E diele, 13.10.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Dua të vdes bukur, jam Njeri

E shtune, 28.03.2020, 06:55 PM


Keze Kozeta Zylo

Dua të vdes bukur, jam NJERI

Unë dua të vdes bukur,

Sepse bukur i kam nderuar të tjerët në çastin e mbramë.

Une dua të vdes natyrshëm, sepse natyrshëm më lindi nënëmira Liri.

Une i urrej helmet toksike, sepse fjala ime ka rrjedhur vetëm mjaltë,

Une i përbuz politikanët e paskrupullt, sepse ata janë helmi ynë,

Unë s’jam ulur kurrë në kolltuket e tyre, sepse mbajnë erën e urinës së minjve,

Unë në sytë e tyre nga ekrani, kam ndjerë sytë e akullt të gjarprit,

Dhe shpirtin putanë të nuditetit, që endet territ si lakuriqët e natës,

Duke prodhuar virusin më të mistershëm në botë, mbytjen e njerëzve të pafajshëm,

Si dhe të mjekesisë pa maska mbrojtëse, peshqesh nga fytyrat me maska të kllounve zhvatës,

Që derdhin lotët e krokodilit nëpër mediume.

Ndërkohë mijëra janë në radhë për t’u dergjur në shtratet e vdekjes tragjike,

Këtë vdekje që s’e dëshiron askush, por ajo po ndodh,

Bash m’u në syte tanë, kudo, në ajer, në tokë, në det.

Ah se harrova, sidomos atë vdekjen,

Në dhomat sa një WC publike, pa dritare të anijeve,

Që po i ankoron ushtria afër, afër meje sa një hap bebi që sapo ka filluar të eci,

Mbi Oqeanin Atlantik, ujë që e puthja me sy çdo mëngjes nju jorkez,

Se kishja menduar kurrë këtë gjëmë, s’dua të vdes vetëm mbi dallgë oqeanike,

Vetminë s’e kam njohur kurrë, ju premtoj se do ta godas me shkëmbinj të Mezhgoranit tim,

Dua në tokë, sepse toka më lindi dhe më rriti,

Dua të vdes bukur, sepse e meritoj,

Jam grua, nënë, gjyshe, mësuese,

JAM NJERI!

(dita e 7-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

27 Mars, 2020

Staten Island, New York



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Valbona Tolve - në vijën e parë të Frontit të Luftës kundër koronavirust në Amerikë Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx Kozeta Zylo: Në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë Kozeta Zylo: Bisedë me Dr. Romina Selenica që po shërben në Itali në kohën e Pandemic Coronavirus Kozeta Zylo: Bisedë me znj. Elona Lopari, trainere jete dhe karriere Kozeta Zylo: Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës Kozeta Zylo: 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Festë në Manhattan Kozeta Zylo: Marko Kepi kandidat për në Parlamentin e Nju Jorkut midis zgjedhësve në Staten Island Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life Kozeta Zylo: Bisedë me balerinin e mirënjohur shqiptar Klevis Tafaj Kozeta Zylo: U ngrit drejt qiellit një Zanë Perëndie Kozeta Zylo: T’i kam fal ty me tana - Oh si Elvana nuk ban ma nana! Kozeta Zylo: Koncert artistik për festat e fundvitit 2019-të nga Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, NY Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora