Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë Luis Sepúlveda Calfucura!
E enjte, 16.04.2020, 04:06 PM
Lamtumirë Luis Sepúlveda Calfucura!
(Shkrimtari
kilian që do të lexojë histori dashurie në Parajsë…)
Nga
Keze Kozeta Zylo
Sot
humbi betejen me Coronavirusin kinez, Covid 19 shkrimtari dhe gazetari i shquar
kilian Luis Sepúlveda Calfucura (4 tetor 1949 - 16 prill 2020)
Shkrimtari
kilian Calfucura ishte një kundërshtar i rrepte
i regjimit diktatorial të Augusto Pinochet -it, ai u burgos dhe u
torturua nga diktatura ushtarake gjatë viteve 1970.
Sepúlveda
ishte autor i librave me poezi dhe tregime të shkurtra; përveç gjuhës se tij
amtare, ai foli edhe anglisht, frëngjisht dhe italisht. Në fund të viteve 1980,
ai pushtoi skenën letrare me romanin e tij të parë, “Njeriu i Vjetër që lexoi
romane dashurie.”
Një
nga thëniet që më pëlqen më shumë është:
“It's
very easy to accept and love those who are like us, but to love someone
different is very hard.” Që përkthehet: “Është shumë e thjeshtë të pranosh dhe
të duash ata që janë si ne, por të duash dikë ndryshe është shumë e vështirë.”
Pas
grushtit të shtetit kilian të 1973-it i cili solli në pushtet Gjeneralin
Augusto Pinochet ai u burgos për dy vjet e gjysmë dhe më pas fitoi një lirim me
kusht përmes përpjekjeve të degës gjermane të “Amnesty International” dhe u
mbajt në arrest shtëpiak.
Ai
arriti të shpëtojë duke u fshehur për gati një vit. Me ndihmën e një shoku që
ishte drejtues i ekskluzivitetit të Aleancës në Valparaíso ai ngriti një grup
qe interpretonin dramat dhe që u bë fokusi i parë kulturor i rezistencës. Ai u
rikthye përsëri ku iu dha një dënim i përjetshëm (më vonë e zvogëluan në njëzet
e tetë vjet) për tradhti dhe përmbytje.
Ai
shkoi në Hamburg në Gjermani për shkak të admirimit të tij për letërsinë
gjermane (mësoi gjuhën në burg) veçanërisht romantikët si Novalis dhe Friedrich
Hölderlin dhe punoi atje si gazetar që udhëtonte gjerësisht në Amerikën Latine
dhe Afrikë sipas Wikipedias.
Në
1982, ai erdhi në kontakt me Greenpeace dhe punoi deri në 1987 si anëtar i
ekuipazhit në një nga anijet e tyre. Ai më vonë veproi si koordinator midis
degëve të ndryshme të organizatës.
Në
1988 ai fitoi cmimin “Tigre Juan” për romanin e tij “Njeriu i Vjetër që lexoi
romane dashurie.” dhe në 2009 ai fitoi Premio Primavera de Novela për romanin e
tij “Hija e asaj që ishim.”
Më
1 mars 2020, ai u konfirmua si njeriu i parë në rajonin e Asturias të Spanjës
që u infektua nga COVID-19. Deri më 11 mars, u raportua se Sepúlveda ishte në
gjendje kritike, se ai ishte në gjendje kome të induktuar me frymëmarrje të
asistuar për shkak të dështimit të shumëfishtë të organeve në një spital të
Oviedo. Ai vdiq më 16 prill për shkak të
coronavirusit kinez.
Ai
shkruajti rreth 20 romane, kronika, histori dhe libra për fëmijë.
Po
sjellë një paragraf nga romani i famshem:
“Plaku që lexon histori dashurie”
Nga
mosrespektimi i tyre ndaj pyllit të shenjtë të Amazonës, Antonio zhytet ne
mjetin e shkatërrimit të njeriut të bardhë - armë - në lumë, duke mallkuar të
gjithë ata që kanë komplotuar të shkatërrojnë Amazonën. Duke u ndier i
turpëruar dhe i padenjë për të mos pasur zgjidhje tjetër përveçse të vriste
“kafshën madhështore”, Antonio kthehet në fshat, në mënyrë që të mund të jetë
vetëm dhe të rifillojë të lexojë tregimet e tij të dashurisë. Libra të tillë e
ndihmojnë atë të harrojë mizoritë e njerëzimit, zemrën e tij të thyer dhe
hapësirën e paqartë që zë midis burrit të bardhë dhe burrit të lindjes në një
botë të plaçkitur.
"Ai
shpesh dëgjoi që mençuria vjen me moshën, dhe ai priste, duke besuar se kjo
mençuri do t'i sillte atë që donte më shumë; kjo aftësi shërbeu për të
udhëhequr kujtimet e tij dhe të mos bjerë në grackat që ata shpesh i vendosnin
për të.”
Duke
lexuar romanin “Plaku qe lexon histori dashurie” ndjen se historia përsëritet
si me personazhin e tij të dashur Antonion që nuk e përballoi dot luftën me
shkaterrimtarët e pyllit të shenjtë të Amazonës. Shkrimtari kilina humbi betejën me Corona
virusin kinez që ka marrë mijëra jetë njerëzish përfshi dhe Luisin. Ai iku duke qetësuar shpirtin e tij për të
lexuar histori dashurie në Parajsë atje ku e ka vendin kjo racë shkrimtarësh.
(Dita
e 32-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)
16 prill, 2020
New York