E enjte, 25.07.2024, 06:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Në fshatin e bellagjive

E premte, 03.04.2020, 03:07 PM


Në fshatin e bellagjive

Nga Neki Lulaj

Atje gjethet bien e pyjet zhvishen

Ngjitet mjegulla në majë të Strellcit te kroi.

Rrezet e diellit pak po ngrohin në vite.

Ushëtin lugina nga gurgullima me uji te përroi.

Këmbësorja është kafshuar e mbuluar me gjethe

Nga këtu shoh ditët e ëndërrta mbi lëndinë

O sa shumë jam i larguar përtej maleve e deteve

Dimrat e gjatë gishtërinjtë m’i ngrinë.

Qepon mjegulla mbi gur të Sokolit ku valon flamuri

Përkulem para varreve të trimave të Belles

Prajshëm kuvendon me Hazir Lahen

Edhe me Vlorën edhe me Kosharën si ylbere

Te varri i Hazir Lahes është ndalur koha

Pa epitaf e pa flamurin e Isa Boletinit

Bashkëmendje ndrituri i flamurit krenar

Në Belle dimrat e fortë harresën e mbytin

Na ngohin ndërgjegjjen e harresën

Qe myku i kohës e ka mbulua..

-Per ZSh-ne, nga Gjemania, fillim prilli 2020-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora