Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Eh, sa vuan ky njeri!

| E shtune, 11.04.2020, 09:42 AM |


EH, SA VUAN KY NJERI! EH, SA VUAN!

Nga Përparim Hysi

1.Eh, sa vuan ky njeri! Eh,se sa vuan!

Eh,sa vuan ky njeri! Eh,se sa vuan!

Është njeriu më fatzi, se dot nuk qan.

Kurrë nga sytë e tij nuk bie loti

Duket se për jetë e ka mallkuar ZOTI!

Se që të qashë duhet të keshë një shpirt të brishtë

Si mund të presëh lot nga një ANTIKRISHT?!!!

Ky njeri që nuk qan dot dhe nuk di se ç'është loti

Është më fatkeqi në botë dhe,për mua, është  NJERIKOTI!

Por ca më keq, ky njeri as nuk di të qeshë

Konvulsohet si dreq dhe ngjan sikur përqeshë!

Se të qeshurit,- thonë,- i ka rrënjët tek PARAJSA!

Provon, nuk arrin dhe mend i bie plasja!!!

Duket me trup të shëndoshë dhe hiqet si i paepur

Lehtë mund ta dallosh se gjallon si i vdekur.

Se as qesh kur duhet, por  dot as nuk qan

Eh, se sa vuan ky njeri! Eh, se sa vuan!

10 prill  2020

2. DHE KY,TJETRI,VUAN !

Dhe ky,tjetri,vuan, por është i një"prerje" tjetër

Zemëratën ky e mban, sa të shkojë në botën tjetër.

Narcisist i kulluar ( mos guxo t'i prishësh"ajkën")

Kurrë nuk ka për ta harruar,deri sa të marrë"hakën"!!!

Ka delirë madhështie dhe kërkon të imponohet

Pret dafina lavdie dhe fëmijërisht gëzohet

Mund të bëjë apostazi se"qëllimi justifikon mjetin"  *

Hiqet si një MBINJERI dhe synim të ketë pushtetin.

Shok nuk ka si ziliqar (askurkund "rival" s'i del)

Po të ishte DANTE gjallë, do t'ia qepte sytë me tel.**

Është"xheloz" i sëmurë, nëse ka në dorë pushtet

Nuk duhet votuar kurrë,"Mbinjeriu" sjell rrëmet.

Sepse kthehet në PËRBINDËSH,keqdashës dhe mizor

Veç ai i gjithëfuqishëm"! Gjithë të tjerët:puthadorë!!!

Shkëputet nga shoqëria,edhe mbyllet në vetevete

Ky është vet neveria, tek e mbyll, sikur kam "ethe"!!!

* apostazi- ndërrim feje a bindjeje (për ktë rast)

** DANTE ziliqarëve ua qepte sytë me tel.

Tiranë,11 prill 2020