E shtune, 05.10.2024, 09:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Sinan Gashi: Gjurmim për rrënjët e shqiptarëve

E premte, 10.04.2020, 07:44 PM


GJURMIM PËR RRËNJËT E SHQIPTRËVE

Ll.(azar) Siljani: “Besa a fea e shqiptarëvet të vjetër”, Sofje 1907.

Nga Sinan Gashi

Ngacmimi i përhershëm i shu - më studiuesve shqiptarë dhe të huaj ka qenë lidhur me prejar - dhjen e popujve, përkatësisht të shqiptarëve, ngase në manifest -timet e jetës, gjuhës dhe zakoneve të tyre janë gjetur disa  elemente të lashtësisë të cilat i kanë vetëm ata. Në mos, vetëm përmes gjuhës shqipe, kanë mund të zbërthehen kuptimet e lashtofjalëve të gjetura si relikte, në mos edhe atyre që sot janë të gjalla në gjuhët e disa popujve fqinjë, vetëm se ato janë deformuar, pra përshtatur shqiptimit dhe theksin të po asaj gjuhe.

Njëri ndër ata që është preokupuar që herët me këtë temë është A. Siljani, i cili, pas hulumtimeve dhe studimeve për një kohë jo të shkurtër, kishte botuar në Sofje të Bullgarisë, më 1907, edhe një libër me titullin “Besa a fea e shqiptarëvet të vjetër”.

Në të vërtetë shoqëritë shqiptare në për botë, atje ku kishin migruar shqiptarët, ekonomikë ose politikë, kishin zhvilluar një aktivitet të lakmueshme, duke qenë përherë të preokupuar për çështjen e fatit të shqiptarëve. Po në këtë rrjedhë ata edhe kishin botuar ndonjë periodik por edhe kishin botuar vepra, që në vendlindjen e tyre ishte e pamundur për shkumë arsye. Duke menduar se çështja shqiptare është në rrezik të zhbëhet, përkatësisht asimilohet, ata i kanë dinamizuar aktivitete e shumkahshme, vetëm për një shërbim imediat.

Në këtë vazhdë, në Sofje të Bullgarisë, ishte formuar shoqëria “Desire” (“Dëshira”) nga Dhimitri N. Molle, “ i cili kurrë nuk ka kursyer as të holla, as kamje, as kohë për të mbrojttë kombësinë nga armiqët.” Po këtij njeriu autori ia dedikon mirësinë që ky libër është botuar dhe që do të jetë në shërbim të  të kombit.

Shqiptarë, arianë apo sanskritë

Duke marrë motiv nga a tashmja e tij, Siljani këshillon që të mos i japim “rrëndë i besës e fesë, apo toskë e gegë, muhamedan e të krishterë, katolik e orthodoks, të gjithë si vllazen, në dejt e të cilëve rrjedh nji gjak, zihni për dorë dhe mbroni kombësinë dhe historinë e vet, të cilat armiqët mendojnë të na i humbasin.”

Ky historian i lashtësisë, e nis me rrënjën e të parëve ët shqiptarëve, nga Hindi (India) dhe ecjen e tyre kohore në për shumë vise, për të ardhur deri në trollin e sotëm të Ballkanit ekzotik. Ai, madje, e bën një krahasim me nismën e kombit tonë sikur të ishte një thes i mbushur me kashtë, i cili, ngase ishte i shpuar, kishte lënë rrugëtimit të tij fije-fije pjesëza të gjenit të tij. Të parët e shqiptarëve, sipas tij, kanë jetuar edhe në Afrikë, edhe në Egjipt, e tjerë, dhe nga gjithçka kanë dhënë e marrë nga diçka, që nga pamja e tyre fizike e deri te kuptimi dhe domethënia e fjalëve.

Pra, ai, pas një studimi e formon bindjen se shqiptarët janë racë ariane dhe gjuha e parë e tyre është quajtur sanskrite, që “shumë afrohet me gjuhën e sotme shqipe.”

Peripecitë e rrugëtimit historik, bënë që ata të përzihen edhe me të zezët e Afrikës, sa të ndërrojnë në njëfarë mënyre paksa ngjyrën e lëkurës, pastaj edhe gjuha e tyre pëson ndryshime anësore, për t’u bërë aso forme e folme e popujve të ndryshëm.

Fjalët e botës me hershmërinë shqipe

Janë tepër me interes, madje kurioze, se si i shpjegon ai kuptimit e shumë fjalëve të sotme, qoftë emërtime vendesh qoftë edhe fjalë të rëndomta, që kanë rrënjën kuptimore logjike shqipe, pavarësisht që janë zyrtarisht gjuhë të popujve tjerë. Pra kuptueshmëria del vetëm po të zbërthehen me shqipen. Po i japin disa fjalë, qoftë edhe emra perëndish të quajtura greke, të cilat i ka përvetësuar historia dhe pa të drejtë ua ka pranuar si lashtësi po atyre. Me këtë çështje në vijimësi pastaj janë marrë edhe shumë studiues dhe, pothuaja, të gjithë kësisoj i kanë shpjeguar kuptimin rrënjor të këtyre fjalëve.

Emri Afrikë vjen nga kuptimi i fjalës frikë, që ishte kuptimi i të parëve të shqiptarëve të cilët kishin ikur nga ky vend i frikshëm nga popullimi vetëm me kafshë të tmerrshme. Lumi Nil e ka marrë emrin nga balta që ai lë pas. Kur janë vendosur në Egjipt, ata vetën e kanë quajtur gjype kurse mbretërinë e tyre E-gjypet. Emri i qytetit Memfis e ka nismën nga Me ne, që të huajt e kanë quajtur Menese. Emri i Faraonit vjen nga shqipja Fara e jonë. Pastaj emri Pellazg ka kuptimin e rrënjës shqipe pellg. Trojën e shpjegon me emrin e shumë burimeve ku ishte ajo, pra Kroje-Kroja. Edhe perënditë dhe perëndeshat të cilat i kanë besuar ata, u kanë vënë emrat e kuptimit të tyre, që pastaj ata janë stërkequr dhe janë përshtatur për gjuhët e tjera, kryesisht ato greke+, që pastaj janë futur në historinë e përjetshme si burim i lashtësisë së tyre, pa të drejtë. Emri shtune, emër i Zotit, vjen nga fjala shqipe-e shtune vjen nga fjala e shynë për në erësi diellin, hënën dhe hyjtë. Emri E diel vjen nga fjala del, dielli del që grekët e kanë përshtat në Dios dhe ilios, ndërsa fjalën Zot në Zeus. Perëndia Hera= herën, kohën, Junona+ Ju Nona (nëna), Apollon=Ipollun, Hana=Diana, Mer-ku-ri=Merkuri, Të-lidha=Temida, Mi-ar-mes (merrmi armët)=Ares(grekët), Mars(latinët); Afron-dita=Afrodita (grekët), Venera nga Vjen era (latinët); Cerona=Ceron (të huajt), Plotës= Pluton (grekët), A-kie-ane?=Okean; Afrova+Aurora; Pla kon=Pluton, Permi-te=Promiteos; e kështu me radhë.

Edhe pse këto janë tepër të hershme në kohë dhe shpjegime të mbështetura në mitologji, kuptimin real mund të gjendet vetëm këso forme.

Shqiptarët me emra të ndryshëm

Duke qenë se shqiptarët e hershëm janë shtrirë nëpër vise të ndryshme, duke shtegtuar shekujve, ata janë kushtëzuar edhe të merren me profesione të ndryshme për mbijetesë. Kështu ata që janë marrë me bujqësi, që kanë bërë ara, janë quajtur me emrin arbën, ndërsa vendin e tyre e kanë quajtur Ar-beni, e që pastaj të huajt u kanë dhënë prapashtesa të ndryshme: Ar-vanuit (grekët), Al-banez (latinët), Ar-naut (turqit e tjerë. Ata që janë marrë me blegtori i kanë quajt madh-dhënës, ndërsa vendin e tyre madh-dhëni-Maqedhoni. Grupet e tjera  që janë vendosur në anë e epërme të Thesalisë, kanë marrë emrin epirot, kurse vendin Epirot. Ishte një kategori e shqiptarëve që nuk kishin bërë luftëra në mes tyre, janë quajtur i lirë dhe vendi Iliri.

Autori, duke u mbështetur në fakte gjithsesi, shpjegon se të parët ishin shqiptarët edhe në Greqi e pastaj aty kishin ardhur Fenikasit, egjiptianët e tjerë. Aty kishin ngelur edhe shumë shqiptarë, që u quajtën nga ata që ikën nga këtu e lenë (të lënë), prej nga rrjedh emri Elenë (helenë). Pra “grekët gënjejnë (si të parë, s.g.) për me marrë gjithë të mirat e shqiptarëve për mbi vete.” Autori nuk ndalet me kaq, por jep mjaft shembuj të lashtësisë historike, kur emrat e kështjellave të ndërtuar nga shqiptarët edhe emrin e kanë të tillë, që pastaj janë greqizuar gjithsesi (Arges (arkes)-Atreja, e liga=elida, Shpata-spatare=Sparta, koria-e=Korint, at-ri (rri ati)=atreja, mi-qeni=miqenet. Edhe emri i Odisesë është shpjeguar me kuptimi shqip O disi!, Aq i lehti=Akili, Ment=Mentor, Se lenet (të lenet)=Selenik, Unë i mjeri=Omeri,Homeri, këngëtari i verbër, e tjerë.

Sipas tij edhe luftën e Krojes-Trojës e vitit 1270 para Krishtit, e kishin bërë shqiptarët e hershëm, duke e shpjeguar pastaj gjithë ato që i njeh edhe historia e saj.

Në disa raste, duke menduar që mos t’i shqitet ikjes nga tema bosht, autori jep edhe fragmente shpjegimesh të shkurtra, të cilat e plotësojnë rrjedhën historike. Zbërthehet pastaj se ku e kanë rrjedhën toskët, si u formua Roma, Maqedonia, gegnia e Iliria dhe për t’u përmbyllur me luftat dhe personalitetin e jashtëzakonshëm të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte vazhduesi i trimërive të mëdha të Lekës së Madh.

Konsultimi i veprave të shkrimtarëve të huaj

A. Siljani këtë studim nuk e bërë veç i shtyrë nga dëshira për të treguar vjetërsinë e shqiptarëve, mbase edhe për të ngritur dashurinë ndaj bashkëkombësve, por mbështetje pat edhe në literaturën e kohës. Kështu ai citon studiuesin bullgar Marko D. Ballabanof dhe veprën e tij :”Periodi?esko sopisanje”, studiuesin anglez Gibbonin, pastaj Williams Temple, Julius Pisko, e tjerë. Këso forme ai është  me një mbështetje edhe nga mendimtarët e huaj për çështjen shqiptare.

Vepra përmbyllet me një këshillë, që është edhe brenga e tij e kohës, se shqiptarët po e humbasin gjuhën, duke lakmuar të atyre popujve ku edhe fati i ka shpënë që të jetojnë. Këso radhe ai është gjithë mllef. “Dhe kështu, ata shqiptarë që nuk dojnë të shkrujnë dhe të leçisin në gjuhën e vet, lipset edhe të mos e kuvendojnë. Këtyre lipset të u pritet gjuha që të mos kihet më që të gënjejnë botën se janë shqiptar por të therrësin si gomar.”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora