Kulturë
Atdhe Geci: Ditar i Dardanisë
E merkure, 01.04.2020, 08:36 AM
DITAR I DARDANISË
Teatër
famëkeq i adresohet Kosovës
që
Kosova të jap Trepçën e Ujmanin
të
jap kishat dhe Luginën e Moravës
dhe
të bie në nënshtrim të detyruar
Kot
i trokas mendjes dhe mendimit,
logjika
ime s´e kupton kapitullimin
Teatër
famëkeq i adresohet Kosovës
Trepça
Iliriane t´i faturohet Serbisë
kjo
është e pabesueshme për lirinë
Kush
po e kërkon poshtërimin tonë
dhe
hapjen e luftërave në Ballkan
Ju
që jetoni jashtë arsyes së kohës
Trepça
nuk falet dhe as s´tregëtohet
Pa
u shterru gjithë gjaku i dardanisë
Në
Trepçë është shpirti atdheut tonë
më
e gjakëta flakë e të gjithë kombit
Kosovë,
si mund të jetë paqja me ty
kur
pjesët të shenjta i falen Serbisë
Zgjohu
fitore nga gënjeshtra, zgjohu
se
oligarkët Kosovën po e copëtojnë!...
ngritu
Kosovë përreth Lumit të Ibrit
se
na shkoi Trepça, Ujmani e Morava!
Atdhe Geci - Dortmund, 2020