Kulturë
Nexhat Halimi: Poezia dhe amshimi II
E hene, 30.03.2020, 11:47 AM
Nexhat Halimi
Poezia dhe amshimi II
(Mikut
të madh të fëmijërisë, Rr. Hamitit,
i
vetmi gjatë luftës dhe tash ngeli në Dumincë)
Thirrja
përmes eterit më lidhi në gjithësi me ty
Zëri
yt më preku papritur me shpirtin e vjetër
Më
ktheu prapë në kodër të aracës te pusi i etur
Kaq
vjet më vonë më ktheu befas në fëmijëri
Në
fushën me tufa lulesh të xhenetit në largësi
Në
atë pjesë të ikur të egër dhe kaq të bukur
Të
flisja e para sysh më ikte gjithnjë një flutur
Hija
ime e jotja nga ecin e mendojnë ndryshe
E
prapë e krijonin të njëjtën ëndërr etjes tjetër
E
bijtë e secilit tashmë janë bërë etër të vjetër
E
bijat e secilit tashmë janë bërë nëna apo gjyshe
Më
thirre larg në vetminë time të pandërprerë
Të
mendoj në rrugën e gjatë nga ec me kumbim
Ja
pse unë dhe ti jemi të njëjtë gjithnjë të etur
Ja
pse kujtimi nuk vdes e poezia është amshim