E shtune, 27.07.2024, 07:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Anës së qeverisë

E marte, 14.04.2020, 10:15 AM


Jusuf Zenunaj

ANËS SË QEVERISË

(Simbas Anës lumenjeve)

Të braktisur, të marrosur,

por me shpresë të pasosur,

që në baltë s'na lë mileti,

ne s' menduam veç për veti !

Lum vatani, lum mileti

si e lypi, ashtu e gjeti,

zgjatëm rrugën deri te deti.

Me veturë e autobus

kush s'të ndalë deri në Durrës.

Ne, lakmi na e ka bota,

kudo mbushur, sot, është sofra.

Libra e dije sikur lumë,

dhjetë shkrimtarë ka një katund,

mos të flasim për qytet,

janë si peshqit nëpër det.

Në kulm ,tek ne, ka mbërri dija,

në ballë prin Akademia

me të zgjedhur nga partia.

"Çirremi , digjemi të zemëruar "

nga pushteti të larguar,

por me shpresë tek Kuvendi

se ashtu e do vendi.

Për fat të keq u shfaq korona,

të gjithë na mbylli në shtëpitë tona!

Mbanim shpresë te pranvera,

dështoi plani me tendera !

Ditët ikun si uji lumi,

ne, as natën  s'na zë gjumi,

porosinë qê na e dha Trumpi

e kemi bibël, e kem kuran,

pa miqësi nuk ka vatan !

Plani i ri po gatiet,

kasta e vjetër prapë të ngjitet.

"Fryhet Vjosa, derdhet Buna,

Skuqet Semani dhe Drini",

për ju të humbur që do të vini

sërish vendit në ballë t'i prini.

Jo, jo, populli nuk lëshon pe,

nuk fle gjumë sikur dje !

J.Z., 14 prill 2020

"ILAIÇ I SHPIRTIT. .. "

Kryeministri si askush tjetër

luan zanatin e tij të vjetër ?!

Fjalë " të ëmbla" , fjalë "të buta",

na ushqen me batuta!

Ilaç i shpirtit je Edvin

edhe sot në karantinë !?

J.Z., 12 prill 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora