Kulturë
Tahir Bezhani: Telefonatë në mesditë
E shtune, 11.04.2020, 09:14 AM
Tahir Bezhani
Telefonatë në mesditë
Sa
e lodhshme dita në ngujim virusal
Ndërsa
mendimet dalin rrugëve të botës
Humbin
ledhave ,brazdave të gjata, pa kthim
Pa
orar e njoftim...
E
një zile telefoni nga larg
Trembi
kujtesën e ikur deri në qiell
E
pastaj qetësohem kur zërin dëgjoj
“O
ku je vëlla,o mik i mirë?!”
Ky
zë më erdhi pikërisht mes leximit
Të
poezisë“Flaut Vertebrash” të Majakovskit
Mes
atyre vargjeve prekëse, ku zemra rrihte shpejt
Ai
zë i ëmbël , mbushur mall më depërtoi thellë
Një dridhje që njohu shpirti i përmalluar
Atë
zë gëzimi të fshehur skutave të trupit
Tash njëzet vite rresht....
Pastaj
malli im flet vetë:
“Ku
të kam o zë zemre,ku ke humbë,ku je mbështjellë
Shkoi
koha e vdekja po vjen,si u harruam,ku të bëjmë vend?!”
Qeshi
,me shpresë duke thënë:”Lufta na zbrazi
“Corona
virusi” ndoshta na mbush mend”
Më
foli me dridhje zëri,me vajin që e ngërthen
Telefoni
ra mbi tryezë, humbi dënesja e shurdhër
Në
kujtesën e shtrenjtë për njëri-tjetrin.....
LAJMET E VDEKJEVE
Lajmet
në mbrëmje raportojnë vdekjet
“Nga
corona virusi” vdiq një plakë 7o vjeçe”
Kishte probleme të tjera,nuk e përballoi dot
Sikur
të ishte ngopur me jetën
Mbet’
kuptimi i lajmit për të ndjerën?!...
E
dikush kur dëgjoi,u rrënqeth papritur
Sytë
iu lagështuan me lot,ndjeu dhimbje
Kujtesa
shfletoi shpejt në librin e jetës
Vallë
a mund të jetë ajo,e kam dashur shumë
Tridhjetë
vite më parë , bashkëmoshatarë
Po
për mua kush do ta ndjejë lajmin i pari
Kush
do të qajë...
Gjakovë,
Prill 2020