Kulturë
Albert Habazaj: Baladë e bardhë
E hene, 30.03.2020, 04:10 PM
BALADË
E BARDHË
Amaneti
i dajo Selmanit
Nga Albert Habazaj
Më
ngeci fjala në fyt,
Kur
Ponja më shkroi sot...
Dajo,
Amaneti yt,
Po
shkruhet dy herë me lot.
Dajo,
deshe lamturimën
Si
djalë i nipit ta mbaja,
S’e
morëm me mënd mynxyrën,
Kjo
është vërtet hataja!
Ah,
moj “Coronë” e flamosur!
T’u
shoftë fara e farës!
Sot
dy herë më ke plagosur,
Për
mosmundësinë e Fjalës.
Dajo
Selman Karefili,
Selman
Karefil Abazi,
Petal
i bardhë trëndafili,
Gurrë
shprese, burim gazi.
Njeri
i mbushur me vlera,
Me
mirësi i ngarkuar,
Me
shumë virtyte të tjera,
Optimist
i frymëzuar.
Dallgësh
të përplasi jeta,
Që
filiz, në gjelbërim,
Dhe
i thjeshtë si e vërteta,
Dinjitoz
në Udhëtim.
Nuk
e njohe fjalën mburrje,
Të
dukej e huaj shumë
Në
karakter s’pate tkurrje,
Vije
bukë nga Ai Brumë.
Brum’
i Ardhur i Tërbaçit,
Fisnikëria
gjenetike,
Qe
ilaç shkuar ilaçit,
Qe
si rrymë elektrike.
Qysh
kur ti e nise Udhën,
Qysh
kur dole partizan;
Edhe
kur ta plasën buzën,
Shkëlqeve
si veteran...
Sot
s’të bëj biografi,
Do
ta shkruaj në gazetë,
Jeta
jote - pasuri,
Spaletë
morale vërtetë.
Ku
e gjete energjinë?
Kur
drit’ e syrit të iku?
Ç’hyjni
ta dha ty fuqinë?
Halim
Xhelua a Besniku.
Ti,
oficeri madhor
Bir
i Shëngjergjit epik,
More
plumb në kraharor,
Nga
djal’ i vetëm kjo thikë.
Eduard
me ëndrra shumë,
Ike...,
meteor i largët,
O
dajo, sot qysh fle gjumë,
S’qenë
gjë në luftë tri plagët.
Ti
ike, po le kujtimet,
Feron
trime, katër gocat,
Ato
qajnë, të bëjnë nderimet
Shqipja,
Lenca, Ilda, Vjollca.
Nuk
mundem që të vij unë
Nesër,
në përcjelljen tënde,
Qysh
erdhi kjo bela punë?!
U
shofsh, “Coronë...”, se më çmënde!
Më
ngeci fjala në fyt
Kur
Ponja më shkroi sot,
Dajo,
Amaneti yt
Po
shkruhet dy herë me lot.
Albert Rexhep Habazaj
Vlorë, 26.03.2020