Kulturë
Qazim Shehu: Tri krisma revolveri
E shtune, 11.04.2020, 11:30 AM
TRI KRISMA REVOLVERI
Tregim nga QAZIM D. SHEHU
Ai
kishte mbetur ashtu siç kishte qenë, një
plak i dobët, i hajthëm, me një fytyrë
të mprehtë, por sytë i kishte shprehës dhe me një vështrim që shprehte
mirësjellje;vitet e gjata të burgut politik nuk mundën t` ia kishin ndryshonin
atë forcë jete që i lëvrinte përbrenda dhe ende gjallonte tek ai me
qëndrueshmërinë e saj.Vitet e para të lirimit qenë të dhimbshme, fëmijët të
rritur e të bërë burra mezi i njohu, u shkreh në ngashërim, por e mbajti
veten.Kuptoi se ata ishin bërë të zotët edhe pse u kishte munguar gjatë;po
kështu e shoqja kishte mbetur po aq fisnike, fjalurtë dhe e bindur, por tashmë
edhe ajo ishte plakur dhe mezi mbahej;vitet pa të, hallet e shumta, e kishin dobësuar dhe madje ndihej më ligsht se ai.Liria për
Limanin ishin dehëse, u shpërngul nga fshati dhe erdhi në qytet, pastaj arriti
të sistemojë djemtë nëpër punë të mira dhe të sigurojë një banesë të
përshtatur, e cila, më përpara, kishte shërbyer për zyra të këshillit
popullor.
Ai
ishte futur në burg vetëm për poezi, dhe pse
kishte shkuar të vizitonte një poeti , mik i hershëm, më pas kishte shkruar një letër të gjatë për botimin e hartës së trojeve
etnike .Poezia ishte burimi i tij, ndaj filloi të botojë libra, të thërritet në intervista të ndryshme nëpër
gazeta dhe televizione, se poezia e tij pëlqehej ngaqë
sillte me dashuri ëndrrat për lirinë,
vuajtjet, i këndonte atdheut…Në qytetin e vogël ku banonte, të gjithë e donin, e respektonin;ai ruante
tipare të larta të shoqërimit, të besës dhe,
kultivonte besim, shpresa, inkurajonte gjithmonë ditë të mira.Poeti
kurrë nuk dinte të shante, ishte i përmbajtur dhe kësisoj siguroi miq të
shumtë…
Atë
ditë do të bënte promovimin e vëllimit “Ëndrrat çelën vonë” dhe kishte ftuar miq nga qytetri afër, midis të cilëve
ndodheshin edhe të paftuar që kishin ardhë enkas për ta nderuar.Para se të
fillonte takimi, dy tre orë më herët, poeti disa i priti në shtëpi, ndonjërin në
klub dhe i qerasi të gjithë…Ai kishte ftuar edhe bashkëvuajtës , por ata nuk
kishin ardhur.Kjo i bëri përshtypje, por,
megjithatë nuk mendoi se ata nuk
donin të vinin , kush e di si i kishin punët..Donte edhe një orë të fillonte
takimi, kur u dëgjua një e trokitur në derë.Ai e hapi derën dhe vuri dorën mbi
ballë sikur nuk po e njihte mirë.
-A
ti Stefan, je, a?
-I
tëri dhe i bëri, -u përgjigj Stefani
U
përqafua me mall e dashuri, Stefanit i dridheshin duart, ndonëse dukej i
mbajtur..
-Mua
nuk më kishe ftuar , -tha, -por erdha,
nuk mund të rrija pa ardhë…
-Ti
je më i rëndësishmi, -tha Limani.
I
nxori para gotën e rakisë, filluan të
pyeteshin, dhe Limani dëgjoi se tani Stefani punonte në komisariatin e
qytetit kryesor të Qarkut si shef
kuadri.Sa mirë, i tha, sa më gëzove..
-Le
ta gëzojmë edhe ne një ditë të bardhë pas atij ferri, -tha Stefani…
Ata
kishin qenë shokë biruce, kishin kaluar sa vite bashkë, në dhomën e tyre, në galeritë e minierës së
Qafë Barit, ishin rritur e burrëruar në halle dhe vuajtje të pashembullta.Po
ç`ti kujtoje ato vuajtje, edhe pse ishin
aty brenda gjoksit, si një lëmsh që ende mezi çlidhej e nuk mund të çlidhej aq
lehtë nga nyje të shumta.Sidoqoftë, disa edhe duheshin kujtuar, se vuajtjet harrohen..Limani, u ul pranë
shokut, pasi solli një meze të vogël dhe
e rroku në supe…
-Stefan
o vëlla, -tha, - sa më gëzove..
Në
fytyrën e tij të mprehtë dridhej hija e gëzimit, përzier me mallëngjim nga vitet e
shkuara, por, edhe nga ato dy- tre vite ndarjeje, pa u takuar…
-Nuk
harrohen vuajtjet tona-tha Stefani…A e mban mend Brahon?
-Çështë
ajo pyetje?-Braho flinte ngjitur me dhomën tonë…
-Më
del në ëndërr, -tha Stefani, -ja sikur e shoh…as hante, as pinte…
-Po, po…
-Eh
Braho i shkretë, dy javë qëndroi
kështu, pastaj…
-Pastaj
u hodh në telat e rrethimit të kampit dhe e griu mitralozi…Atë e kishin
arrestuar në ditën kur do varroste të shoqen…në kortezh…E rëndë kjo…nuk e duroi
dot i ziu, ishte shpirt i ndjeshëm…
Stefanit
i rrodhi një lot…
-Nuk
duhen kujtuar shumë këto…Duhet me u ba të fortë, -tha Limani…
-Po,
po…
-Po
atë policin, a e mban mend more, atë qafirin,
i cili e ndoq nga pas Brahon, nga
që kujtoi se do të ikte…Ndërsa Braho
shkoi te telat për t`i dhënë fund jetës…
-Posi, polic Maksutin …Qindin na ka punuar...
-Maskarai…
-Shoqëria
ka nevojë të pastrohet, ende do kohë…
-Si
sot e mbaj mend…-tha Stefani…
Në
bisedë e sipër, ata nuk po e kuptonin
kohën; Limani pa orën.Atij i rrinte mendja te promovimi…
Dolën
dhe morën tutje sheshit të vogël.Stefani i kishte shkuar krahun Limanit dhe e
shoqëtonte me respekt…Ishte një dritë e ngrohtë dhe dashamirëse.Salla e madhe
ishte mbushur plot, kishte aty qytetarë të thjeshtë, miq të Limanit, poetë të
qytetit të vogël, të ardhur nga qyteti
kryesor i Qarkut dhe gjimnazistë.Limani u ul në tribunë, ftoi kryetarin e
klubit poetik të qytetit, poetin e qytetit kryesor të Qarkut dhe Stefanin.Në
momente të tilla, kur heshtja dhe ndonjë
zhurmë që shkaktohet nga lëvizjet dhe të zënurit vend , kombinohen bashkë,
pritet të vendoset qetësia dhe të merret fjala.Mbasi e hetoi këtë , kryetari i
Klubit Poetik e mori fjalën dhe shpalosi vlerat ideore
të
poetit, ato artistike, foli në tërësi për krijimtarinë e letërsisë disidente,
solli mjaft fakte nga jeta e poetëve martirë dhe, krijimtarinë e Limanit e integroi bukur me
fjalë të zgjedhura , me një annalizë
perfekte, si një kriijmtari që sjell begati në këtë letërsi, si letërsi disidente e revoltës dhe e
lirisë.Nëse poetët atëhere i shkruan poezitë nga vuajtja e dashurisë për
partinë , Limani i shkruante poezitë nga vuajtja që i sillte urrejtja kundër
diktaturës dhe dashuria për liri…Poeti i qytetit kryesor të Qarkut e vlerësoi
fjalën e paraardhësit dhe u ndal në disa
tablo të cilat shpaloseshinnë krijimtarinë e Limanit, tablo e jetës, tablo e
vuajtjes, përsëri tablo e jetës dhe e ëndrrës;ato hapen si me magji, dhe, është mjaft e rëndësishme se në poezinë e
këtij poeti ka shumë natyrë, dashuri për
lulet, për vajzat, kjo do të thotë se shpirti i tij nuk u mposht nga errësira e
diktaturës së zezë.-Të kuqe, -tha dikush…-Lëre mo , të kuqe, se ngjyrë të kuqe
ka edhe dashuria, të zezë thuaj, -plotësoi dikush nga salla, -diktatura siç
vodh çdo gjë , vodhi edhe ngjyrat…-Ju lutem pak qetësi!, -tha poeti i rrethit,
tani disa gjimnazistë do të na recitojnë…Recitimi i gjimnazistëve solli një
atmosferë tjetër, ata ditën ta përçojnë nervin e poezive të Limanit me zërin e
tyre rinor, të brishtë dhe mjaft të
kthjellët..Një rrëqethje e natyrshme ndihej në shpirtin e secilit se, në
ato poezi, kishte mjaft dashuri, mall
brengë, forcë, po edhe trishtim, kujtesë dhe
besim se dita e mirë do të vinte, gëlonin në to metaforat dhe detajet e
gjetura me mjeshtëri…
Nuk
mund të rrinte pa folur në këtë takim as Stefani.Ai u ngrit.-Më falni, tha, nuk
ma dha njeri fjalën, po s`mund të rri pa folur.Këtë burrë, e njoh më mirë se të
gjithë ju…Njëzet vite në një dhomë, nëpër
galeri bashkë…Unë rrija, ndërsa
ai lexonte, shkruante, mësoi gjuhë të
