Kulturë
Kalosh Çeliku: Koronavirusi në karantinë më la edhe pa lapës kimik
E hene, 06.04.2020, 09:13 AM
KORONAVIRUSI NË
KARANTINË
MË LA EDHE PA LAPËS
KIMIK
NGA KALOSH ÇELIKU
Mëkot, mjekësia
moderne. Reklamat televizive:
Kaq, veta: Janë me
koronavirus, në karantinë?!
Dhe, kaq veta,
Sot: Vdiqën, gjatë 24 orëve:
Ende, nuk e dinë
“armikun e padukshën”?!
Shqiptarët: E,
dinë Mikun e tyre Historik
Unë, Poeti! Sot,
mbeta pa lapës kimik?!
Edhe, po vdisja
mbi tavolinën e punës:
Pa raki rrushi. Dy
shtamba verë të Mikes.
Shkaku, se: Nuk
mund ta shkruaj Poezinë
Librin, e radhës
Historik: KORONAVIRUSI.
Megjithëatë:
Lapsave, mi kimik në xhepa
Çantën e zezë me
vite. Ende, mbi shpinë:
E, them, atë:
Struken e zezë të Babait kaçak
Që, fatkeqsisht:
Ende, nuk mund ta gjej gjallë:
Tavolinënës, pa
drita. Edhe, pa Diell me rreze.
Ende, pa jetë.
Moti kohë: Ikën, mes varreve.
“Kashikarën”, e
Dervish Nures e kam përqafe
Krahpërkrahu, me
Shqiponjën e Skënderbeut.
Pa lapësat kimik.
Vetëm, një laptop tavoline:
Zot, i doli: Ditën e gjykimit Varrit, Babashehu.
Edhe, pse: Xhepave
tavolinës punës. Dhomës:
Nuk i gjeta me
begati Tradicionale Shqiptare:
Çantën time, plotë
me lapsa. Shtëpinë e Babait.
Shkaku, se: Miku
im, Tomi. Shkrimtar i madh
Edhe, m’i derdhë
Lapsat. Librat nëpër Dhomë.
Lëmsh, i bënë
librat. Lapsat, e tavolinës punës:
Unë: Ende, nuk
mund të gjej një Lapës kimik.
E, kontrollova
tavolinën e punës. Çantën
Xhepat e Gunës
zezë. Asnjë lapës kimik?!
Vetemevete,
Thashë: Koronavirusi i kapi
Tinëz, Sot lapsat
kimik. I futi në Karantinë...
(Ehu Varg nuk kam Sonte
ta shkrep pas Zogut Keq)
Unë, Kalosh Çeliku
nuk kam varg
Sonte, ta shkrep
pas Zogut Keq:
I cili më këndon
Natën mbi çati?!
Porosinë e Nanës
përcjell n’Agim:
Bir, ai nuk
këndon: Ndjellë kob
Përzenje, nga Lisi
midis Livadhit!
Edhe, pse: Kalosh
Çeliku, ende ka armë
Penë në brez. Fushëbetejë. Pasmesnate:
E nxjerrë Lapsin
me dy tyta nga brezi
Dhe, e shkrep. E
përzë, matanë Çuke.
Padyshim: Vetëm,
me një plumb erotik…
(“Armikun e padukshëm”
e përzura me raki rrushi)
Në jetë: kam pasur
mike, dhe miq
I kam përzënë me
Penë. Dhe, Poezi.
Ndonjërin, me një
shkrim publicistik
Dudum Ziun, me
libra në Bibliotekë.
Shkaku, se: nuk
kam pasur armiq
Po, personazhe për
libra artistik.
Shpesh, e
porosisja Gruan besnike:
Nëse, më kërkon
Koronavirusi
I thoni: Nuk
është, sot në shtëpi.
Sigurisht, herët
ka dalë nën Rrap.
Qeveria, e burgosi
në karantinë
Dhe, ai s’e pret
“mikun” në shtëpi.
Nëse, po më kërkoi
ndonjë Grua
I tregoni: Është,
te “Parku i grave”.
E pret Miken me Dy
shtamba verë
E, dudumët: te
Kopështi Zoologjik.
Vetëm,
koronavirusin, e përzura
Me një ibrik raki
rrushi, “Muskat”.
Dhe, Dy shtamba me
verë të Mikes...
Shkup, 05. Prill 2020 (karantinë)