Kulturë
Leonora Lokaj: Dëshmori Fahredin Hoti - Vdekja e një nate
E shtune, 04.04.2020, 12:11 PM
Vështrim mbi librin “Vdekja e një nate” i poetit dëshmor Dr. Fahredin Hoti
Nga
Leonora Lokaj
U
rreka të lexoja diçka mes librave me poezi të poetëve që i kisha në
disponim në këtë kohë të mbylljes nga
kjo pandemi globale. Ndoshta për ta
ushqyer shpirtin dhe për t’u larguar sadopak nga përditshmëria e zymtë.
Rastësisht me ranë në sy tri libra me kopërtina të kuqe, te cilat ditë më parë
sa për estetikë i kisha radhitur afër njëra-tjetrës, duke filluar nga
antologjia “Poezia spanjolle e shek. XX”, “Antologjia e poezisë shqipe e shek.
XX” si dhe libri me poezi “ Vdekja e një nate” e Dr. Fahredin Hoti.
Cila
është ajo pranverë që nuk na kujton dëshmorët dhe sakrificat e vendit tonë?
Kush
me shumë se vargu i një poeti dëshmor meritonte t’i kushtohej kohë në këtë
stinë?!
Si
për çudi, duke njohur sipërfaqësisht kontributin e familjes Hoti, nisa ta
lexoja biografinë e poetit, duke filluar nga shkollimi, ngitja në karrierë si
studiues i mjekësisë, pastaj si i specializuar në gjinekologji, kontributin e
tij në kuadër të shumë shoqatave humanitare në mbrojtjen e shëndetit të nënave
dhe fëmijëve të Kosovës gjatë viteve të ’90-ta, kontributin në arsim dhe me
theks të veçantë kontributin që e dha në
luftën e fundit në vendin tonë.
Dr.
Fahredin Hotit, nuk i kishte mjaftuar shtëpia e tij në Krushë të Madhe, e
shndërruar në spital ku kuroheshin pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
por kishte improvizuar edhe një spital fushor në Kodrën e Krushës, që t’u dilte në ndihmë edhe
të sëmurëve nga zonat e tjera, ku
kryente operacione kirurgjike për te plagosurit në luftë.
Në
një përpjekje për t’i ndihmuar të strehuarit në mal, një predhë e ushtrisë serbo-çetnike,
i plagos të birin e tij 12 vjeçar, Kreshnik Hotin. Edhe përkundër dhimbjes së
një babai ndaj të birit, për asnjë moment nuk u ndal, duke kuruar edhe të
tjerët, derisa plagoset edhe vet nga snajperistët serb. Mjeku që kuroj qindra
ushtare dhe civil në lufte, ndërron jetë bashkë më të birin duke kuruar plagët
e veta.
Ky
ishte mjeku.që la gjurmë të pashlyera në historinë e vendit të vet. Ndaj, sikur
të mos i mjaftonte familjes Hoti kjo ngjarje e rëndë edhe babai i Dr. Fahredin
Hotit, vdes nga maltretimet e shumta që i bëhen nga hordhitë serbe. Ky ishte fati i familjes Hoti, si shumë të
tilla në Krushën e përgjakur, që sakrifikoj tre breza për lirën e vendit.
Pas
një pushimi të vogël, kapluar nga vorbulla e emocioneve dhe drithërimë zemre,
vazhdova ta lexoj librin. Them të drejtën, e rilexova disa herë dhe nga dëshira
e madhe t’i ndaj mbresat e kësaj përmbledhje me poezi me dashamirët e artit
letrar, duke kërkuar ndjesë për lëshimet eventuale, vendosa ta publikoj një
vështrim për librin “Vdekja e një nate” e poetit dëshmor Dr. Fahredin Hoti.
Ky
libër përmban poezi të viteve të ’70 dhe ’80 te shekullit të kaluar, të shquara
për nga vlerat artistike dhe temat e atdhedashurisë, preokupimeve të atëhershme
të shprehura mjaftë mirë përmes lirikave tejet moderne për kohën.
Kjo
përmbledhje më poezi, përbëhet nga tri
akte si: “Këngët e dashurisë së shpirtit”, “Ëndrrat që nuk përfundojnë” dhe
“Pishtarët e fatit tim”, që përmbajnë poezi me refleksione poetike për të
gjithë lexuesit, në të cilat dominon një varg modern ku determinohen motivet
atdhetare, sociale por edhe ato të dashurisë, të stisura si është më së miri
përmes simboleve.
Lirisht
mund të themi se vargu i poetit dëshmor Dr. Fahredin Hoti, është i hartuar më një mjeshtri të veçantë që
do t’i rezistoj gjatë kohës dhe do të jetë njëra ndër vlerat kombëtare që ka
letërsia, trashëgim për brezat që vijnë pas.
