Kulturë
Kadri Tarelli: Virus na solle gjëmën!
E hene, 30.03.2020, 11:45 AM
VIRUS NA SOLLE GJËMËN!
O Virus! Na solle gjëmën!
Botës mbarë i bëre nënën.
Fëmijëve u mbylle shkollë,
Pleqve u shtove kollë.
Punë nxirë, e tjerrë hollë,
Po merr njerëz, nuk mbledh mollë!
Rrimë
mbyllur, por të ndarë,
Larg në
rrugë, larg në arë.
Po
presim me shpresë vrarë!
Kur
do shuhet kjo dreq farë?
Rrimë ndarë, si beqarë,
Njëri-tjetrin duke parë.
Puthje s’ka mbi buzët çarë,
Fjala-fjalën tërheq zvarrë.
Politikës
i mbylle gojën.
Gënjeshtrës
i nxore bojën.
U the
boll, - ndaloni lojën!
Vras
pa plumb, u le gëzhojën!
O virus, ti bir kopili!
Nuk e dimë ku është filli.
S’ këndon cuca as bandilli,
Rrinë strukur si kërmilli.
Ik i
ligu, shkon i miri
Si i
shtrenjti dhe i liri.
S’bën
derman thesar floriri,
As
kurorë degë ulliri.
Shpejt do ikësh more dështak!
Se jetën na bëre farmak.
Hamë shumë e flemë pak,
S’dalim dot as në sokak.
Sa ka
parë kjo bot e shkretë,
Kur
njeriu erdhi në jetë.
Mos u
ndani, mos rrini vetë!
Gjeni
dashuri të vërtetë!
O virus, na bëre
gjëmën!
S’shohim diell, harruam
hënë!
Kadri Tarelli
Durrës më: 25, fillim pranvere, 2020.