Kulturë
Nexhat Halimi: Korona
E shtune, 04.04.2020, 10:26 AM
Nexhat Halimi
korona
hija
e padukshme e kafshimit të egër dhe të thellë
me
vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo dhe lakuriqi
kjo
sëmurje e mjerë me portret dhe fytyrë hiqi
të
afrohet me ethe me teshtimë dhe kollitje
të thatë
përvidhet
nga jashtë e të futet brenda befas gjatë
i
prek mushkëritë e nuk merr më lirshëm frymë
varg
e vijë trupit zë të zë vetmi të të prek brymë
lëkura
të bëhet kaq e ngjashme me gjembat në kaçë
korona
vjen ndërmjet rrëqethjesh pa gjetur ilaç
varrimi
bëhet me katër vetë të të bartin në krah
pa
ceremoni pa prani të të dashurish pa ty e pa lot
nisesh
me hijen tënde e dhiaresh del prapë në gjah
shfaqet
ajo që nuk e ke menduar asnjëherë dot
shfaqet
korona dhe ti izolohesh brenda hijes ik
dridhesh
mbyll sytë e tashmë më s`je tretesh vrik
hije
e kafshimit gjarpëror e fshehtë tinëzar
ti
del të furnizohesh me ndonjë gjë për të gjallë
ndoshta
ia del t`i shpëtosh me sy të ënjtur në mall
del
të blesh spinaq limon e diçka tjetër në pazar
kthehesh
në vetminë tënde të thellë në karantinë
e
kujton me lot fëmijërinë dhe shtrihesh në shpinë
buzë
lumit mes lulesh të xhenetit pa
pantallona
pret
të vijë hija e padukshme e të të kafshojë korona
me
vetëtimë gjarpri apo brejtësi apo lakuriqi
kjo
sëmurje e mjerë me portret dhe fytyrë hiqi