Kulturë
Marjeta Rrapaj: Pafundësisht e ëmbël!
E marte, 14.04.2020, 02:18 PM
Cikël poetik nga Marjeta Shatro Rrapaj
Pafundësisht
e ëmbël!
Dielli
më mbështjell me mantelin e artë të rrezeve
e
një ritëm i gëzuar fantazish më rrëmben.
Ora
e lumturisë kumbon në veshë
e
zjarri i ëndrrave për jetën ndizet.
Cicërima
zogjsh bëjnë rezonancë me shpirtin
e
natyra me gjymtyrë e trup zjarrmon nga dëshira e çmendur e mosndaljes së
vrullit,
mrekullisht
e bukur, pafundësisht e brishtë!
Humbas
ngjyrave e aromave,
përqafuar
nga krahët e pasionit.
Me
buzëqeshje në buzë, këndoj me shpirt
vargjet
që digjen brenda meje që nga antikiteti,
magjepsur
prej madhështisë natyrë e heshtur,
rilind
tek unë një tjetër njeri.
Të duam!
Të
mendosh për dashurinë, të bën të jetosh,
se
të duash është lumturi hyjnore,
ku
magjitë e jetës i ndiejnë të gjitha shqisat,
dehur,
harruar pas vezullimit të ngjyrave,
ku
rrezja e shpirtit shkëlqen në sy
e
shpirti fluturon mbi re.
Ku
deti i mendimeve bëhet
pasqyrë
e thellë e siluetës së ditëve,
kur
era e kohës trazon me këngën e saj
e
alkimia e zjarrit të shenjtë përshkon si vetëtimë
e
ndez etjen për puthje dashurie plot kënaqësi e ethe.
Nga
emocionet frikësohet arsyeja e heshtur,
kurse
fati zbukuron ekzistencën e dhimbjes
e
nga vuajtja lind shpresa e ëndërruar .
Të
duam është sekreti i kësaj bote.
Pranverë?!
Pranverë
që i fshehet vetes.
Prej
qerpikëve të syve pranverorë
pikon
vesa e ëndrrave të prillit
e
rrjedh faqeve të trëndafilta të qershive të egra.
Njom
buzët e etura prej natës
dehur
prej puhizës së shpirtit,
e
padukshmja shpërndan grimca misteri
e
në ajër ndihet aromë lulesh.
Jeta
në ekzaltim përtejreve
të
qiellit të tejdukshëm shndërrohet
si
stina që harbohet me drithërima
prej
përkuljes së dritës mbi bukuri ëndërrore
e
filizi i frymëzimit rritet mbi pllajat e pashkelura të mendimit,
nën
ritmin e përjetimeve ndryshe
të
përthithjes së formave të blerimit
për
të dalë jashtë lëkurës ,
prej
gjirit të butë të tokës
ku
fryma e delirit për jetën bëhet muzë,
e
brishtë pafundësisht e bukur
në
krahët e pasionit hipnotik tjetërsohet
e
sundon magjepsjen e heshtjes
si
reflektim i ndjenjës së zjarrtë
nën
shoqërinë e fjalëve të shpirtit.
Uri vdekjeje
Në
qiellin e zhveshur rri gati
tehu
i shpatës së kohës
që
të hakmerret ndaj njerëzve,
kur
virusi demon lëvrin venave
e
shuan reflekset, ngrohtësinë e gjakun
në
portretet e palëvizura, në duart e thara
e
i merr me vete agimit
që
troket ndryshe
me
krrokatje korbash
që
nxijnë qiellin turma-turma,
të
uritura për kufoma.
Shpresë
Në
qetësinë mbretëruese të natyrës,
shëtitim
deri në ballkon,
me
vështrim drejt qiellit,
me
sytë e lagur,
me
flokët në erë.
Kërkojmë
azilin tonë
te
lutja drejt Zotit,
që
të largojë retë gri,
mos
t'i zërë fytyrën diellit
të
kthejë ëndrrat që mungojnë.
Përhumbur
kujtimeve,
presim
një shenjë prej Supremit.
I
lutemi diellit:
"Eja
këtu mes nesh, thaji lotët e trishtimit
me
ngrohtësinë tënde dehëse!"
Mos
na e ndalo dëshirën që të të duam,
se
dashuria është ekzistenca jonë
e
na e jep një shpresë për mbrojtje të jetës
se
besimi te ti rrjedh mes lotëve të shpirtit.