Kulturë
Odise Kote: Kryqi im
E diele, 12.04.2020, 12:27 PM
KRYQI IM ...
Nga
Odise Kote
I
kam besuar kryqit thellë n'asht të malit,
në
bërthamë të gurit,
shqipes
në gjenezë.
Tingujve
që më sjellin këngët e thinjura të lumenjve,
kur
derdhen në det ...
I
kam besuar kryqit të brengës së thyer,
lënë
në mes si zhgaravina fëmijësh,
ndërgjegjes
së brejtur.
Lëngut
të athtë të bajames,
kujtimeve
të varrosura,
në
lëngatën e trarëve të shqepur.
I
kam besuar kryqit në petal të manushaqes,
që
dridhet si ëndërr adoleshenti
prej
dëborës.
Ditareve
të fshehura n? plasaritjet e parvazeve,
e
shtrëngimit prej Njeriu,
të
dorës.
I
kam besuar kryqit në limfë të drurëve,
pendesës
së ngecur në tel të teshave
të
pathara të foshnjës.
Vizatimeve
të lëna në llërën e lofatës,
dorzës
së udhëtarit,
në
zemër të portës...
I
kam besuar dhimbjeve, ankimeve të pafata, që zbulohen prej dritës,
nga
njëri në tjetrin rreth të vjetër...
E
di se një ditë do ta humbas Kryqin tim,
por
dashuria do të ma kthejë në formë tjetër ...