Kulturë
Përparim Hysi: Asht sjell moti për së mbari?!
E diele, 05.04.2020, 09:39 AM
Asht sjell moti për së mbari?!!!*
(cikël
me poezi,-antivirus)
Nga
Përparim Hysi
1.Asht
sjell moti për së mbari?!!! *
Qe
i trishtë MARSI sivjet
Prilli
hyri i plagosur
S'dimë
më tej se si do jetë
Sy
e veshë dhe të brengosur.
Ka
hyrë brenda një armik
Të
plagosë apo të vretë
Gjithë
bota në panik
Në
rrezik yni shëndet.
Paskemi
qenë mirë e bukur
Edhe
hiç s'e kemi ditur
Tash
që lirinë e kemi humbur
Po
jetojmë si të roitur.
Kund
nuk ka një datë shpëtimi
Mendje
prishur dhe kaos
Po
e vuan mbarë njerëzimi
Dhe
në GLOB:sinjali "sos"!!!
*
këngë e vjetër shkodrane
2. Ka ardhur koha
Ka
ardhur koha që ta çmojmë jetën
Jeta
nuk është "mall" që të shitet lirë
Jetës
tani,në vetizolim, ia dimë vlerën
Sado
që vetizolimin e pranojmë me pahir,
Jeta
njëherë jepet dhe duhet ta çmojmë
Para
"virus-armikut" mos tregojmë trimëri
Nëse
viursin duhet ta mundim,Mjekësinë të dëgjojmë
Vetizolimi
është ilaçi,tani për tani.
Se
në këtë kohë kolere alias Pandemia
Përparësi
merr vetëm GJUHA e SPECIALISTIT
Në
ballë të luftës është MJEKËSIA:
-
Vetëm vetizolimi na shpëton prej "armik Covidit".
3.Po të isha sot i ri
Po
të isha sot i ri,rreth e qark:CORONAVIRUS
Nuk
do bëja dashuri, unë një tip që s'rri dot"sus"
Mike,do
dashurohemi nesër,se për sot ka rrrezik
Se
armiku është i egër dhe kudo ka sjell
panik.
I
padukshëm është si ajëri dhe papritur të merr jetën
Është
një kohë vërtet alarmi (edhe jetës t'ia dimë vlerën)
Sado
sot është DITA e VERËS, këtë herë nuk e festojmë
MIke,moj,
mos dil prej derës! Nesër prapë do dashurojmë.
4.Po jetojmë si në
alarme
Po
jetojmë si në alarme
Dita?
Ca më keq se nata
Zhytur-mbytur
det me lajme
Përmbi
kokë rri varur shpata.
-
Se mos dilni nga shtëpia?
Mu
në rrugë është një"armik"
Doli
mendja nga burgjia
Bota
futur në panik.
Se
mos zësh me dorë fytyrën?
Upupu,
dora tek syri!!!
Me
dorën tënde solle mynxyrrën
Se
pas dere është COVIDI!!!
Bëjnë
zhurmë politikanët
(Hiqen
si të na duan shumë)
Ne
i njohim sharlatanët
Dhe
nga ata na zë me shkumë.
Ne
dëgjojmë se ç'thotë MJEKËSIA
Që
është GJUHA E SPECIALISTIT
Veç
kështu fitohet qetësia
Dhe
shpëtojmë prej COVIDIT...
5. STATUE QUO
Jam
si DANTE para një pylli të errët
Dhe
pres një dorë shpëtimi prej VIRGJILI!
Se më ka sulmuar një armik i serët
CORONAVIRUSI
alias COVIDI !
Të
vret dhe nuk e sheh se si hije është
Nuk
dihet nga ç'djall e ka marrë "detyrën"
Mendja
ime sa nuk po bën"fështë"
Se
"djalii" mbi GLOB po sjell mynxyrrën.
Kam
lexuar diku për"ushtarë që bëheshin të padukshëm"
Që
msynin një vend dhe askush me sy dot nuk i shihte?!!!
Mos
është"lojë e ndyrë" për t'u bërë super të papërballueshëm
Që
në laborator këtë"farë të keqe" ta"mbillte?!!!"
Se
nuk ka si të jetë ndryshe, në këtë kohë moderne
E "rrit djalin" dhe ky kthehet në
djall
Se
është" pa prindër"; natyrshëm nuk ka"ndërgjegje"
Dhe
djalli u bë lubi dhe po na ha të gjallë.
Dorëzim
para djallit është një botë e tërë
Shkencëtarët
e mëdhenj janë kthyer në astrologë
Na
mbytën me llafe, me gërë e vërë
Kurse
politikanët tanë janë bërë demagogë.
Në
ballë të kësaj lufte është MJEKËSIA!
Sa
mjekë e infermierë në këtë luftë ranë therorë!!!
Veç
MJEKËSISË i takon lavdia
Që
mundohen të na shpëtojnë nga ky armik
kaq mizor.
Kur
do ta mundim? Aha, nuk i dihet
Për
një muaj a dy... apo ndoshta në vjeshtë?
Në
këtë "pakohësi" si mund të rrihet
Apo
shumë njerëz do shkojnë si qeni në vreshtë?
Ditën
që do ta mundim ,duhet shpallur "DITË FESTE"
Me
gërma kapitale do gdhëndur në mermer
Të
jetë e shkruar për brezat në"Anale KUJTESE"
Që
kurrë mos përsëritet kjo kohë- kolerë!!!
Tiranë, 5 prill 2020