Kulturë
Xhevahir Cirongu: Kujtim Mateli - Eci mbi një fije shprese
E enjte, 02.04.2020, 09:45 AM
Libri poetik ‘’Eci mbi një fije shprese’’ pasqyron shpirtin e kohës që jetojmë
Nga
Xhevahir Cirongu
Duke
hedhur një vështrim të përgjithshëm lexushmërie poezive të autorit Kujtim
Mateli, para syve m’u shfaqën lisat e Përmetit,
ujrat e burimeve të asaj ane,
kënga e valëve të lumit Vjosë, e
mbi të gjitha Frashëri e rilindasve të kombit tonë! Udhëtoj nëpër histori! Ajo
më shfaqet si një flakadan në memorien time, ku në damarët e atdheut është
shkruar me gërma të arta fjala Liri! Por,
që të arrihej deri këtu, u desh
shumë sakrificë e vetmohim. Mendimi e fjala e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, bëri që me vargjet e shkruara prej tij në
poemën ‘’Bagëti e bujqësi’’, zgjoi
ndjenjat tona kombëtare të dashurisë për atdheun. E bëra këtë parantezë
stacionale, sepse poeti Kujtim Mateli, pas vëllimit të parë poetik ‘’Kur mendon për
të tjerët’’, na sjell librin e dytë
poetik me titull ‘’Eci mbi një fije shprese’’. Është ajo shpresëdritë që na
vjen qysh nga Rilindasit tanë deri më sot; si një flakadan e ndezur si ngjyrat
e gjetheve të pemëve të vjeshtës, e si
rrjedhojë na fton të gjithëve për te lëmi i grunjtë të fjalës poetike që mbahet
për çdo vit ‘’Ditët e Naimit në Përmet’’. Poeti Kujtim Mateli, duke qenë edhe biri i kësaj treve, sa me tradita atdhetare, patriotike,
por edhe letrare, e ngacmon ajo
ndjenjë e dëshirë që të hedhi në copa letre për tek blloku i tij vargje
poetike. Ai nuk shkëputet dot për asnjë çast nga realiteti i jetës sonë, prandaj si e tillë kjo e fundit i ngacmon
ndërgjegjen dhe brenda shpirtit
’’mbjell’’ polenin e frymëzimit poetik. Vëllimi poetik është i ndarë në
pesë kapituj. Në çdo kapitull lexuesi do
gjejë atë fije shprese për jetën,
mendimin filozofik, fjalën e
gdhendur artistikisht letrar, por edhe
metafoën e krahasimet letrare, të cilat
u japin frymarrje e oksigjen poezive tërësore
të këtij libri. Qysh në titullin e librit , i cili të bën për vete sapo e lexon atë ‘’Eci
mbi një fije shprese’’ , të vë në
mendime, rrokesh me vargun ku ai është me rimë, pastaj gjen vargun e thyer , e prap ngjitesh te lisat e këput gjethet e
tyre nëpër degë. Pra, poezia e këtij
poeti, është sa e thjeshtë në të
lexuar, po aq e atdhetare në të kuptuar;
saqë kur bashkohen të dyja ato formëzojnë fjalën poetike letrare me bukurinë e
saj, na japin forcën filozofike me plotë
mesazhe për tek lexuesi, si hekuri që
rrihet në kuthrën e frakëtarit të hekurpunuesit.Tek poezia ‘’Sythat e
mendimit’’’ duket qartazi se poeti ndalet në radhë të parë për tek ai mendim njerëzor, sepse si qenie njerëzore që jemi na duhet të
reflektojmë drejt e të përcjellim shoqërisë sonë, në tërsinë e saj mendimin pozitiv , me qëllim që ai ti shërbejë kësaj të fundit
për përparim e zhvillim. Poeti i mban
fort pas vetes ato thërmija toke e shkëmbi,
oshëtimat e ujrave të kristalta të burimeve, bukurinë e lëndinave ku rriten lulet
shumëngjyrshe, këngën e zogjve të cilët
ia marrin këngës së jetës nëpër pemët,
pra gjithçka që na rrethon …Dhe me penën e krijuesit autori di ta thuri
vargun poetik, si rrijedhojë i këtyre
dukurive i çelin sythat e mendimit e
marrin udhën e tyre tek ajo fije bari bari ku dëgjohet lehtë fëshfërima e
shpresave të jetës sonë. Pra,
mendimi bëhet njish me buqetën e vargjeve të poezisë. Po e konkretizojmë
me vargjet e poezisë ‘’Sythat e mendimit’’,
‘’
Koha lëviz para syve tanë,
Para
kafes pimë me të dashurit e zemrës,
Para
tavolinës bisedat çelin sythat e mendimit.
Disa
ngjarje i shohim
Nuk
i fshihen dot dritës së mëngjesit;…’’
Pra, poeti Kujtim ecën paralelisht me kohën, por ai kthen kokën edhe pas në kohë, sepse pa ditur të djeshmen s’mund të
reflektojmë për të sotmen e të ardhemen që do shkelim në gjurmët e saj
enigmatike. Ndërsa tek poezia ‘’të prisja…’’ poet derdh pa rezervë dashuritë e
bekuara, për njerëzit, atdhun,
vendlindjen Mazhan, për heronjtë
e atdhut etj. Simbolika është e
qartë, saqë shpirti i vetë poetit
qëndron varur edhe nëpër degët e thara të lisave, por
vazhdimësinë e jetës e gjen atje tek ajo hardhi e prerë që ngjall
kujtime dhe i flet heshtjes mesjetare,
se dashuritë kanë bekimin e vetë të Perëndisë, saqë rri në pritje që të vijë dikush…! Pra
Dashuria e Jetës!
…Ecim
mbi atë fije shprese! Shpresat e jetës
çelin si lulet e Majit poetik nga ku merr jetë edhe vetë libri i këtij autori.
Janë poetët që thurin vargje të këngës së jetës sonë, pikërisht i bashkon takimi i përvitshëm fjala
poetike që zhvillohet më 25 Maj në Frashërin
me yje ndezur plot dritë në ‘’Ditën e Naimit’’ në Përmet. Poeti bën
thirrjen e tij që i buron nga shpirti se atdheun s’duhet ta braktisim
kurrë, sepse ai që e braktisë, një ditë do të dëshpërohet nga bora e dimrit
ngricakeq.
Megjithatë
lajtmotivi i poetit Kujtim Mateli është i qartë, i fluturojnë ëndrrat si
dallëndyshet nëpër qiellin e kaltër
bashkë me shpresat , duke i
përtypur ato me fatet njerëzore…,
’’
Adresa të vjetra mbi fletë të zverdhura,
Nofullat
e kohës kishin përtypur fate njerëzish.
Ende
ngulmoj me shpresë
Të
gjej ndonjë shteg,
T`më
çojë tek shpirti i dëshiruar
Që
natën trazohet nga ëndrrat’’.
Ndërsa
tek cikli i tretë e të katërtin, poeti
sintetizon atë optimizëm të shpresave të cilat marrin udhën e jetës e thyejnë
udhëkryqet e kohës tinxare. Atdheu është dhimbje, na thotë poeti Kujtim . Dhe kjo është plotësisht e vërtetë. Tek atdheu,
te vendlindja lindin ëndrrat, na
shfaqen si një ekran para syve në çdo hap të jetës sonë….Dhe vargjet e poezisë
me titull ‘’Atdheu’’ jep drithërima dhimje,
por edhe shpresë si rrezet e
diellit për dashurin ndaj atdheut.
“Atdheu
është fjala,
Kurorë
e të gjitha fjalëve,
Përjetësinë
ia gjen në blerime malesh’’.
…Por, nuk shterojnë lotët e vajzës së vogël të
cilës i dhimbset atdheu, saqë gurët po
ia rrukullisin të marrët në kërkim të një muri ku kërkon të vari pallton e
lagur nga shirat e kohëve, pra vargjet e
poezisë ‘’Në këto troje’’ e shprehin me dhimbje këtë fenomen, saqë nesër do jetë von për ta rikuperuar të
keqen.
Ujvarat
e shpirtit të poetit rrjedhin në pafundësi. Ato dalin nga skutat e fshehura të
shpireti e memories të këtij krijuesi, e
marrin udhëtimin e tyre në brinja malesh duke ndezur zjarre bashkë me barinjtë, fjala shkruhet në pllaka guri, bojë i bëhet qumshti i bardhë i
bagëtive, vargu i poetit rend pas mëzit
të vogël të pelës, flladi i erërave poetike takon stërgjyshërit në
fushëbeteja….dhe u ngjajmë në të ecur,
-thotë poeti Kujtim Mateli. Sa bukur! E ku ka më bukur të ecësh në
gjurmët e stëtgjyshëve tanë!? Një tjetër poezi të bën për vete sapo e lexon
atë. E themi këtë, sepse është një
gjetje e goditur artistikisht letrare. Poezia ‘’Këmisha e prillit’’ i
plotëson gjithë parametrat letrare. Aty
gjen pluhurën e kaltër të qiellit, lulet
e prillit, agimet e ditës, fytyrën e një
vajze, syrin e dashurisë së dritës, por edhe
burbuqet e sapoçelura të prillit jetdhënës me atë këmish gjelbëror…!
Konkretisht mbyllet me këto vargje:
‘’
Këputet ndonjë kopsë,
Dhe
bie mbi fletroren me vija katrore
Duke
thyer heshtjen e syrit,
Që
kërkon mbi libra burimin e dritës’’
Tërheqëse
janë edhe poezitë ‘’Porta e së nesërmes’’, ’’Në agim të ditës’’, ‘’Mbesës sime’’, ’’Atdheu thinjet’’, ‘’Një kurorë lisi’’, ‘’Në vendlindjen e profetëve’’ etj. Te libri
poetik ’’ Eci mbi një fije
Shprese’’ lexuesi do gjejë gjithësinë e jetës,
tallazet e shprezave, por edhe
një klithje, një zë, liri,
krenari, ku zogjtë shtegëtojnë
horizonteve të atdhut e të kontineteve për të gjetur rrezet e ngrohta të
diellit. Por, nuk mungojnë edhe këngët e
kukuvajkave…. Letrat e lagura,
konferenca e Londrës 1913, në
tokën Dardane, shpionja e qëndisur në
flamur, janë poezitë përmbyllëse të
kapitullit të pestë të këtij vëllimi me titull ‘’Eci mbi një fije shprese’’ të
poetit Kujtim Mateli. Lexon vargjet e këtij libri e galeria e shpirtit të
mbushet me oksigjenin e atdheut, të
dashurisë për vendlindjen, takon
shpresat e jetës e padashur fluturon
hapësirave të universit të shpresave.
Ashtu si jë gur meteori, poeti Kujtim
Mateli prek çdo cep të atdheut tonë, që
nga Tuzi, Plava Gucia, Dardania, Vardari. Nga Arta e Pirros, gjer në majat e Vetëtimës, në Tamarë,
e fushëbetejat e Krujës, tek malet e Dibrës e Matit ku jehon zëri i
Lirisë!
Dhe
e mbyllim këtë refleksion ndaj librit me poezi të poetit përmetar Kujtim Mateli
me poezinë e titulluar ‘’Shqiponja’’,
‘’
Shqiponja
Mbi
çatinë e erërave,
I
vetmi zog në fluturim!...
Shqiponjë
e qiejve të kaltër,
Simbol
i vendit tim”.
Poeti
na përcjell bukuritë e jetës të cilat lundrojnë mbi një fije shprese, dhe reflektojnë dritë në pafundësi me forcën
e fjalës artistike letrare të shkruar prej tij në këtë libër ‘’Eci mbi një fije
shprese’’.
Le
të udhëtojë vargu poetik i këtij libri si shqiponja drejt qiellit shpirtëror
për te lexuesit ynë!
***
Xhevahir
Cirongu, poet
Durrës, mars 2020