Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë Rexhë Xhakli!
E marte, 07.04.2020, 07:58 PM
Lamtumirë Rexhë Xhakli!
Ndahet
nga jeta patrioti dhe adhetari i Kombit Rexhë Xhakli, New Jersey
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me
hidhërim të thellë e mora lajmin e ikjes nga kjo botë të patriotit dhe
atdhetarit të flaktë
Rexhë
Xhakli. Ne ishim kreanar si Diasporë të
kishim në gjirin tonë një burrë zemërmadh dhe një atdhetar që i rahu zemra fort për Kombin deri sa iku. Ne fakt zemra e tij do të jetë në përjetësi
pasi ai la pas vepra që vihen në shërbim të njerëzve në nevojë, si në edukim
ashtu dhe në fusha të tjera.
I
ndjeri Rexhë Xhakli së bashku me bashkëshorten e tij Dr.Xhaklin hapën qendra
për fëmijë me Autizëm dhe Down Syndrom në Kosovë. Ata kanë ndihmuar në fushata të ndryshme në
ngritjen e fondeve për Kosovën dhe Kombin.
Ishte e pamundur të mos e shikoje
Rexh
Xhaklin në aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe kulturore ku merrte pjesë
gjallërisht dhe jepte opinione para kamerave.
Të
dy me Qemalin kemi pasur fat ta intervistojmë dhe ta kemi në arshivën e TV “Alba
Life”, New York. Elekuenca e Tij në të
folur, dashuria dhe pasioni për punë kombëtare e rreshtojnë ate në njerëzit e
njohur me kontribute të Diasporës Shqiptaro Amerikane.
Rexh
Xhakli ndihmoi jo vetëm duke shkuar me Flamur në dorë në aktivitetet kombëtare,
por dhe kontribuoi financiarisht. Ai
diti me plot kulturë dhe atdhetarizëm të bënte bamirësi atje ku duhej dhe kur
duhej. Altruizmi dhe patriotizmi i tij
ishin dy nga cilësitë që dalloheshin lehtë kudo që shkonte. Perkrahja qe iu ka bere fëmijëve me Autizëm
dhe Down Syndrome, kishin dhe një arsye të madhe shpirtërore, ngaqë ia kushtoi
djalit të tij Arbenit i diagnostikuar me Autizëm.
Ai
u dallua si nje biznesmen i suksesshëm dhe që diti jo vetem ta menaxhonte me
profesionalizëm, por ndërkohe ndihmonte dhe Kombin.
Këto
veprime kaq humane dhe tejet shpirtërore doemos që do të ngelen gjatë në
kujtesën tone, jo vetëm ne që e njohëm nga afër, por dhe ne të gjithë Diasporën
që i shërbeu me devotshmëri deri në frymën e fundit.
Është
e dhimbshme kur dëgjon që njerëzit largohen nga kjo botë para kohe, por akoma
dhimbja dyfishohet kur ikën në këtë kohë të pazakontë në kohë lufte.
Ngushëllimet
tona për ju Dr.Xhakli, Adrianës dhe Arbenit për këtë humbje të madhe në
familjen tuaj!
Zoti
ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë fatkeqësi familjare.
Dritë
të pastë shpirti Rexhë Xhakli!
Lamtumirë!
6
Prill, 2020
Staten
Island, New York