E diele, 06.10.2024, 04:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Halimi: E bukur për vdekje

E diele, 12.04.2020, 12:27 PM


Nexhat Halimi

E bukur për vdekje

Vdekje është ta kujtosh trokun e ndarjes së zemrës me ty

Të udhëtosh fijes së këputur të vetes në reshje të borës

Të kujtosh mes dy stacionesh flatrimin e hijes së fedorës

Të zgjosh valë të ashpra të detit të ngehura në stuhi

Vdekje është ta prekësh aromën e gruas së dehur përsëri

Nga zbret të njëjtën dhiare të vjetër kodrës për në krua

Me shtambë me gjarpër tek afrohet të takohet me mua

Vdekje e bukur është të prekësh gruan zhveshur në cep

Zjarrin e varrës së vjetër nën cepin e këmishës në gjak

E zgjat dorën e hamendesh a ta jap etjen apo të mos e jep

Shpirtin e flakës së përhershme ta mbulosh me shuplakë

Të shpërthejnë lulet e egra të narcisit në sy të pranverës

E cepin e fundit të këmishës e zbulon ashpër fyelli i erës

Vdekje është të marrësh frymë vetëm për një çast pa ty

II

Tashmë më ka mbetur vetëm të të shkruaj për dhembjen

Për zbrazësinë dhe ditët e mbushura shi thellë në vetmi

E asgjë e prekshme e gjallë asgjë kaq kohë asgjë tjetër

Dal shëtis mjegullës së dendur e nuk të gjej askund fare

Vetëm një hutin në gdhe të drurit në një degë të vjetër

Tharë fare nën netët e bruzta nën qiellin pa hënë e pa yje

E shikoj dhe hijen time të ngurtë të plagosur  në dritare

Të pres të vish gjithsesi të ndalesh prapë te uji në krua

Me kalin e çmendur ndërmjet ëndrrash të djegura vetmie

Kurrsesi nuk vjen vetëm të ndiej nga zgjohesh në mua

Ç`vetmi e vdekur zbrazësi deri në pikë të fundit të gjakut

Megjithatë ja diçka lëviz rrugicës së vjetër në kalldrëm

A je ti zot apo vetëm më përhitet gjithësia jote e gjallë

E të shoh vetëtimthi kodrës nga ec të më takosh në krua

Ah fedorë e unë për ty përsëri ndjej dhembje  ndjej mall



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora