Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Zotërimet e Kastriotëve

| E enjte, 02.04.2020, 11:09 AM |


Zotërimet e Kastriotëve

Nga Gjon Keka

Habitem se si disa autor e „historian“ i kanë ngushtuar zotërimet e Kastriotëve në vetëm dy vende atë të Matit e Krujës, kur dihet se Kastriotët duke qenë brenda kantonit të Mirditës edhe zotërimet e tyre i kanë patur edhe më të mëdha se sa dy apo tre vendbanime sikur që kam lexuar nga disa autor e „historian“ shqiptarë që kanë trajtuar origjinën dhe zotërimet e Kastriotëve.

Vetë fakti se Mirdita ka qëndruar në traditat e saj të vjetra qysh nga koha e Kastriotëve duke i ruajtur traditat e zakonet tregon më së miri se fryma dhe zotërimet e Kastriotëve  ishin brenda këtij kantoni të Arbërisë europiane.Në shumë dokumente historike qe kam gjetë Kastriotët figurojnë brenda kantonit të Mirditës dhe natyrshëm se edhe janë fis Mirditor i Arbërisë europiane.Ndërsa Gjergj Kastrioti ishte dhe është kryezoti , kryeheroi i Arbërisë dhe i gjithë arbërorëve ,heroi dhe engjëll mbrojtës i civilizimit të përbashkët europian.