Në
secilin varg të poetit Dr. Fahredin Hotit, del në pah një dashuri e madhe, më e
madhe se vet jeta. Ishte kjo, pikërisht dashuria ndaj atdheut, Dukagjinit,
Drinit të Bardhë, fushave, maleve e korijeve të Krushës së Madhe, vendlindjes
së vet poetit dëshmor. Jo rrallëherë, poetët përmes vargjeve ju paraprijnë
shume proceseve nëpër të cilat kalojnë vendet e tyre, e njëjta gjë ka ndodhur
edhe me poetet shqiptarë brez pas brezi që i kanë thurur vargjet më të bukura
për lirinë, marrë parasysh faktin që vendi ynë gjithmonë ka qenë kafshatë
lakmie për pushtues të ndryshëm. Ishin pikërisht shkrimtarët ata që ngjallnin
shpirtin revolucionar të kombit për luftën ndaj robërisë. I njëjti fenomen
haset edhe të vargjet e poetit Hoti, me ç'rast
në poezinë “ Do t’i këndoj” shprehet:
“Do
t’ju këndoj shpresave
ndjenjave
që ushqejnë shpirtin
nëpër
kohërat e përgjakura
bartin
në gjoks shenjën e lirisë…”
Vargjet
e poetit Hoti, në njërën anë shprehin bindjen e poetit në rriten e rinisë, e
cila e rritur nën robëri mund te ishte një grusht i fuqishëm për triumfin e
vendit dhe në anën tjetër ishin një lloj kushtrimi për liri ashtu siç edhe e
hasim këtë porosi të poezia “Rini”:
“Rini
e dhembjeve të gjata
nëpër
breza kohërash të egra
*** ***
*** ***
rinove
jetën në errësirën e djajve”.
Edhe
tema e dashurisë është e spikatur në vargun e poetit dëshmor Dr.Fahredin Hoti,
madje shumë mirë përmes simbolikave kishte bërë përshkrimin e një aktualiteti
të atëhershëm, kur rinia e imponuar nga rrethanat e kohës, shpeshherë harronte
dashurinë duke u përpjekur vetëm për proceset politike e atdhetare për vendin,
ashtu siç edhe shprehet në poezinë “Shkrova”:
"Atë
natë kur ndjenjën ma vodhën
dashuria
mbeti e pikëlluar
*** ***
*** ***
Prita këngën e mëngjesit
yjet
t’i zgjoj nga heshtja".
Në
këtë përmbledhje poezish, gërshetohen ngjyrimet e një realiteti të dhimbshëm
për kombin në vitet e vështira të robërisë me një tablo poetike me plot
simbolika. Nën ritmin e vargut të lirë poeti dëshmor Dr. Fahredin Hoti, paraqet
edhe shpirtin luftarak dhe ëndrrën e pa tjetërsuar për liri ashtu siç shprehet
edhe në poezinë “Shpresojmë”:
“Në
udhën time te madhe
me
fate të ndrydhura
kërkoj
një shkëndijë drite”.
Në
këtë libër poeti dëshmor, pasqyron para lexuesit një identitet të veçantë
krijues duke sjell dimensione të reja frymëzimesh për rrethanat e kohës dhe
vargu i tij si një brum i ardhur mirë, përmbushë poetikën tonë me prurje të
reja, të cilat edhe pse kanë dal vonë në
dritë përmes këtij botimi, do të mbeten një thesar i çmuar në fonotekën e
letërsisë kombëtare.
Dr.
Fahredin Hotin, nuk do ta njohin brezat e ardhshëm veç si dëshmor kombi, që dha shumë kontribut dhe u
flijua për lirinë e këtij vendi, por edhe si një humanist i cili me profesionin
e tij prej mjeku i doli në ndihme secilit bashkëkombës edhe në kohërat më të
vështira të luftës. Kësaj mori veprimtarish do i shtohet edhe kontributi i
dhënë në artin letrar përmes përmbledhjes me poezi “Vdekja e një nate”, përmes
së cilave vargje, mbi të gjitha brezat do të mësojnë se si duhet atdheu.
Pse
Pse
para
se të ves
ëndrrat
me shfaqen në shpirt?
Pse
shpresat
e mia këmbët m’i lidhin
e
gjakun ma pengon në damar?
Pse
kënga
e zogjve është kaq e zbehtë
e
dielli ka aq pak ngrohtësi?
Pse
lumenjtë
janë kaq të qetë
edhe
kur ushujzat pijnë lëngun e tyre?
Pse
nuk
ndjejë tingullimën e vdekjes
edhe
kur laku sillet rreth qafës?