Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Vdekjet në kohën e Covid 19
E diele, 05.04.2020, 12:51 PM
Keze Kozeta Zylo
Vdekjet në kohën e Covid
19
Vetmia
është vdekje, vuajtje pa fund,
Të
dyja bëjnë dashuri jo si “çiftet” natën e parë,
Është
një dashuri horror për filmat në Hollivud,
I
sëmuri i radhës jep shpirt me vetminë pranë…
Vetminë
e urrej, kurrë s’e kam provuar,
Mos
e provofsha kurrë në këtë botë!
Në
çastin e mbramë të jesh i izoluar,
Është
një çmenduri që s’e spjegoj dot…
Dhe
ju që e mbollet na futet në çark,
Në
një çark të zi me pak krodhë helmi,
Të
sëmurëve si fantazma u hodhët nga një lak,
Dhe
i mbysni në vdekje për mungesë oksigjeni…
Dhe
ju që këshilloni, pa maska na dilni,
Ndonëse
me maska të tjerët i doni,
Unë
këto maska i kam urryer nga shpirti,
Por
bota po çmendet dhe ju prapë s’shikoni.
Kufomat
po digjen si në flakët e ferrit,
Dhe
sytë më tmerrohen në vetminë vrastare,
Çdo
sekondë mund të presesh radhën e tmerrit,
Nëpër
honin e zi me “viruset” barbare…
Ah
se harrova eshte vdekje moderne,
I
“padukshmi” të futet dhe të ngec në fyt,
Ky
“Covid 19” me urrejtje skizofrene,
Ka
një pangopësi: të gelltit, të mbyt!…
4 Prill, 2020
New York