Kulturë
Vahit Nasufi: Kënga e shoqëroi
E merkure, 15.04.2020, 04:37 PM
Vahit Nasufi
KËNGA
E SHOQËROI
Me
rastin e tetëdhjetë e pesë vjetorit të lindjes,
dhe
gjashtëdhjetë e pesë vjetorit të karrierës.
Sharkinë
n`dorë e kam marrë,
Të
këndoj për një këngëtar,
Këngën
unë ia kushtova,
Vebi
Azirit nga Kërçova.
Prapadishti
buzë Ujmirit,
Është
vendlindja e shahirit,
Më
35 -sën t`shekullit njëzetë,
Vebi
Aziri erdh në jetë.
Rrjedh
nga një familje bujare,
Patriotike,
atdhetare...
Për
kauzën kombëtare,
Jetë
e gjak, s`i kursyen fare.
Që
nëntëvjeç fatkeqsisht,
Mbet
jetim i dyfishtë,
Partizanët
gjakatarë,
Familjes
i vranë katër antarë!
I
vetmuar nën mëshirën e Zotit,
Kurrë
s`iu terën sytë prej lotit,
Më
të afërmit u kujdesuan,
Të
vazhdojë jetën i ndihmuan.
I
moralshëm me autoritet,
Prej
qytetarëve gëzon respekt,
Në
zemër ka besnikrinë,
Është
i dashur për shoqërinë.
I
kompletuar si artist,
Kantautor,
letrar, publicist...
Shumë
komik si humorist,
N`rini
trainer dhe fudbollist.
Me
aftësitë e vetëvetes,
Përballoi
sfidat e jetës,
Inzhinier
me profesion,
Punoi
pa ndal deri n`pension.
Kur
nisi punën në fillim,
Disa
vjet punoi n`arsim,
Pastaj
n`fabrikën teknologjike,
Si
udhëheqës i byros teknike.
Me
një mandat katërvjeçar,
Punoi
n`komunë si nënkryetar,
E
ndiente si obligim kombëtarë,
Andaj
punësoi shumë shqiptarë...
Postit
tjetër sa i përket,
Punoi
n`kuvend si deputet,
Të
Republikës së Maqedonisë,
Në
kuadër të ish Jugosllavisë!
Që
t`mos lahen me lot faqet,
Mes
shumë familjesh pajtoi gjaqet,
Ndër
shqiptarë t`ketë dashuri,
Jo
hakmarrje, as hasmëri.
Themeloi
klube fudbollistike,
Shoqëri
kulturo - artistike...
Me
sipërmarrjen e tij për projekte,
Ka
ndërtuar shumë objekte...
Në
vitin dymijë e tetëmbëdhjetë,
Ishte
delegat i kongresit III -të,
Të
Lidhjes së Shqiptarëve n`Botë,
U
mbajt nga humanistë e patriotë.
Një
pjesë t`familjes e ka n`mërgim,
Shpeshëherë
syçelë deri n`agim,
I
digjet zemra gjithmonë nga malli,
Katër
dekada, lotët s`i ndali!
Gjatë
karrierës artistike,
Këndoi
bukur këngët polifonike,
Këndoi
n`shumë gëzime familjare,
Por,
jo për përfitime materiale,
Populli
veprat ia ka vlerësuar,
Thellë
nga zemra e ka falenderuar,
E
nderoi me shumë shpërblime,
Dekorata,
mirënjohje, çmime...
Ky
kolos i melosit burimor,
Shkëlqen
akoma si yll qiellor,
Një
legjendë e gjallë kombëtare,
Ikona
e këngës kërçovare!
Kërçovë, prill 2020