtoheshin në disa republika sllave, se nuk po
përfillej vullneti i tyre politik, se nuk po u njihej e drejta për
vetëvendosje.
Kosova
shndërrohet në baladë trajtimesh letrare.
Tashmë
ishte vënë në veprim makina e përbindshme e krimit.
Diku
nëndheshëm, në Republikën e Shpirtit, në Republikën e Imagjinatës, në Republikën
e Idealeve krijuese e njerëzore, është latuar Kujtesa Alternative, Kujtesa e
Viktimave dhe e të Martirizuarve përballë represionit pushtues gjenocidor a
totalitarist, përballë Kujtesës së Fitimtarit të Armës, që synonte shlyerjen a
zhdukjen e Kujtesës së Parë; që pikësynonte, më në fund, imponimin e vetëm Një
të Vërtete, kurse të tjerat të Vërteta duhet të heshteshin. Shkrimtarët e
përndjekur, krahas dëshmorëve të tjerë të Atdheut, kanë qenë Roja e Mburoja e
kësaj Kujtese, e themelimit të këtij Identiteti nëpër shekuj, përballë
inkvizicionit e shfarosjeve armike osmane, sllave apo komuniste. E vërteta ka
qëndruar në anën e krijuesve të përndjekur: janë djegur, zhdukur e anatemuar
mijëra libra e dorëshkrime, por të gjitha ato janë rehabilituar, sistemet e
dhunës janë shembur, kurse dënimin e historisë e kanë marrë inkvizitorët.
Triumfi i Lirisë, Demokracisë dhe Humanizmit i dhanë të drejtë shkrimtarit, sepse çdo fjalë, varg a vepër ai ia dedikonte këtyre idealeve. E shkrimtari shqiptar nuk kishte se si të mos ishte i tillë, atdhetar e liridashës. Te e fundit, a ka shkrimtar shqiptar që nuk ka shkruar për Atdheun dhe për Lirinë?
Mitrush
Kuteli:
POEM
KOSOVAR
KËNGA
E PARË:
QËNDRIMI
Jam
shqiptar
e
kosovar:
Zot
e krenar,
-Zot
e bujar-
mbi
këtë Dhe,
që
e kam fe
e
përmbi fe:
e
kam Vatan!
E
kam Atdhe!
Që
gjysh stërgjysh,
që
brez pas brez,
që
gjithëmonë!
Ti
shkja thërret
ti
shkja bërtet,
deri
lart në retë:
se
jam barbar.
Jo,
s'jam!
si
bërtet ti,
si
buçet ti,
ti,
Mal i Zi.
Po
Vendin tim e dua,
lirinë
e dua,-
e
s'dua
zot
mbi
mua.
Se
jam këtu kur s'kish njeri,
kur
s'kish kufi
as
fqinjëri,
as
shkja të zi.
Se
jam këtu kur Mal i Zi
ish
Iliri:
kur
nga një det në tjatrin det
isha
zot vetë!
Unë
jam këtu nga moti
kur
vetë Zoti
e
bëri fushën fushë
e
malin mal.
Unë
jam këtu e do të jem
-dem
baba dem-
sa
mali të bëhet hi
e
hiri mal përsëri
KËNGA
E DYTË:
DURIMI
Ma
thonë emrin Asim Qerim
mbetur
jetim
që
në vogëli.
Jam
si më sheh
e
si më njeh:
kësulëbardhë
e kryelidhë,
kryelidhë
me një shami,
me
tri shami:
për
trimëri!
Jam
eshtërmadh
i
vrazhdët jam
e
bojalli-
dhe
sytë e mi:
janë
plot shkëndi,
si
batërdi.
Dhe
kam uri
si
s'ka njeri
për
Drejtësi
e
për Liri
si
gjithë asimët
e
gjithë qerimët
e
Vendit tim.
Ma
thonë emrin Asim Qerim,
mbetur
jetim
që
në vogëli.
Se
babën tim ma vranë
naçallnikët,
podporuçnikët.
Ma
vranë,
se
urdhër dha Vojvoda
e
Krali- vetë:
Të
vritet.
Se
ish Kosovar!
Dhe
se ish zot
mbi
këtë Dhe!
Dhe
tokën që kisha nga Baba
nga
gjyshi
rrënjë
pas rrënje
prej
qindra vjet,
prej
mijëra vjet
ma
muar.
Ah!
Ma
muar Vatanin
që
e desha
si
xhanin!
Ma
muar
me
armë në duar
me
gjak nëpër duar
Agrarët!
Xhandarët
Tuxharët!
Të
gjithë tok
u
bënë shok:
si
sorrat!
për
kërme.
Oborrin
ma muar
deri
në shtëpi
dhe
ngrehe për vete shtëpi
në
sytë e mi.
Dhe
unë,
ja,
unë!
që
isha zot
që
qëmot:
mbeta
pa dhe,
bujk
pa dhe
bari
pa kope
këtu,
në
dherin tim.
Dhe
plori m'u ndryshk,
Hambari
m'u myshk...
Po
shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa
nuk duron njeri,
as
Perëndi!
Më
thanë të shkruhem vojnik
e
mynafik
i
kombit tim.
Më
dhanë armë të vras
vëllanë,
sipas
kanunit
të
gjakut...
Po
s'desha!
Dhe
në e bëra ma falni,
se
jam gjaknxehtë.
Më
thanë të ngrihem të ik
ku
qielli puthet me dhenë;
Stamboll,
Anadoll,
e
më tej.
Se
vetëm andej
paska
për ne
popull
pa zot -
vend
boll...
Po
malli i tokës s'më la,
po
malli i fushës s'më la,
as
gjaku i babës s'më la.
Dhe
mbeta këtu,
i
huaj,
si
qen,
në
vendin tim,
të
babës tim...
Mbeta
rajá,
e
ndër rajá,
si
për hatá;
në
uri,
në
qesëndi,
në
skllavëri
të
shqaut të zi.
Më
thanë të ik në Allbani,
vatan
i ri
i
kombit tim,
si
shkoi Selmani,
Hasani
e
Dani.
Po
dot nga toka s'u ndava
dhe
mbeta të jem
ku
jam
e
ku do të jem.
Më
thanë të shkoj në sheher
të
shqahut të madh,
me
sharrën në krah,
me
kryet përdhé,
jaban
e
beter;
portë
më portë,
derë
më derë,
i
mjerë
e
zemër sterrë,
për
një kotherrë
bukë.
Po
malli i vendit s'më la.
Ah,
malli i gjakut s'më la
e
mbeta këtu,
rajá.
ndënë
raja
të
ha një bukë – zehër
lagur
me lot,
njomur
me vrer
dhe
të pres, po të pres!
Një
tjatër mëngjes.
E
dit për dit,
E
net për net, e vjet pas vjet
rrojta
e
vojta
kaba
ndënë
shkjah:
raja
ndënë
raja,
si
në hata
si
tjatër s’ka!
Po
prita
Dhe
prita
Të
vijë dhe për mua
Drita!
Tani
Tani,
Liri!
KËNGA
E TRETË:
SULMI
Ta
shemba shkjah kufirin
që
ngrite ti
në
vendin tim e përmbi varr
të
babës tim.
Ta
shemba,
ta
dogja,
me
zjarrin e shpirtit,
të
vuajtjes
dhe
të urrejtjes.
Me
zemërim,
me
vrull të madh,
e
bubullimë
që
s'ka mbarim
Se
vjete ti më çave,
më
ndave,
më
vrave,
armik
- lugat,
armik
-xhelat!
Ti
bëre azape:- s'u tremba.
Ti
ngrite kufire me gjemba,
fortesa
ti ngrite:
t'i
shemba!
Tani!
Tani!
Atje
ku ti
o
Mal i Zi
ngrite
kufi
që
ndanin,
e
çanin
vëllazëri:
Hej!
Sot,
shkon
e
valon,
parmenda!
T'i
bëra të gjitha rrëmujë
dhe
ty
gjyrma
t'u çduk
si
në ujë.
Ta
shemba armik kufinë
--derë
burgu--
dhe
është tani
si
ish!
--si
do të jetë--
përjetë:
Lëndinë!
KËNGA
E KATËRT:
NDËRTIMI
I
bie arës mes-për-mes
e
deri në brez
e
përmbi brez
humbas
me
gas
në
grurin tim,
të
Dheut tim,
të
babës tim,
të
birit tim:
sot
e përjetë,
jetë
pas jete!
Dhe
ndje qysh flet
me
zë të qetë
im-Atë
vetë
nga
balta poshtë:
Ta
mbroni Dhenë
ku
eshtrat kam
ku
hi e tokë
e
pluhur jam...
Ta
mbroni Dhenë
që
e yshqe
dhe
sot si dje:
me
kurmin tim...
Ta
mbroni Dhenë,
me
zjarr ta mbroni,
me
gjak ta mbroni.
Të
derdhni gjakun
me
grushte plot
po
kurrë lot,
as
sot, as mot!...
Se
loti është robëri,
Gjaku:
Liri!
Jam
eshtërmadh
e
bojalli
e
me japi,
si
më sheh ti,
si
më njeh ti.
Po
kam një zemër
në
gjoksin tim
që
pa pushim
me
rreh
si
Drim.
Dhe
Babën tim kur e kujtoj
Lotoj...
Të
pashë të vrarë, or Baba,
e
pa qefin si për hata,
rreth
e përqark me xhanderma.
Desha
të qaj e s'qava dot,
e
të bërtas, s’bërtita dot,
pa
asnjë lot, pa asnjë lot.
Dhe
prita sot të derdh një lot
KËNGA
E PESTË:
QËNDRIMI
Tani!
Tani!
Unë
jam gati
të
vdes që sot -
se
rroj përmot;
mbytur
me gjak
po
jo me lot,
për
këtë Dhe
që
e kam si fe
e
përmbi fe.
E
kam Vatan!
E
kam Atdhe!
Hej!
po
buças me zë kaba
sa
të dëgjohet në qiell la
sa
të dëgjojë fund e kryej
kush
gjak shqiptari ka në dej.
Shaban-
vëlla!
Destan-
baba!
Hej!
Komb
i lirë kosovar,
ti
komb shqiptar,
ti
Zot krenar
ti
djalëri- ti pleqëri
bëju
gati!
Bëju
gati
për
vrull të ri;
ta
djegësh botën
ta
bësh hi:
për
Liri'
Për
Shqipëri!
Tani,
tani!
-
O Mal i Zi
ja
unë
ja
ti!
Po
unë - jo ti,
se
jam këtu kur s'kish njeri
dhe
as kufi
as
fqinjëri...
Unë
jam këtu kur Mali i Zi
Me
Shumadi,
Me
Dallmati -
Sa
mban e gjitha Shqehëri
Ish
ILIRI!
Kur
nga një det në tjetrin det
isha
Zot vetë.
Se
jam këtu nga moti
kur
vetë zoti
e
bëri fushën- fushë
e
malin mal!
Unë
jam këtu
e
do të jem
-
dem baba dem -
Sa
mali të bëhet hi
E
hiri mal përsëri.
(Prend N. Buzhala, rishkrime. 3 prill 2020)