huaja…Ç`të duhet, i thosha, ndërsa ai më
jepte besim.Do vijë dita thoshte…;unë nuk jam poet, por e di mirë se në poezitë
e tij është edhe shpirti im, është shpirti i gjithë atyre që u vranë, vdiqën burgjeve, u
torturuan, u iku rinia pas hekurave në
mënyrë të padrejtë…Ky qytet duhet të jetë krenar që ka një personalitet të
tillë…
Në
fjalët e Stefanit shprehej krenaria , mallëngjimi dhe respekti i pakufishëm për
mikun, ndaj edhe ato merituan duartrokitje të nxehta dhe mjaft kuptimplote…Kur
u mbyll takimi, ata dolën jashtë ndërsa shumica mbeti në një sallë, ngjitur me
sallën kryesore , ku Limani kishte shtruar një koktej të bollshëm.Ai mori me
vete Stefanin, poetin e qytetit, poetin e qytetit kryesor të Qarkut dhe dy tre
shokë të tjerë, dy djem të vetët, dhe u
drejtuan te lokali buzë lumit…U ngjitën në verandën e katit të dytë , dhe menjëherë u shtruan tavolinat me mish të
pjekur, verë e sallatra të ndryshme.Djemtë e Limanit e kishin bërë porosinë më
parë…Dita ishte mjaft miqësore, dhe këtë e ndihmonte edhe ngazëllimi i atij
takimi , të cilit nuk i mungoi asgjë , qoftë nga pjesëmarrja , qoftë nga fjalët
vlerësuese.Valët e lumit shushurinin dhe kjo shushurimë sikur vinte gjer në
katin e dytë, ku ndodhej veranda…Fjalën
e mori poeti i Qarkut, i cili , sikur të
mos i mjaftonin fjalët në takim, filloi
të fliste sërish për poezinë e Limanit, për vlerat e saj;ai premtoi se së
shpejti do të organizonte një takim edhe në qytetin e tij, ndërsa poeti i
qytetit të vogël heshti…Limani i ftoi shokët që të drekoseshin dhe të rrinin të
çliruar, ai i kishte thirrur për
qejf…Filluan të hanin, ndërsa Stefani,
që, gjer atëherë kishte heshtur ,
pasi piu një shishe verë e mori fjalën:
-Unë
dua të ngrë një shëndet për ty, Liman
bej, -tha ai dhe sytë i ndritën…-Në martesën tënde nuk kam qenë , se atëherë
nuk njiheshim, ndërsa sot erdha në martesën tënde me poezinë…Vetëm unë e di sa
ke vuajtur ti, po qofshin të shkuara…Vetëm unë e di sa fisnik je, Liman
bej…Ja, shëndet i parë!Ai e hodhi gotën
e verës me fund.Të tjerët e shoqëruan sipas dëshirës.-Shëndetin e dytë e ngrë
për familjen tënde, një familje fisnike, që ka vuajtur bashkë me ty, dhe të ndenji afër…Dhe shëndetin e tretë e ngrë
për demokracinë, në themelet e së cilës
është djersa, vuajtja, gjaku ynë.Poshtë
komunizmi!...Por, këto shëndete nuk mund
të mos i shoqëroj me tri të shtëna për ty Liman bej!…Ai nxori revolen dhe
shtiu.-E para!-tha…Shtiu prapë. –E dyta, -tha.Shtiu të tretën dhe e shoqëroi me
fjalën:E treta!...
Krismat
e revolverit bënë bujë atë mesditë të ngrohtë në qytetin e vogël.Ishin krisma
që jepnin alarm për diçka apo diku kishte ndodhur ndonjë atentat.Pas një
kohe, mjaftueshëm të kuptueshme, se
ishin vetëm ato dhe nuk kishte të tjera,
njerëzit dolën nëpër rrugë dhe nuk u deshën shumë minuta që aty të vinte furgoni i policisë me katër
-pesë policë.Ata ngjitën me nxitim shkallët
dhe u gjendën në verandën e lokalit.Shefi i tyre, një djalë i ri, kur pa
shef Stefanin, pyeti se çfarë kishte ngjarë.
-Unë
shtiva, -tha Stefani, për shëndetin e Liman beut, -nuk ka problem…Polici bëri
një rrotullim dhe mori në radio…-Mirë, mirë, - tha.Por, n ë këtë kohë, Stefani vuri re Maksutin.Ai u drodh…Balli iu
mvrejt dhe mollzat iu zverdhën.
-Po
ti Maksut, akoma polic more qelbësirë?
Maksuti,
si polic i vjetër, ruajti gjakftohtësinë.
-Ç`të
bëjmë, -tha, -në shërbim të shtetit…
Dhe
ishte nomeklaturë e Stefanit, ai nuk e
kishte ditur….