Kulturë
Përparim Hysi: Për bukë të rrah dhe unë!
E diele, 29.03.2020, 10:39 AM
Për bukë të rrah dhe
unë!!!
Tregim
i jetuar
Nga
Përparim Hysi
Ngjarja
ka ndodhur në kohën e diktaturës, kur çanim
bllokadën imperialisto-revizioniste ose, për të qenë më i saktë: kishim
kantandisur si akrepi që jep e jep dhe zë kafshon bishtin e vet, deri sa
ngordh. NGaqë kishim vetëm, për të qendruar apo për të bërë sikur qëndronim në
këmbë, mendja përçude e "udhëheqësit të madh"
shpiku"tufëzat" dhe"arëzat". Rrypi i brezit mbërthehej në
birën e fundit dhe kurba e skamjes sa vinte e rritej. Ish koha kur buka qe me
listë dhe e racionuar për frymë. Unë jetoja në fshat dhe fshati qe goxha i
madh. Fshati qe sektor ferme dhe, në krahasim me fshatrat për rreth që ishin
kooperativë,qemë goxha më mirë. Vërtet
buka qe me listë, por ferma hante bukë gruri. Buka shitej në të vetmin
dyqan dhe ndodhte që, për një shkak apo një tjetër, një ditë mos e merrje atë racionin që të takonte. O kishte
ardhur mangët nga qyteti, o shitsja ia kishte"shitur" dkujt tjetër.
***
Qe
mbasdite dhe,sa kisha mbrritur në shtëpi, kur trokiti dera ime. E hapa derën
dhe një nxënës imi më tha:- Profesor, po të presin të vesh në zyrën e
këshillit. U vesha (zyra qe ca çapa larg na shtëpia ime) dhe, kur mbrrita,
trokita në derë. Dëgjova që thanë:- Hyr! Hyra dhe, kur hodha vështrimin, pashë
sekretarin e partisë dhe,ngjitur me të, vet shefi i hetuesisë së rrethit Fier dhe me radhë:kryetarja e
këshillit,sekretari dhe më tej i plotfuqishmi i zonës. Të gjithë të njohur prej
meje. I plotfuqishmi qendronte në këmbë, në qoshe të zyrës dhe,po në këmbë, një
nxënës imi i klasës së tetë. Përshëndeta dhe, sa do pyesja se pse më kishin
thirrur, e mori fjalën shefi i hetuesissë. Ai nuk më njihte,kurse unë jo vetëm
e njihja,por s'kisha si mos ndjeja dhe aty, në atë sallë me 5-6 veta,
peshën e tij të"rëndë" të një
ofiqari që bënte gjëmën në ato zyrat e errta të hetuesisë.Qe i shkurtër dhe i shëndosh, sikur qe vënë në
trajtim të veçantë si specie e zgjedhur për t'i shërbyer diktaturës. Dhe,ngaqë
kish dhënë prova se këtë lloj pune e bënte mirë, e kishin bërë titullar të asaj
zyre që, pak a shumë, të kujtonte portën e FERRIT DANTESK! KIshte një
vetpëlqesë që bënte "mu" dhe një kapërdisje apo demonstrim force që
të kallte krupën. Demonstronte forcë,por dhe frikë. E, pra, ky qe që mori
fjalën:
-
More profesor (këtë titull e theksoi me shpoti dhe pak me mllef),e njëh këtë rrugaçin që i kemi vënë prangat?
Hodha
syttë nga"rrugaçi i prangosur" dhe thashë:- Ky shoku shef është nxënësi im,Xhevahiri, që jo vetëm nuk
është rrugaç, por është si djalë-çupë apo xhevahir siç ka emrin.
Shefi
u skuq ( në të vërtetë, pak i kuq qe nga fytyra), por, siç duket, përgjigja ime
e sëmboi keqas, mend i kërceu damari i qafës, shpërhteu me tërsëllim:- Po, po
,- tha,- por ky xhevahiri yt, more profesor, na ka rrahur kryetaren e këshillit
popullor që është dhe komuniste. Dhe,ngaqë qenka xhevahir, a ke nga ato
fletëlavdërimet për të? I nxehur siç qe, më la mua dhe shkoi tek"rrugaçi i
prangosur". Mend i hipi mbi kokë të mjerit dhe po me tërsëllimë, bërtiti:-
E rrahe kryetaren shoqen L..., apo jo? Ndërsa salla ra në heshtje nga ky
kërcënim kaq i egër para një fëmije adoleshent
14-vjeç,unë veças prisja përgjigjen që, siç e mendoja, do të ishte
mohuese.
-
E rraha,- tha Xhevahiri.
E,
mo profesor,- shpotiti shefi,- e dëgjove xhevahirin tënd?
-Si,
mor rrugaç, guxon dhe pohon një sjellje kaq të trupshme pa ta bërë syri tërr?
-Pse
e rrahe?- sokëlliu.
-
E rraha se më la pa bukë.
Shkova
në dyqan dhe buka qe mbaruar.
-
Për bukë e rrahe?
-Për
bukë se ç'punë kisha tjetër.
Nazim,(
këtu shefi i drejtua të plotfuqishmit),- hiqja prangat. Kryetare, për bukë të
rrah dhe unë!!!
***
Epilog
Kjo
ngjarje e jetuar këtu e dyzet vjet më parë. më vjen parasysh në këtë kohë
pandemie kur në kushte vetizolimi,mendja del nga "burgjia" dhe nuk di
ku vete e qendron. U largova me tjetër përshtypje për atë Ofiqarin që mbillte
frikë në atë kohë. Në fund të fundit, në ato momente, në ndërgjegjen e tij
zbriti njeriu i arsyeshëm dhe,pse mos, i respektuar.
Tani
pse e solla sot, kur prapë, jetojmë në rrethim e në vetizolim; kur çdo
gjë,qofttë dhe buka mund të bëhet me listë apo dhe me racion. Dhe duke iu
referuar, më të drejttpërdrejtit,"BABAIT të rreptë",EDI RAMA, dua që
t'i them:- Kujdes në"ligjet e luftës" që dekreton. Ne, pensionistët
që nuk kemi njeri tjetër në familje (unë jam një nga ata), po na mbyll brenda,
pa fare liridalje, gjasme se kujdeseni ju. Askush deri sot nuk ka trokitur tek
porta ime. As tek dy vëllezërit e tri motrat e mia (të gjithë të vetëm) nuk ka
trokitur për të treguar në jemi gjallë
apo të vdekur. Për fat të mirë, jemi gjallë dhe,sado të moshuar, kemi
nevojë për bukë,ushqime dhe ilaçe. JU
nuk e di se si do kujdeseni,por ju kujtoj vetëm një gjë: para se të vije në
pushtet dhe do bëheshin votimet, erdhën dhe na i gjetën derën. Tani askush.
Por, kujdes Kryeministër, ndryshoje pak urdhërin. Ne jemi më të
displinuarit,ashtu siç qe ai nxënësi im,Xhevahiri. Në ke vendosur në kokëfortësinë
e të pagabueshmit, me plot gojën po të them:- Kryeministër, për bukë të rrah
dhe unë!!!
Tiranë, 29 mars 2020