E shtune, 27.07.2024, 02:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Ndërrimi jetë i Kastriotit

E diele, 12.04.2020, 12:30 PM


Histori në Poezi

Ndërrimi jetë i Kastriotit

Nga Ilmi Veliu

Trimi Kastrioti, u bë gati  t’luftojë

Arbërinë e dashur nga turku ta mbrojë

Shumë ish i sëmurë, i ishte  zbeh  fytyra

Por u ngritë nga shtrati, e priste detyra….

Ngjeshi shpatë të madhe, u nis drejtë ushtrisë

Ti priste rrugën turkut, që vinte drejtë Arbërisë

Ushtria  ish  berë gati, me shigjetat në dorë

Me kapuçat e bardhë, si mali me dëborë…..

Një hije iu ndal para, si mjegull e Anadollit

A ti je mbreti shqiptarëve, i tha Kastriotit…?

Po, jam Skënderbeu, i gatshëm të luftoj

Vendin tim, Arbërinë nga armiku ta mbroj.

Mjegull e zezë i foli, këtheu o Kastriot

Nuk ke kohë për luftë,tha i Madhi Zot

Luftove ndër vite, kush nuk të ka mund

Këtë betejë  të fundit, ti sot po e humb…

Kush je ti zotëri, që në rrugë m’ke dalë

A sheh që jam gati, kam hypur në kalë.

Une quhem Vdeke, shpesh më ke përmend

Thoje- shkoj në luftë, të fitoj ose të vdes….

I erdhë keq për djalin, dhe Donikën atë zojë

Nëse i zen Sulltani, të ngratët çka do-t bëjnë

Ju dhimtën ushtarët, familja e shtëija

Por shumë më tepër, iu dhimtë Arbëria.

Tash ndëgjomëni mua, ju tha Kastrioti

Djalin e Donikën përtej detit dërgoni

Dhe te bregu i detit, ka një lis të thatë

Aty ta lidhni kalin,me flamurë e shpatë.

Do fryej erë e egër, rreth bregut të detit

E tmerron sulltanin dhe ushtarët e mbretit

Kali do hingëllojë  e shpata do vringëllojë

Shqipja do valëvitet, sulltanin ta tmerrojë…

Mbreti i Stambollit, shumë do të frikohet

Nga shqiponja e zezë, ai do të tërbohet

Nuk do ta  kuptoi, se une paskam vdekur

Do këthehet nga Kruja, i lodhur, i mekur…

Ndëgjuan ushtarët; vajtuan me dënesë

Çka do bënin ata, me sulltanin e pa besë

E Lekë Dukagjini, i ra kokës me dorë

I shkuli dhe flokët, të thinjura, dëborë…

Prapë e mori fjalën, ai Lekë Dukagjini

Tha, qani vajtoni, shqiptarë gjithë kah jini

Ushtarë e Arbëri,vajtoni me hidhërim

Arbërija, jonë sot ka mbetur jetim.

(Vargje për manifestimin ,,Flaka e Janarit,, në Gjilan

që iu kushtua 550 vjetorit të vdekjes se Kastriotit)



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora