Kulturë
Përparim Hysi: Eh, sa vuan ky njeri!
E shtune, 11.04.2020, 09:42 AM
EH, SA VUAN KY NJERI! EH, SA VUAN!
Nga
Përparim Hysi
1.Eh, sa vuan ky njeri!
Eh,se sa vuan!
Eh,sa
vuan ky njeri! Eh,se sa vuan!
Është
njeriu më fatzi, se dot nuk qan.
Kurrë
nga sytë e tij nuk bie loti
Duket
se për jetë e ka mallkuar ZOTI!
Se
që të qashë duhet të keshë një shpirt të brishtë
Si
mund të presëh lot nga një ANTIKRISHT?!!!
Ky
njeri që nuk qan dot dhe nuk di se ç'është loti
Është
më fatkeqi në botë dhe,për mua, është
NJERIKOTI!
Por
ca më keq, ky njeri as nuk di të qeshë
Konvulsohet
si dreq dhe ngjan sikur përqeshë!
Se
të qeshurit,- thonë,- i ka rrënjët tek PARAJSA!
Provon,
nuk arrin dhe mend i bie plasja!!!
Duket
me trup të shëndoshë dhe hiqet si i paepur
Lehtë
mund ta dallosh se gjallon si i vdekur.
Se
as qesh kur duhet, por dot as nuk qan
Eh,
se sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!
10 prill 2020
2. DHE KY,TJETRI,VUAN !
Dhe
ky,tjetri,vuan, por është i një"prerje" tjetër
Zemëratën
ky e mban, sa të shkojë në botën tjetër.
Narcisist
i kulluar ( mos guxo t'i prishësh"ajkën")
Kurrë
nuk ka për ta harruar,deri sa të marrë"hakën"!!!
Ka
delirë madhështie dhe kërkon të imponohet
Pret
dafina lavdie dhe fëmijërisht gëzohet
Mund
të bëjë apostazi se"qëllimi justifikon mjetin" *
Hiqet
si një MBINJERI dhe synim të ketë pushtetin.
Shok
nuk ka si ziliqar (askurkund "rival" s'i del)
Po
të ishte DANTE gjallë, do t'ia qepte sytë me tel.**
Është"xheloz"
i sëmurë, nëse ka në dorë pushtet
Nuk
duhet votuar kurrë,"Mbinjeriu" sjell rrëmet.
Sepse
kthehet në PËRBINDËSH,keqdashës dhe mizor
Veç
ai i gjithëfuqishëm"! Gjithë të tjerët:puthadorë!!!
Shkëputet
nga shoqëria,edhe mbyllet në vetevete
Ky
është vet neveria, tek e mbyll, sikur kam "ethe"!!!
* apostazi- ndërrim feje
a bindjeje (për ktë rast)
** DANTE ziliqarëve ua
qepte sytë me tel.
Tiranë,11 prill 2020