Kulturë
Kalosh Çeliku: Kopështi Zoologjik
E merkure, 01.04.2020, 10:12 AM
KOPËSHTI ZOOLOGJIK
NGA
KALOSH ÇELIKU
Qysh fëmij, me Babain. Shkupin Historik:
Shpesh, e vizitoja Kopështin Zoologjik.
I shihja kafshët
shtëpiake. Dhe, ato të egra:
Pulat. Gjelat.
Patat. Rosat. Dhe, lopët e buta.
Ujkun. Luanin.
Ariun. Dhelprën dinake
Gjarpërin. Bollën
me flokë. Shqiponjën.
Nateditë, në Kafaz:
Burg, mes hekurave
Ushqim. Dhe, shërim
u jepnin njerëzit.
Po, kurrë: Asesi, nuk
më shkonte mendja
Se, një ditë edhe Mua
më fusin në kafaz:
Kopshtin Zoologjik.
Kafshë, mes hekurave…
(Sot nuk mund t’i besoj
Robërisë - As Lirisë)
Përditë, e vras
Veten me raki rrushi
Dje, përshkak
Robërisë. Sot, Lirisë?!
Edhe, Sot të Dyjat
më dolën kurva:
Nateditë, më lidhin
nye me zingjirë.
Dhunshëm, mbyllin
në Shtëpi Publike
Thonë: Të duam, o mik!
Marrëzishtë.
U përgjigjem”: Sot,
jam në karantinë…
(Gomari zbretë në Lëmë
një Tjetër Nuse)
Gomari, Dje: U
barti ujë krushqëve
E thirrën në Dasëm.
Jo, se: I bukur.
Aq, më pak, se:
Është, dhe i mençur:
U, barti ujë krushqëve. Dasmorëve
Edhe, atë: Maleve,
me koçi pa Nuse.
Koçisë, që iu thye
rrota mes rruge
Komitat e grabitën
Nusen e maleve.
Dhe, në koçi: Na
shtinë tjetër Nuse.
Gomari, edhe Sot në
Katund. Mulli
Bartë ujë për
krushqit. Dasmorët:
Dhe, zbritën në
Lëmë: Tjetër Nuse…
(Prodhimi serik i të papunëve)
Pajtohem, që të
izolohen të sëmurët
“Armiku padukshëm”.
Jo, njerëzimi:
Çerdhet. Shkollat. Dhe,
Universitetet
Tavernat. Parqet.
Lojërat e fëmijëve.
Jeta kulturore.
Teatrot. Dhe, Bizneset
Jashtë, Kopështi
Zoologjik. Hekurave
Kafshëve, që me
shekuj: në karantinë.
Gëzohem, keni marrë
masa ofanzive
Popullin, ta
shpëtoni nga “armiku
I padukshëm”, i
mbarë njerëzimit.
Po, nuk pajtohem me
burgun shtëpiak
Prodhim serik,
armik i të papunëve…
(Populli shqiptar nuk dalldiset
Sot me “virus” Neokomunist)
Popullin shqiptar,
me shekuj e dalldisi:
Perandoria osmane. Babadovleti.
Robëria
Dhe, sistemi ish komunist:
Jogosllavia.
Edhe, ai Enverist:
Shqipëria komuniste?!
Sot, e dalldis
Veten Nëna Parti. Pabesia
Dudumët, me metoda
të vjetra komuniste:
Përpiqen, ta shesin
veten si demokratike…
(Miqtë e mi besnik përinatë
do më shtinë në karantinë)
Miqtë e mi,
besnikë: Sot tinëz, përinatë
Dhunshëm, do më
shtinë në karantinë.
Nuk do më lënë të
vdes, “hero” partiak
Në Shtëpinë time me
Miken. Poezinë.
Shkaku, hakmarrjes:
“Shërojnë” si Poet
Nuk i deshi
rregullat e edukimit politik.
E “rrezikoi” me
poezi Natyrën. Lirinë.
Unë, jam Poet. I
dua ligjet Natyrore. Jo:
Dudumët, teknefesë.
”Koronavirusin”…
(Qeveria e ka shpallë “haram”
Sot edhe rakinë e rrushit)
Qeveria, Sot solli
rregulla partiake
Arsye: “koronavirusit”, në Shtet?!
I mbylli: Çerdhe.
Shkolla. Parqet
Universitete.
Teatrot. Dhe, Tavernat.
Kazino. Jo, xhamitë
turko - arabe?!
As, Partitë
Politike, nëpër Katunde.
Edhe Unë, Sot nuk
mund të gjej:
Një gotë raki
rrushi. Verë të kuqe?!...
(Nuk dua të të lodhë
me ëndërra koti)
Ëndrra po shoh,
përnatë. Edhe, gjithë ditën
U besoj ëndërrave.
Erdhi, Nusja e Vëllait:
Dhe, u përpoq, desh
më mbyti. Shpëtova
Mëngjesin, gëdhiva
me muzikë shqiptare.
Djali saj,
përpiqeshte të hyjë me dhunë
Përpak e theu Derën
e madhe. I thashë:
O burrë, a mund bëjmë
një marrëveshje?!
Shpëtova, nga Pandemia.
Koronavirusi…
(Babai im dilte nga shtëpia
me dy “nagëntë” në brez)
Babai, gjithë jetën,
me dy “nagëntë”. Brez
Dasmë. Shkrepi, nëntë
plumba. Prishtinë:
Kur, Unë u martova
me Nuse Xhadinë.
Edhe atë,
Prishtinë. Kosovë. Asaj, kohe:
Ende, isha fëmij. Rrugaç Katundi
Nuk e thithja dot, cicën e Njerkës.
Xhadi, që e shkërdheu
koronavirusi…
(Pse Unë si Poet rebel
mos dal në rrugë)
Maci im, nuk i do
rregullat e Qeverisë
Përderisa, Unë
punoj në kompjuter:
Ajo vjen në prehër,
lazdrohet. I them:
Hynë, mbi
rekorderin! E, ke nxehtë.
Unë, sipas
Qeverisë: kam koronavirus
Dhe, nuk dua të të
rrezikoj Ty. Shtetin.
Maci, nuk më
dëgjon. Përsëri, në prehër
Vetëmevete, them:
Kur maci, Xhadia?!
Nuk i respekton
rregullat e Qeverisë:
Pse, Unë si Poet,
mos dal në rrugë?!...
(Ditën e Nesërme me Diell
këthehem në Katund)
Ika, nga hekurat e
Kopështit Zoologjik
Mureve, brenda
Shtëpisë, në Shkup!
Burri, që nuk iku
nga Lufta e Kosovës
E, as Ajo: E IRJ të
Maqedonisë (2001)!
Nën Rrap, e nxorri
armën e tij të Luftës
I paloi “patriotët”
në Libra. Bibliotekë.
Jo, nuk ikë nga Shtëpia.
“Parku i Grave”
Cucave, që më
jepnin gji. Fuqi për luftë:
Shtatë sahat larg:
Sot, ta fluk vargun.
Përderisa,
“patriotët” e sotshëm “kuqezi”
Dje, e braktisën
Vendlindjen. Shqipërinë.
Trima, pas Lufte. Zot,
Sot i dalin Lirisë
Turrevrap, pas posteve
politike. Pasurisë.
Jo! Unë, nuk ik nga
Shtëpia. As, Rrapi
Nuk mbyllem, as në
Kopësht Zoologjik:
Burgun shtëpiak. E
pagëzuar karantinë.
Shkaku, se: Jam
Poet rrebel. Dhe, Penën
Me Dy tyta. Sot, e
kam nxjerr nga brezi:
Armë, e cila më
përcjellë, Nesër në Varr.
Ditën e Nesërme: Këthehem,
në Katund…