Kulturë
Gjon Keka: Zotërimet e Kastriotëve
E enjte, 02.04.2020, 10:09 AM
Zotërimet e Kastriotëve
Nga
Gjon Keka
Habitem
se si disa autor e „historian“ i kanë ngushtuar zotërimet e Kastriotëve në
vetëm dy vende atë të Matit e Krujës, kur dihet se Kastriotët duke qenë brenda
kantonit të Mirditës edhe zotërimet e tyre i kanë patur edhe më të mëdha se sa
dy apo tre vendbanime sikur që kam lexuar nga disa autor e „historian“
shqiptarë që kanë trajtuar origjinën dhe zotërimet e Kastriotëve.
Vetë
fakti se Mirdita ka qëndruar në traditat e saj të vjetra qysh nga koha e
Kastriotëve duke i ruajtur traditat e zakonet tregon më së miri se fryma dhe
zotërimet e Kastriotëve ishin brenda
këtij kantoni të Arbërisë europiane.Në shumë dokumente historike qe kam gjetë
Kastriotët figurojnë brenda kantonit të Mirditës dhe natyrshëm se edhe janë fis
Mirditor i Arbërisë europiane.Ndërsa Gjergj Kastrioti ishte dhe është kryezoti
, kryeheroi i Arbërisë dhe i gjithë arbërorëve ,heroi dhe engjëll mbrojtës i
civilizimit të përbashkët europian.